VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRESIDENTI SEJDIU: LËVIZJE POZITIVE NË VERI TË KOSOVËS

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 04:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PRESIDENTI SEJDIU: LËVIZJE POZITIVE NË VERI TË KOSOVËS
E Shtunë, 11.07.2009, 08:37am (GMT+1)

 

Presidenti Fatmir Sejdiu thotë se ka pasur lëvizje pozitive në veri të Kosovës, ku pas vendosjes së EULEX-it kohët e fundit janë vendosur edhe institucione të vendit si policia e Kosovës, Gjykata e Qarkut dhe gradualisht shpresohet të funksionojnë plotësisht edhe doganat e Kosovës.

Në një intervistë për BBC-në gjatë qëndrimit në Londër, presidenti Sejdiu foli edhe për marrëdhëniet me Serbinë, shtetet e tjera në rajon dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

 

Me presidentin Sejdiu bisedoi Ragip Luta dhe fillimisht e pyeti përse edhe dhjetë vjet pas përfundimit të konfliktit, veriu mbetet jashtë kontrollit të autoriteteve të Kosovës.

Zoti Sejdiu: Unë them se është një barrë e madhe që mban Kosova tash 10 vjet në kuptimin e mbetjes së relikeve të cilat në një formë apo në një tjetër kanë penguar proceset e mëdha. Unë them që bashkësia ndërkombëtare - flas për UMNIK-un - ka mundur të shkojë në shumë procese më shpejt dhe sikur është toleruar prezenca e krimit të organizuar, veprimi i strukturave paralele, është toleruar veprimi i të ashtuquajturave 'banda të urës', të cilat janë vlerësuar vet nga bashkësia ndërkombëtare si të tilla dhe në një formë apo në një tjetër praktikisht është dhënë shans që të kenë iluzione këta njerëz për të mbajtur peng zhvillimet.

Çështja e dytë, është se këta njerëz kanë qenë të yshqyer vazhdimisht me mbështetje të fondeve, por edhe në forma të tjera nga qeveritë serbe.

E treta që dua të them është që tani në këtë kohë ka një lëvizje pak më shumë pozitive. Me vendosjen e EULEX-it ka kthim të portave kufitare në funksion, ka filluar të bëhet një qasje më aktive në parandalimin e krimit të organizuar dhe ka një etablim të institucioneve të vendit atje. Është vendosur prezenca e policisë së Kosovës, është vendosur prezenca Gjykatës së qarkut të Mitrovicës, ka kaluar në veri dhe gradualisht do kthehen në funksion të plotë dhe doganat e Kosovës.

Pra, ka një ecje pozitive, jo ndoshta aq sa ne do të duam të jetë, por megjithatë ka lëvizje pozitive dhe në këtë kuadër unë them se bashkësia ndërkombëtare dhe veçanërisht, EULEX, duhet të ushtrojnë një trysni më të madhe ndaj Beogradit sepse Beogradi është çelësi themelor. Vetëm vitin e kaluar në 2008, Beogradi ka harxhuar rreth 235 milionë euro para të cilat i ka marrë sigurisht nga fonde të ndryshme për të bërë destruksionin në Kosovë.

 

BBC: Domethënë jeni më të kënaqur me punën që po bën EULEX-i?

Zoti Sejdiu: Absolutisht po.

 

BBC: Ka paralajmërime se Shqipëria është e interesuar të ketë një vizitë në nivel ministrash të jashtëm në Beograd. Si e shikoni këtë?

Zoti Sejdiu: Ne nuk e shohim keq. Unë kam patur takime dhe në nivelet më të larta shtetërore të përfaqësues të republikës së Shqipërisë dhe i kemi parasysh dhe këto qasje. Për ne ka rëndësi që të ulen tensionet e përgjithshme në kuptimin e dhënies së shanseve dhe për oferta të reja të bashkëpunimit midis shteteve të sovrane dhe realiteteve të ndërtuara në Europën Juglindore.

E keqja do të ishte po të donte dikush të abuzojë me këtë qasje të raporteve të republikës së Shqipërisë me Serbinë, për të thënë se Kosova është brendi e Serbisë dhe kufijtë tanë ne jemi vende fqinjë. Serbia nuk është fqinj më Shqipërinë, por një vend i rajonit. Kosova gjendet me strukturën e saj gjeografike mes këtyre dy republikave, por për ne është me rëndësi që çdo veprim i cili bëhet në kordinata të plota me parimet e respektimit të sovranitetit, të integritetit, të qenësisë së shteteve sorvane, pra të karakterit të tyre si subjekte ndërkombëtare, nuk ka të keq.

Nesër ne do t'i iniciojmë dhe më tepër bashkëpunimin. Për ne është në interes të parandalojmë krimin e organizuar ta zëmë në bashkëpunim me Serbinë, me Bullgarinë, Greqinë, Malin e zi pse jo dhe me Shqipërinë që është në dobi të së arshmes së përbashkët europiane. Është më me rëndësi që të shkëmbejmë përvojat e mira për të lëvizur shpejt drejt proçesit të integrimit. Është shumë e rëndësishme që të krijohet një klimë paqësore e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mos të ketë probleme dhe tension.

Është shumë e rëndësishme të hymë në marrëveshje tregtare siç është zgjidhja e krizës energjitike dhe ka rëndësi të dihet që këto vende janë me këto veprime të përputhshme me politikat e përbashkëta që i kemi si vizion për antarësimin e ardhshëm në BE. Në këtë kuadër unë them se do të vijë dita kur do bashkëpunojmë dhe me republikën e Serbisë. Nuk ka për të ndodhur asnjëherë prishja e vullnetit politik të popullit të Kosovës, nuk do të ndodh që të kthehet rrota e historisë mbrapa se Kosova mund të jetë diçka ndryshe nga ajo që është si shtet sovran. Këto do të jenë qasjet tona për të cilat ne do të jemi këmbëngulës.

 

BBC: Nga marrëdhëniet e tjera, përveç Shqipërisë, me cilin vend në rajon jeni më të kënaqur?

Zoti Sejdiu: Ne i kemi bashkëpunime të mira dhe me Malin e Zi, me Maqedoninë, me Bullgarinë, me Greqinë, me shtetin grek edhe pse nuk e ka njohur republikën e Kosovës ende, me republikën e Turqisë, Slloveninë, Kroacinë. Kemi raporte jo të zhvilluara më Bosjen, për shkak të presioneve të serbëve të Bosnjes, pre e qëndrimeve që ka republika e Serbisë lidhur me mallrat e Kosovës, duke penguar eksportin e mallrave të Kosovës në Bosnjë. Ka probleme gjithashtu dhe në lëvizjen e qytetarëve, ndërsa me vendet e tjera të rajonit marrëdhëniet janë të shkëlqyeshme.

 

BBC: Kohë më parë kryeministri grek Papandreu doli me një kërkesë që vendeve të Ballkanit perëndimor t'u jepet një datë për integrim në BE që mund të ishte 2014. Ju duket realiste kjo, duke marrë parasysh ndryshimet që kanë ndodhur në Ballkan?

Zoti Sejdiu: Unë them që me investime të shumëanshme mund të shkosh shpejt dhe Kosova ka shansin e vet paralel. Kosova hyn në proçes të ndërtimit të saj, të demokracisë dhe institucioneve me kriteret perendimorë. Krejt Korpusi Legjislativ i Kosovës është i bazuar në standartet europiane dhe them që pjesa tjetër e përmbushjes së kritereve përafërsisht është në këto korniza.

Natyrisht që na duhet punë më tepër për kualitet dhe e dimë edhe vet se ku duhet bërë punë më shumë dhe do të ishte e padrejtë që Kosova të mbetet një vend i rrethuar nga vende të tjera të cilat po kështu ja u dëshiroj integrimin e shpejtë dhe të mbetemi ne pastaj që të komunikojmë me parashutë.

 

Zgjedhjet lokale

Sa i përket zgjedhjeve lokale të cilat mbahen më 15 nëntor, presidenti Sejdiu tha se ai beson që Kosova do ta kaloj këtë test mirë dhe se ato do të jenë "dëshmi e aftësive menaxhuese të Kosovës, meqë për herë të parë menaxhohen nga kosovarët, por edhe dëshmi e pjekurisë politike të qytetarëve."

Ai shtoi se është e natyrshme që rivaliteti i shprehur në këtë proces të jetë, siç e quajti 'valorizim i relevancës së partive politike'.

 

(http://www.bbc.co.uk/albanian)

Presidenti Sejdiu përsëriti thirrjen e tij drejtuar pakicës serbe që të marrin pjesë në këto zgjedhje lokale.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Incidenti i Korfuzit, i rishikuarNga Auron Tare, Mapo (11.04.2009)
SFIDA OSMANENga ARBËR XHAFERRI (11.02.2009)
Kadare: I kam dërguar letër Presidentit Bush, ku i shkruaja se kombi shqiptar vuan nën dy diktatura komuniste, një shqiptare dhe një serbe në Kosovë (10.31.2009)
Kadare: I kam dërguar letër Presidentit Bush, ku i shkruaja se kombi shqiptar vuan nën dy diktatura komuniste, një shqiptare dhe një serbe në Kosovë (10.30.2009)
Shehu: Nuk ka ndarje kufijsh pa hartë (10.29.2009)
A do të mbyllet fati i zvarritur i ish pjesëtarëve të luftës (10.27.2009)
Rrëfimi i madh i një populli të vogël (10.26.2009)
Të vdesësh për të ikurNga Ruben Avxhiu (10.25.2009)
Dyshime për montim gjyqësor në "Rastin e Sopotit" në Maqedoni (10.25.2009)
Kadare Princ i Asturias për Letërsinë (10.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]