E Djelë, 05.19.2024, 03:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Ç’PO PRODHOJNË SHKOLLAT TONA
Nga ERION KRISTO

E Hënë, 05.05.2014, 10:03am (GMT+1)



-Davidit gjithmonë i kanë takuar detyra të vështira, si p.sh. të përleshej dhe të mposhtte gjigandin, sidomos kur askush nuk i dilte dot përballë. Po beteja e tij me "milingonën" është ku e ku më sublime sesa ajo me gjigandin Goliath. Këtë betejë Davidi nuk po e fiton dot, edhe pse në shpirtin e tij ka ngadhënjyer. Ngjarja ka ndodhur në një klasë shkolle dhe historia që ngjalli debat është ajo e stërnjohura mes "gjinkallës" dhe "milingonës". Gjatë verës milingona punoi, ndërsa gjinkalla këndoi. Gjatë dimrit, kur gjinkallën e mori uria, milingona i tregoi derën, duke i thënë të hidhte valle. Kjo është historia e famshme që përmes gjuhës ezopiane do të thotë pak a shumë se puna e krahut është vlera maksimale. Por Davidi shkollar nuk ishte në një mendje me të lashtin, dhe mendonte se milingona e teproi me gjinkallën. Ndërkohë, të gjithë në klasë qeshën me Davidin e vogël, sepse Davidi nuk e pranonte asgjësimin fizik të gjinkallës, për shkak të zemërngurtësisë së milingonës që nuk njihte parimin e solidaritetit dhe mëshirës. Dhe këtu lindi meseleja: të pranojmë mendimin e Davidit, apo të mbetemi te ideja e Ezopit. Po a njohim gjuhë të tjera përveç gjuhës ezopiane? A ka gjeometri të tjera përveç gjeometrisë euklidiane? A ka vetëm një gomar buzëbardhë (shprehja e mirënjohur popullore)?

Përgjigjja është: Esperanto, Mors, binare, hekzadecimale, Python, Raskell, Braille, Klingon, etj., etj., madje ka edhe kundërgjuhë përveç gjuhës. Është shumëfishuar numri i gjuhëve të komunikimit dhe numri i shpjegimeve mbi botën. Faktet njerëzore pranojnë interpretime të mundura e të pamundura. Ka thënie, ka dhe kundërthënie; ka materie, ka kundërmaterie; ka materie të zezë, ka dhe vrima të zeza. Po pikërisht vrimat e zeza në fushën e edukimit po përthithin ato pak energji pozitive që qarkullojnë mes nesh. Kontrolli i olimpiadave me çelës, nxënia e parafabrikuar, moslëvrimi i kriticizmit, vrasja e talentit qysh në vezë, po prodhojnë një shtresë shoqërore, ku të paktën meshkujt e sotëm shqiptarë njohin në imtësi vetëm dy realitete: markat dhe cilindratet e makinave, si dhe golat e të dashurat e futbollistëve. Por nëse i hyjmë thellë, vëmë re se Davidi (një fëmijë shkolle) ka të drejtë: milingona u nxitua që e la të vdiste urie gjinkallën. Sipas shpjegimit të vetëm të përrallës së shkruar në një kohë shumë të largët, rezulton se të gjithë artistët e kësaj bote qenkan qenie të tepërta, sepse pikërisht artistët këndojnë dhe nuk i bien kazmës. Ndoshta është kjo arsyeja që në Shqipëri artistët janë parë gjithmonë me përçmim, hiq periudhën kur i duheshin regjimit komunist. Ndoshta është kjo arsyeja pse artistët janë lënë të varfër e të pasigurt në karrierën e tyre: paska qenë milingona punëtore që ua ka shënuar fatin.

Ndoshta ideja e ndarjes së punëve nuk njihej nga milingona. Milingona ka menduar gabim nëse ka menduar se vetëm gjëja që ajo bën ka vlerë. I bie që milingona nuk ka njohur hierarkinë e vlerave. Po milingonës i falet, se 250 mijë neurone ka, po si duhet të sillemi me njeriun që ka 85 miliard?! Dhe njeriu i sotëm pedagogjik duhet të tregojë shumë herë më tepër mirëkuptim ndaj mendimit ndryshe, edhe pse mendimi ndryshe gjithmonë ka dështuar ndër ne, se mendimi ndryshe është mendimi që ka ndryshuar botën. Ngase ne nuk do të kemi shumë mundësi po të fikim edhe ato pak drita që kemi ndezur. Ndoshta Davidi do ta harrojë shpejt këtë histori reale ku ideja e tij u prit me përbuzje; ndoshta nuk ia vlen të fitosh dije në këtë vend se të djeg tatimi progresiv; por përpjekja për t'i mësuar fëmijët me zor që të bëhen të gjithë shkencëtarë, po shprish ardhmërinë, shumë më tepër se sa çdo gjë tjetër.

Nuk po prodhojmë as dijetarë, as qytetarë, as shijetarë: po prodhojmë thjesht klone që urrejnë librat dhe dijen, e mbi të gjitha që u bien në qafë fëmijëve që e duan librin dhe dijen. Edhe pse nuk ka fëmijë pa talent, përsëri shkolla jonë është e programuar për ta vrarë talentin. Fëmijët tanë me zor shkojnë në shkollë. Ka syresh që bëjnë mbi 20 lëndë në vit. Nisma për të lehtësuar programet mësimore dhe peshën e librave, që nisi me aq bujë disa vite më parë, sot është harruar. Ndërkohë ideja që është hedhur përpara disa vitesh për të zëvendësuar çantën dërrmuese të shtyllës kurrizore me një Kindle, dhe që u quajt si marrëzi në kohën përkatëse, sot ka filluar të zbatohet në Itali, dhe kemi përpjekje për ta futur shumë shpejt edhe në Shqipëri. Po humbja e kohës ka qenë dhe është një tipar i yni që na karakterizon. Gjithë meraku është: ç'kusur ka Davidi t'i gjejë rrugët të pashtruara dhe shpirtrat të shkretuar?! Por ekziston gjithë baza teknologjike për t'i kthyer buzëqeshjen Davidit dhe për të hequr dorë nga përtallja. Tallja është ajo që i bëjmë vetes kur nuk jemi të hapur ndaj gjërave që nuk i kuptojmë me të parën. Davidi na ndihmon me siguri për këtë.
ERION KRISTO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E shkruar para 36 vjeteshME SINQERITETPoezi nga ZEQIR LUSHAJ (05.04.2014)
DJALI DHE TIGRINga GENTIANA ZAGORIDHA (05.03.2014)
BRUKSELI NDERON ISH KOMANDANTIN MUHARREM BAJRAKTARICeremoni zyrtare në komunën Skarbek të Brukselit për ish-funksionarin e lartë të Mbretërisë, në 25-vjetorin e vdekjes. Kreu i PLL Sulejman Gjana dhe kryekomunari belg zbulojnë pllakën (05.01.2014)
“ITAKA” E ALI AHMETITNga RAMIZ LUSHAJ (05.01.2014)
NJOFTIM - KËRKESËPër pasurimin e Bibliotekës “San Nilo”, Grottaferrata-Romë (04.30.2014)
INFORMACION PËRKITAZI ME WEB-FAQEN E SHSHASHS-së (04.30.2014)
NJË SHTET QË SYNON T’I MBYLLIN UNIVERSITETET KA MARRË RRUGËN E DJALLITNga RAMIZ LUSHAJ (04.28.2014)
MËSONI HISTORINË E SHQIPËRISË, ZOTËRI BLUSHINga SKËNDER DUSHA (04.27.2014)
RAMIZ MERKO NDEROHET ME ÇMIMIN “KONICA” (04.27.2014)
GJYSHIT TIM BAHRI TUFINANga MARSIDA NAJDENI (04.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]