E Mërkurë, 05.15.2024, 07:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
RAMUSH HARADINAJ, PA “100 DITËSHIN E RUZVELTIT”
Esè nga RAMIZ LUSHAJ

E Mërkurë, 06.04.2014, 07:41am (GMT+1)


1.
Lideri qytetar i politikës së sotme panshqiptare e ballkanike, Ramush Haradinaj, ky Hero i Kosovës, legjendë e gjallë e Kombit, është gjeneral i luftës së UÇK, po i tillë u tregua edhe në Hagë, e kit' gradë e ka edhe në politikën e Kosovës, prej kryeherit, prej nga fill vitet '90 deri në shekullin e ri, XXI, sidomos në detyrën mandat pambaruar të kryeministrit të Kosovës, në drejtimin e AAK-së e në Elektoriadën e 8 Qershorit 2014.
Kur ishte kryeministër me mandat të papërfunduar, kur shkoi në Hagë herën e parë dhe të dytë, kur u kthye në Kosovë, i ka si medalje gjithato vlerësime ndërkombëtare si nga ish ministra të jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madlen Ollbrajt, i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, Robin Kuk etj. Disa herë edhe ish senatori e tani Zëvendës President i ShBA, Joe Biden ka mbajt qëndrime të drejta për mirë ndaj Ramush Haradinaj, edhe kur u thirr në Hagë qyshse herën e parë, edhe kur u lirua i pafajshëm në bankën e nga dyert e saj.
Ai është një politikan i formatit të madh (ndër)kombëtar. Dhjetra qytete në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, etj. e kanë shpallë "Qytetar Nderi" të tyre si Kruja e Skënderbeut, Gjirokastra e Argjirosë, Vlora e Ismail Qemalit, Tropoja e Sali Berishës, etj. Një grup kryengritësish revolucionarë i "Aleanca Forca Demokratike" në Uganda të Afrikës në shkurt 2009 e ka lyp "gjeneralin e politikës" Ramush Haradinaj që të jetë ndërmjetës në bisedime ndërmjet tyre e Qeverisë Ugandase në Kampala.
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i deçanas, kryetar i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe qytetar i lagjes "Arbëria" në Prishtinë, është nga ato personalitete kombëtare, nga ata burrështetas shqiptar, që qëndron në vargni e lartësi nga germa A tek ZH e Lirisë dhe Pavarësisë të Kosovës.

2.
Lideri historik e biblik Ramush Haradinaj ka një mision të pambaruar.
Vetëm 96 ditë ndejti kryeministër i Kosovës.
Nuk e plotësoi as 100-ditëshin e parë të qeverisjes, "100 ditëshin Ruzveltian" të përcaktuar sipas presidentit amerikan Franklin D. Ruzvletit (Ruzvelti i LDB).
Nuk ia mbrrini me e ba bilancin e mirë të punëve të tij si kryeministër.
Nuk pati kohë e mundësi të na e baj publike ai vetë, sepse shkoi vullnetarisht në Hagë, në një mision tjetër për Kosovën e Kombin.
I vetmi kryeministër në botë që e ka krye një akt të tillë, që në kushte të tilla (ndër)kombëtare mbeti pa e përmbushur "100 Ditëshin Ruzveltian".

3.
Ramush Haradinaj në 8 vite emigrant kryesisht në Zvicër kontribuoi në (i)legalitet me sakrifica në përgaditjet për Luftën e Kosovës, të Maqedonisë e të Preshevës, sëbashku me Ali Ahmetin, Hashim Thaçin, e gjithata të tjerë të diasporës shqiptare.
Ramush Haradinaj ishte nga ata strategë ushtarak që kur drejtonte e luftonte me UÇK-në në Rrafshin e Dukagjinit, në kohë "Betejën e Koshares"- në këtë "Termopile Shqiptare", i kontribuoi thyerjes më 9 prill 1999, pas një gjysëm shekulli, të kufinit shqiptaro-shqiptar në mes Shqipërisë e Kosovës.
Ramush Haradinaj me 8 vite qëndrestari e apologji në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, pas dy burgosjeve e gjyqeve të gjata, me lirinë e pafajësinë e tij, u kthye në një tjetër faktor (ndër)kombëtar të çertifikimit të luftës të UÇK-së në Kosovë.
Ramush Haradinaj ka plot një çerek shekulli veprimtari kombëtare politike kontributore meritore në Zvicër e Hagë, në Deçan e Prishtinë, në çdo vis të Kosovës, si edhe në gjithato vise të trojeve etnike shqiptare në Ballkan, në disa diaspora shqiptare në botë, saqë është kthye në një "De Gol Shqiptar".
Kosova, kombëtarët e saj, politika e saj, ia ka borxh moral, politik, kombëtar Ramush Haradinajt rivazhdimin e mandatit të tij qeverisës si kryeministër i Kosovës, pasi është një nga emblemat kombëtare, politike, ushtarake e shoqërore të Kosovës që në rrugëtimin e tij bashkëkohor burimon energji e vitalitet, prodhon ide, udhëheq veprime, ka plot vizione për të shkrue Alfabetin e tij politik të ndërtimit e zhvillimit të Kosovës së pas Pavarësisë.

Gjakovë, 2 qershor 2014


RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MARRËDHËNIET SHQIPTARO-AMERIKANENga ASLLAN DIBRANI (06.02.2014)
ANTISHQIPTARI IRINEJ, TRAZIMET ONLINE DHE NJË DOKUMENT I DHJETORIT 1992 PËR "ÇËSHTJEN JANULLATOS" (06.02.2014)
LAMTUMIRË AMERIKË-Amanet,  vëllazen t’mergimit,Ta këndojmë bashk kangën e kthimit…-Poezi nga ZEQIR LUSHAJ (05.30.2014)
FISET E PAKISTANIT ME PREJARDHJE SHQIPTARE - FAKTET QË FLASIN PËR ILIRËT (05.28.2014)
DJALI I ZHEPOVËS AGRON DRAGOJ MBETI NJË DRAGUA NË PAVDEKËSINË E HISTORISËNga XHEVAHIR CIRONGU (05.27.2014)
UDHA E SHKRONJAVE SHTEGTON ME SUKSES NË RRUGËTIMIN E SAJ HISTORIKNga SOKOL DEMAKU (05.26.2014)
NË KUJTIM TË MESHTARIT TONË TË DASHUR MOSINJOR DON DAMJAN KURTI (1937-2014)Nga MARJAN SEBAJ-SOPI (05.23.2014)
MARIAN DEDIVANAJ - STILISTI DHE GRIMIERI SHQIPTAR I KIM KARDASHIANDedivanaj: Kim është një kliente e ëndrrave të mia (05.22.2014)
AZEM MËSHI I KOSTURRIT (05.21.2014)
REAGIMET NGA MËRGATA SHQIPTARE PËR ZGJEDHJET NË KOSOVË!Nga ASLLANI DIBRANI (05.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]