E Mërkurë, 05.15.2024, 02:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
AZEM MËSHI I KOSTURRIT

E Mërkurë, 05.21.2014, 02:56pm (GMT+1)




Dëshmori i Atdheut, Azem Ali Mëshi, polic i rënë në krye të detyrës para pesëmbëdhjetë vitesh, kur erdhi në klasë të parë dallohej nga të gjithë nxënësit e tjerë. Si mësuese e tij isha e kënaqur, pasi çdo ditë i bënte nga një orë rrugë për të ardhur në shkollë dhe e zbatonte me përpikmëri orarin e nuk kishte as një rast të vinte pa detyrat e shtëpisë e i pa përgatitur në mësime. Me prirjet e tij dhe sjelljen shembullore i ndihmonte shokët dhe shoqet e klasës. Gjithmonë e mbaj mend për mirë se gjatë viteve të shkollës tetëvjeçare në Kosturr të Hasit në çdo aktivitet që organizonte shkolla ishte i pari. Gjithnjë gulmonte për dije të reja.

Më kujtohet se kur po mbaronte klasën e 8-të i pyeta të gjithë nxënësit e klasës së tij se çfarë profesioni iu pëlqente më shumë. Ata m'u përgjigjen: mësues, mekanik, etj , ndërsa Azemi më tha: mësuese, mua më pëlqen shumë të bëhem polic me kapele që të mbroj atdheun sikur ka qënë baba partizan për çlirimin e vendit". Nxënësit e tjerë u habitën se si Azemi donte të trashëgonte babën për trimëri .

Më kujtohet kur organizonim mbledhjet me prindër. I vetmi ishte Azemi si e merrte babën e vet që të informohej për përparimin e frekuentimin e tij në shkollë. Ai ishte një fëmijë shembullor dhe kishte një prind shembullor. Azemi jo vetëm që gëzonte respekt në shkollë po edhe në fshat. I përshendeste të gjithë në fshat. Dashuria e tij për familjen ishte e madhe.

Më kujtohen fjalët e Zeqir Bajramit, të Rrustemit, të Elezit, të Sadrisë, të Ismajlit, pra tërë fisit të Ahmetafajve, të cilët thoshin se nga të gjithë djemtë e fshatit tonë, Azem Meshi është një fëmijë që gëzon trashëgimin e fisit tonë për ndjenjat trimërore.
Shpesh herë më vijnë në mendje bisedat me burrin tim e me kunetërit e mi, si i përmenda më parë, të cilët tregojnë se në çdo rast që diskutohej, Ali Ukshin Mëshi, thoshte: "Ia vendosa këtë emër Azemit, me dëshirën për t'u bërë trim si Azem Galica".
Baba i Azemit, Ali Ukshin Mëshit, i lindur më 1928 në fshatin Kosturr, në një familje e varfër, por me zemër të hekurt për vendlindjen e tij dhe atdheun. Në moshën 15 vjeçare u përfshi në Lëvizjen Nacjonalçlirimtare, ku u rreshtua si partizan i Çetës së Hasit me Ismail e Man Pogën. Ishte partizan i ri në moshë, ndër ma të rinjtë në formacionet luftarake të Shqipërisë. Më vonë u inkuadrua në Brigadën XXV Sulmuese. Luftoj deri në çlirimin e vendit.
Në vitin 1948 Ali Ukshin Meshi u arrestua dhe u dënua për dyshime politike nga regjimi komunist me 6 vjet burg politik, 3 vjet heqje të triskëtimit e zgjedhjes, me sekuestrim të pasurisë.
Këto masa dënimesh ishin pa asnjë bazë. Ky kreshnik, Ali Ukshin Mëshi, u martua me Xhemile Sokolin, malësore nga komuna e Bytyçit.. Familja e tij nisi me u shtue në vite. I fali Zoti nëntë fëmijë, shtatë djemë e dy vajza. I rriti me mundim të madh.

Fëmija i parë ishte Zenuni si një shqipe mali, Ahmeti e Azemi iu rritën si dy pëllumba, Agroni e Skënderi ia kalonin si dy shokë, Sabahi e Guximi si më të mirët. Fëmijët e tij nisën me u shkollue, secili prej tyre me ushtrue profesionin e vet. Ky Azemi la shumë kujtime të mira që në
fëmijërinë e tij kishte etje e dashuri për dije e shoqëri, për mësuesit e tij.

Patriotizmi e trimëria e fisit Ahmetafajve u vërtetua me Azem Ali Mëshin, i cili ra në krye të detyrës"Për rujatjen e Rendit e Sigurisë Publike", me 3 Qershor 1999 në Tiranë.

Gjithashtu kujtojmë edhe dy vëllezërit, Kujtimin e Afrimin e Qazim Meshit, të cilët u vranë në muajin Maj 1999 në Luftën e Kosovës, të cilët u vranë në krye të detyrës. Ky fis i Azem Ali Meshit, gjithmonë u shumoftë e përparoftë dhe kujtimet e vepra e tyre të kujtohen ndër shekuj. I pa harruar qoftë kujtimi i tyre.

BUTE MESHI

Kosturr, Has. më 15.05.2014

BUTE MESHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REAGIMET NGA MËRGATA SHQIPTARE PËR ZGJEDHJET NË KOSOVË!Nga ASLLANI DIBRANI (05.21.2014)
ATË DITË DIKTATURA FASHISTE IA BËRI DJEPIN DIKTATURËS KOMUNISTEFjalim më rastin e 75-vjetorit të 7 Prillit 1939Nga SULJEMAN GJANA, kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit (05.19.2014)
DIALEKTET DHE STANDARDI NË KUSHTET E GLOBALIZMITNga KOLEC TOPALLI (05.17.2014)
PLAVË-GUCIA, DEKANAT I EPOSIT TË KRESHNIKËVEEsé nga RAMIZ LUSHAJ (05.17.2014)
BASHKIM SHEHU - PAST PRESENT CONTINUOS: HIJET E SË KALUARËS NË LIGJËRIMIN PUBLIKShehu - KOMUNISTËT FITUAN, POR U KTHYEN NË BANDË VRASËSISH (05.16.2014)
ATDHEU THËRRETNga AGIM GASHI (05.16.2014)
MISTERI I KISHËS SË LAÇIT - ÇFARË IU NDODHI 32 USHTARËVE? (05.15.2014)
PDK DHE LDK NË KËRKIM TË PARTIVE PARTNERE (05.14.2014)
Der Standard, RAMA - NUK DUA TË PLAKEM NË POLITIKË, DO TË KEM NJË JETË TË TRETË (Intervistë) (05.14.2014)
Skicë“DJALI DHE TIGRI”, NË KLASËN E MËSUESE DAVËS…Nga MURAT GECAJ (05.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]