VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - UDHA E SHKRONJAVE SHTEGTON ME SUKSES NË RRUGËTIMIN E SAJ HISTORIKNga SOKOL DEMAKU

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 07:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
UDHA E SHKRONJAVE SHTEGTON ME SUKSES NË RRUGËTIMIN E SAJ HISTORIK
Nga SOKOL DEMAKU

E Hënë, 05.26.2014, 09:17am (GMT+1)



        Në kuadrin e realizimit të projektit madhor "Udha e shkronjave" përpiluar nga Fjärdingskolan e qytetit BorÃ¥s në Suedi dhe shkollës fillore nëntvjeçare Demokracia nga qytetit Durrës i Republikës së Shqipërsië shtatë vite me pare dhe realizuar me shumë sukses nga keto dy shkolla deri më tani, ketë javë ky projekt mori rrugëtimin e tij edhe drejt Republikës së Kosovës konkretisht drejt qytetit verior Vushtri ku do shtrijë rrënjet edhe atje në shkollën fillore "Ali Kelmendi" të këtij qyteti.

         Këtu e pesë ditë me radhë ishin mysafirë të Fjärdingskolan në BorÃ¥s, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajumarm Mulaku me drejtoreshën e shkollës "Ali Kelmendi" Kadrije Meniqi si dhe dy pedagoge nga kjo shkollë  së bashku me përfaqësuses të shkollës Demokracia nga Durrës me në krye drejtorine  kësaj shkolle Abdyl Bucpapaj dhe dy pedagoget ë cilat përfaqësuan këtë shkollë.

          Fillimisht vizita e këtyre dy delelgacioneve të pegagogëve të ketyre dy shkollave nga Shqipëria dhe Kosova fillon me një vizite në Fjärdingskolan dhe me prezentimin reciprok të partnerëve të bashkëpunimit dhe më pastaj me një vizitë në Shkollën e lartë të këtij qytetit ku miqtë nga Ballkani u pritën në Departamentin e pedagogjisë konkretisht në programin e  kulaifikimit të mësuesve të parashkolloreve dhe të shkollave fillore. Ishte më shumë interes për miqtë ligjerimi i mikëpritësve nga kjo shkollë e lartë mbi menyrën e studimit ne këtë insititucion të lartë dhe trajtimi që u bëhete akademikëve ardhacak në këtë institucion shkencor. U bisedua edhe mbi mundësinë e studimit të satudentëve të hauj në Universitete dhe Shkollat e larta në Suedi. Vizita në ketë shkollë të lartë vazhdon në Shkollëne  larttë të textilit e cila këto ditë vendoste nëlokalet e reja te punës e ku intersim për mysafirët zgjoi Muzeu i textilit i cili është ndër më  të pasurit në Europë.

          Vizita e delegacioneve pegagogjike shqiptare ditën e dytë të qendrimit të tyre në BorÃ¥s vazhdon në Fjärdingskolan ku pedagogët shqiptar do jenë mysafirë të atyre suedez dhe do jenë pjesë e porcesit mësimorë gjatë qendrimit të tyre në këtë shkollë. Do jenë pjesë e aktiviteteve ditore të shkollës dhe do kenë takime me nxenesit shqiptar të cilët nuk janë të pakët në këtë vatër arsimi në këtë qytet nga drejtori I kësaj shkolle Per Kettisen mësuam se diku 50% nga numri i përgjithshëm i tyre ata janë shqiptar.

          Projekti "Udha e shkronjave" ka filluar së funksionuari këtu e shtatë vite më partë mes shkollës Demokracia nga Durrësi dhe Fjäördingskolan nga BorÃ¥s kishte dhe do ketë qëllim të tijin zhvillimin ne demokracisë në shkolla konkretisht zhvillimine  demokracisë tek nxënësit, respektin etnik dhe kulturorë në shkolla por edhe do ti jepet një rëndësi e veqant edhe lendës së matematikës. Avdyl Buçpapaj drejtor në shkollën Demokracia thotë se dy shkollat si motra nga Shqiperia dhe Kosova me siguri se kanë çka të mësojnë dhe marrin nga shkolla suedeze kur kemi të bëjmë me zhvillimin e demokracisë në shkollë si dhe integrimin e etnive në jetën e përditshme në shkollë por edhe ne vendbanim dhe në ruajtjen dhe kultivimin e kultures. E mendimit të njejtë është edhe Kadrije Meniqi drejtoresh në shkollën "Ali Kelmendi" në Vushtrri ku thotë se të dy shkollat shqiptare kanë çka të mësojnë dhe marrin si model puna nga miqt suedez ku ata qendruan për një javë, në mësim, aktivitete të lira, punë praktike të nxënësve, ishin të prnaishëm në Keshillöat e nxënësve dhe pane se sa të rendësishme janë organziatat e femijeve dhe nxënësve në realizimin e qellimit të shkollës në arsimimin dhe edukimine  nxënësve dhe në zhvillimin e demokracisë në shkollë. Kjo do jetë një përvojë e mire për ne thotë ajo sepse ne na mungojnë këshillat e nxënësve në ciklin e ulët të shkollave fillore si ne në Kosovë e mësva nga miku im Bucpapapj se eedhe këta janë larg në këtë drejtim.

         Dita e tretë e qendimit të bashkëkombasve tanë në BorÃ¥s ishte disi si e vecant dhe e mbushur me aktivitete të cilat edhe do jenë bazë  dhe mbështjetje për quarjen përpara të projektit nga të tre partnered. Ishte organizua pritje nga udhëheqja politike e qytetit BorÃ¥s për delegacionet  e ardhura nga Shqipëria dhe Kosova për vizitë në Fjärdingskolan. U zhvillua një takim i përzemerte dhe vëllëzeror mes tyre e në takim nga ana suedeze ishin Kryetari i Bashkisë së BorÃ¥s Per Olof Höög, Peter Lövberg nënkryetar i komunës së pjesës administrative të lindjes në të cilën komunë graviton edhe Fjärdignskolan, Gylsen Özdokan, drejtoresh e drejtorisë së arsimit, si dhe figura tjera nga jeta politike e këtij qyteti.

Mirëardhjen miqve nga Shqipëria dhe Kosova ua uroi Kryetari i Bashkisë së qytetit BorÃ¥s i cili në fjalën  e tij tha se ndihet shumë i lumturë që sot në mesin e  tyre janë Kryetari i Komunës së Vushtrisë Bajram Mulaku me drejtoreshen e shkollës "Ali Kelmendi" dhe dy pedagoge nga atje si dhe miqt e vjeter nga Durrës me në krye drejtorin Bucpapaj. Ai tha se shoqata e shqiptar¨ve këtu Qendra Kulturore Migjeni ka një bashkëpunim të mire me Bashkin e q ytetit dhe se ketu e pesë vite me pare ne nga Bashkia jemi aktiv  dhe cdo herë jemi më shqiptaret në manifetsimet kulturore të cilat organizohen  në qytetin tonë nga ana e Qendrës Kulturore Shqiptare "Migjeni" në BorÃ¥s. Ne jemi krenar me këtë dhe besoj se do shkojmë edhe më përpara. Por sa i përket këtij bashkëpunimi mes shkollave kjo është shumë me vlerë dhe se ju garantoj se ju do keni mbështetjen e të gjitha strukturave të qytetit BorÃ¥s në realizimin  e këtij projekti si e dhe deri më sot.  E mendimit të njejtë ishte edhe Drejtoresha e drejtorisë së arsimit të qyteti BorÃ¥s.

          Bajram Mulaku, Kryetar i komunës në Vushtrri në fjalën përshendetëse permendi se nmdihet shumë i lumtur që gjendet në mesine  miqëve të shqiptarëve ketu në BorÃ¥s, në mesin e atyre të cilët dhan ë shumë për shqiptarët si sot por edhe në kohet e veshtira për ne, në kohën kur ishim të rrezikuar për jetë. Besoj se një partneritet i tillë që eshtë inicua nga Ju do jetë një ndihmes mjaftë e madhe për dy vendet tona si për Shqipërinë njashtu edhe per ne në Kosovë sepse ne kemi nevojë që përvoja demokratike të vjen në shprehje në realizimin e qellimit madhor edhe tek fëmijët dhe nxënësit e që këtu tek ju ka një traditë të lashtë dhe ne kemi nevojë për te, por edhe në anëne tjetër besoj se edhe ju do keni se cfarë të mësoni dhe merrni edhe nga ne si një popull me traditë të vjetër dhe mjaft human.

        Pedagogët nga të dy shkollat ishin prezent në shumë orë mësimore në lendë të ndryshme, ishin present në mbledhje të këshillave të nxënësve cka në shkollat e tyre ishte një mungesë e duke pare ate aktivitet demokratik praktik në jetën e nxënësve ishte një kënaqësi për miqt tanë që ata këtë përvojë ta marrin me vete dhe ta aplikojn ë në shkollat e tyre. Ishin prezent në mesin e klasave parashkollore, por cka la pershtypje të madhe tek ta ishte mbajtja e mësimit me parashkollorët në natyrë, konkretisht në pyll.

          Avdyl Buçpapaj dhe Kadrije Meniqi te dy drejtorë të këtyre dy shkollave shqipe ishin tejet të kënaqur me këte që pane në shkollën suedeze dhe janë edhe ata të mendimit se me këtë project duhet vazhduar dhe të in kuadrohen qe të tri shkollat që në të ardhmen të ketë vizita reciproke me qellim të zhvillimit të bashkëpunimit dhe ndihmes reciproke ne mes shkollave. Ishim thonë ata në aktivitete të ndryshme mësimore që ishin për cdo lakmi dhe dhe se edhe ne në meset tona duhet të angazhohemi të kemi ambiente te tilla, por mjerisht mundësit nuk janë ndoshta edhe pse deshgira është.

         Per Kettisen drejtor në Fjärdingskolan ishte shumë i impresionuar nga ajo qe kishte parë dhe marrë nga vizitata e bëra në Durrës por edhe nga ajo që drejtorët e dy shkollave prezxentuan ketu në BorÃ¥s me rastine  kësaj vizite dhe se tha se ky project do jetë madhor pasi që tani është kompletua me tri shkolla dhe se së shpejti pedagogë suedez bashkë me ata shqiptarë do jenë në Vushtri për ta forcua këtë bashkëpunim dhe për të vu në veprim të gjitha mundësit e bashkëpunimit dhe pervojave pedagogjike.






SOKOL DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË KUJTIM TË MESHTARIT TONË TË DASHUR MOSINJOR DON DAMJAN KURTI (1937-2014)Nga MARJAN SEBAJ-SOPI (05.23.2014)
MARIAN DEDIVANAJ - STILISTI DHE GRIMIERI SHQIPTAR I KIM KARDASHIANDedivanaj: Kim është një kliente e ëndrrave të mia (05.22.2014)
AZEM MËSHI I KOSTURRIT (05.21.2014)
REAGIMET NGA MËRGATA SHQIPTARE PËR ZGJEDHJET NË KOSOVË!Nga ASLLANI DIBRANI (05.21.2014)
ATË DITË DIKTATURA FASHISTE IA BËRI DJEPIN DIKTATURËS KOMUNISTEFjalim më rastin e 75-vjetorit të 7 Prillit 1939Nga SULJEMAN GJANA, kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit (05.19.2014)
DIALEKTET DHE STANDARDI NË KUSHTET E GLOBALIZMITNga KOLEC TOPALLI (05.17.2014)
PLAVË-GUCIA, DEKANAT I EPOSIT TË KRESHNIKËVEEsé nga RAMIZ LUSHAJ (05.17.2014)
BASHKIM SHEHU - PAST PRESENT CONTINUOS: HIJET E SË KALUARËS NË LIGJËRIMIN PUBLIKShehu - KOMUNISTËT FITUAN, POR U KTHYEN NË BANDË VRASËSISH (05.16.2014)
ATDHEU THËRRETNga AGIM GASHI (05.16.2014)
MISTERI I KISHËS SË LAÇIT - ÇFARË IU NDODHI 32 USHTARËVE? (05.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]