E Enjte, 05.16.2024, 12:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
KUSH KUJT DO JA NGULI NË ZGJEDHJE
Populli krimit apo perseri krimi popullit ???
Opinion nga XHEVAT REXHAJ

E Shtunë, 06.07.2014, 02:46pm (GMT+1)


Nji shtet në ecje me këmbë të qelqëta, një shoqëri ende e pavetëdijësuar, një qytetari e ndarë sa u përket vlerave dhe shumë parti "sulltanësh" që luajnë K... me të ardhmën, të dielën pritet që ta tundin dhe sterpikin Kosovën me shumë çka të pritur e më shumë të papritura rreth ardhmërisë.

E pra ja po vie dita e shumë ditëve të vitit, por dita e data e diela 8 qershor vërtet ka një peshë jo të parë deri me sot që pas vdekja e President Ibrahim Rugovës. Të dielën qytetarët e Kosovës, të interesuarit, fanatikët partiak, simpatizuesit normal dhe ata të fjeturit që nuk e prishin rehatin e tyre për të ia marrë vetes gjysëm ore për votim do të vendosin se kush kujt do ja nguli në këtë shtet të pa shtet ende. Votimi i të dielës do jetë vërtet më interesdant, do jetë me një peshë të veqant për shtetin, të dileën ka mundësi që përfundimisht qytetarët e Kosovës të fillojnë çmontimin e krimit dhe SHIK ut, të fillojnë nisjën e vështirë për një ekonomi normale me mundësi thithjeje investimesh nga shtetet demokratike europiane. Po të dielën me 8 qershor ka mundësi fatkeqe që të mbesin në pushtet banditët, ata të cilët që pas lufta e tredhen trurin e shtetasve të Dardanisë, me 8 qershor pra ka mundësi që me një votim budallakues të forcohet krimi, banditizmi, uzurpimi, korrupcioni, hajnia dhe bllokimi total i ecjës drejtë bashkimit evropian. A do të ketë qasje normale të votuesve kësdaj radhe, a do mendojnë bile së paku 5 minuta ata që do të votojnë se ku ndodhet sot Kosova, kush ashtë sovrani, dhe kush duhet të filloi zgjidhjen e mijëra problemeve të shoqërisë kosovare, të ndalemi në të bëmat e këtij pushtues-pushteti që u udhehoq nga banditët e PDK-së, talebanët e Ferid Aganit, servilët dhe mendjet turko-ruso-arabe të Pacollit në bashkëpunim me serbët dhe minoritet e tjera që nuk e duan shtetin normal të Kosovës:

Ja çfarë rezultatesh na dhanë: PDK, AKR, PD-mjekrrat talebane, dhe partitë serbe:
Kosovës ia sollën turkun si blerës të pasurive të shtetit, pra sot Kosova gjendet në duar të firmave enigmatike turke, apo thënë më drejte PDK ja me aleat Kosovën e lejuan të pushtohet nga sulltanati i anadollit, poshtërsi!

PDK me aleat Kosovën e varfëroi në shumë fusha, duke pasurue veten dhe duke vjedh miliarda euro nga buxheti!

PDK me aleat vodhën dhe korruptuan nga 6 milion në kilometër katrot duke shtrue asfallt, e sidomos në autostradë, llogaritni vet lexues të dneruar se sa do del shuma!

PDK me aleat e shëndrroi Univerzitetin në shitpre kikirikash duke ndarë diploma tezakeve, nipave, dajve dhe banditëve të kinse partisë!

Pdk me aleat e kanë shkatërrue shëndetësin ku sot spitalet e shtetit janë shëndrruar WC publike, dhe aty vjedhjet janë me qindra miliona euro, e ku kryehajni kryesor mbetet Ferid agani!
Pdk me aleat e shkatërruna policinë e Kosovës, shkurt e shëndrruan sherbimin policor në shërbim banditësh ngase mu në zyrat e policisë vjedhjet janë me dhjetra miliona, si dhe zhdukja e deshmive dhe frikësimi i dëshmitarëve anti korrupcion dhe anti krim!
Pdfk me aleat i patën mbi 98 afera korruptive, kriminale e gjerë në lirim të vrasësve nga burgjet!

Pdk ja me aleat e degradoi në plotni imazhin e brishtë të Kosovës në arenën ndërkombëtare duke e paraqitur Kosovën si shtet kriminal !

Pdk ja me aleat e SHIK dëmtoi miqësin historike shqiptaro-gjermane duke krijuar aferen me kinse "spiuj" gjerman, dhe nga ajo ditë Gjermania ka rezerva ndaj bandës qeveritare !

Pdk ja me aleat gjykatat dhe prokurorit i shëndrroi në zyre paretiake të SHIK ut duke frikësuar popullatën që mos të ketë guximin të paraqesë rastet kriminale para drejtësisë !

Pdk ja dhe aleatët të shantazhuar në bisedime me Serbin krijuan autonomin e serbëve në Kosovë, që në një të ardhme të afërt mundet të ketë edhe ndarje !

Pdk ja me aleat i vodhi votat në vitin 2009-10, dhe kështu tregoi se mbetët diktatur kohe !
Pdk ja në 7 vite e shëndrroi Kosovën në një poligon krimi dhe korrupcioni, duke mbajtur në pozita të akuzuarit, të denuarit dhe të burgosurit për krime, PDK ja lejoi edhe ikjen nga ligji të të denuarve të tyre !

Pdk ja me aleat mjekrrosha dhe shkie i ndau luftëtarët, shkurt e përqau pushkën për liri !
Pdk ja me aleat në qeverisje shkurt e trup e ka uzurpue cep me cep Kosovën, andaj kujdes qytetar se nëse edhe 4 vite e lejoni këtë bandë partije të na udhëheq atëher ne me mendjen tonë po krijojmë hapësirë që edhe gratë në shtart të na i marrin SHIK-PDK ja, a duhet të lejohet diç e tillë, besoi se është mjaft.

Nga këto pak raste të shkruara më lart që tregojnë se ku e sollën shtetin këta pushtues-pushtetar del hapur ajo që dëgjohet kudo, por ka frigë që të thuhet haptazi, se pushteti i kaluar na e vodhi lirinë që e fituam kundër serbëve, duke na robëruar me vota tona. Në gjithë këtë katrahurë të pafajshëm nuk mbesin as partitë e tjera, jo asesi jo, por nëse jemi real fajin kryesor për katastrofën e Kosovës e kemi ne qytetarët, ngase ne kemi lejaur që nga püas lufta të heshtim, të frikësohemi, të shantazhohemi dhe shkurt të shitemi tek ekeqja dhe bandat kriminale. Ne si qytetar mbajmë fajet mbi supet tona, ngase ende nuk e kemi guximin dhe kurajon të themi; mjaft më kriminelëve që brenda natës u shëndrruan në milionera e miliardera me djersën tonë dhe mbi gjakun të të vrarëve në etapa nga shkiet, pra ne jemi përgjegjesit kryesor që lejuam që pas luftës krimin.

Sot jemi tri ditë para 8 qershorit, athue a do të bëjmë të njejtin gabim, athue do të lejojmë që me mos interesimin tonë për ta hedh nji votë, të lejojmë bandat të vazhdojnë në pushtet, mendoi se nuk e kemi atë luks dhe duhet ta prekim kokjën se me shekuj e pritëm demokracinë që të zgjedhim me votën tonë perfaq ësuesit tonë, e pra alternativa keni. Po pra ka alternativa dhe një më e forta është LDK ja, po po LDK ja ngase me gjithë dobësit dhe disa raste anti ligjore nga disa të radhëve të kësaj partije, LDK ja mbetët vlera e qytetarisë së Kosovës, shkurt ka kapüacitete të mëdha ta ndryshoi shtetin. Dihet se edhe në kohë para lufte Serbia vrau shumë veprimtarë të LDK-së, dihet se në kohë lufte Serbia dhe disa shqipfolësa vranë ushtarak e veprimtarë të LDK-së, dihet se që pas lufte me dhjetëra figura madhore ushtarake dhe politike nga rqadhët e LDK-së u vranë, e pra kjo parti e ruajti gjakëftohësin për hir të interesave madhore në bërjen dhe forcimin e shtetit, por sot gjendja është ndryshe. So t LDK ja hapur fton qytetrarin e Kosovës që nëse ia japin votën LDK ja do të forcoi drejtësin, rastet e vrasjeve do të fillojnë të zgjidhen, familjarët do të kenë bile një satisfaksion se kush ishte pas vrasjeve dhe plagosjeve, LDK ja ka sot guximin dhe ka kapacitete profesionale e morale të bëjë të mundurën që e kaluara e afërt të sqarohet si duhet. LDK ja kishte shumë gabime, sidomos përqafja e saj me pDK, ku Z. F. Sejdiu lejoi që Z. Thaqi të luante me te dhe me LDK si macja me miun, shkurt aso kohe për nji post Presidenti Sejdiu e shkerdheu mundin e miliona LDK istëve duke amnistuar bandat kriminale të PDK-së, por kësaj radhe LDK istet nuk do e lejojnë një gjë të tille, jo asesi dhe me këtë rast e themi hapur si LDK ista se as mos të mendojnë në LDK që pas zgjedhjeve të luajne me ndjenjat tona se do të radikalizohemi tepër shumë dhe dikush do na e shof sherrin, Jo nuk lejojmë që të flejmë edhe nji here në shtrat me krimin e kriminelet, kurrsesi. Xhemal Mustafa, Enver Maloku, Smajl Hajdari, Ekrem rexha, Tahir Zemaj, Ahmet Krasniqi, Bardhyl Ajeti, Besnik dajaku e Bekim Kastrati, Shaban Manaj e K. Rraci, S. Qekaj e A. Ramadani si dhe qindra të tjere do na mallkojnë nga varret, por ne duhet të bëjmë atë që duhet që Familjet e këtyre figurave së paku shpirtërisht të kenë pak paqe në brendin e tyre duke zbuluar vrasësit dhe urdhërdhënësit.

LDK sot e ka përnjime, e kush i ka thanë dhe i thotë vetes LDK ist duhet ta votoi këtë parti. Duhet LDK istët të kenë kujdes se janë edhe dy parti që në prapaskenë punojnë me PDK që ta mundin LDK-në, sidomos VV ja dhe pak edhe AAK ja, ngase sidomos VV ja është e interesuar që të fitoi PDK ja dhe të dobësohet LDK ja, mos u hutoni votues por dilni e votoni, se nuk ecet pe¨rpara me fjalë e llafe çajtoresh, jo jo me çaj rusi nuk forcohet shteti por me angazhime dhe këtu e keni pikën, votojeni LDK në dhe me këtë votoni një Kryeministër Akademik që bota e njef si ekonomistin ndër më të njohurit në rajon, e pra edhe këto ditë Z. Isa Mustafa po tregon pjekuri, urtësi, guxim, dije dhe prirje e edhe përkrahje nga shtetet perëndimore e sidomos nga Gjermania që Kosova të zhvillohet si duhet. Me 8 qershor shkurt qytetarët e Kosovës e kanë vetëm një detyrë, ta eliminojnë nga skena të keqen dhe krimin e ta sjellin në qeveri dijen, moralin, profesionalizmin, mendësin ekonomike dhe shumë çka nga vizioni RUGOVIAN, shkurt na duhet shtet demokratik me forcim ekonomik, ketë do ia ofroi Kosovës LDK ja me kryeminsitër Isa Mustafën që do e foroi një ekip qeveritar me figura profesionale e jo me të sterkequr dhe të shanatazhuar siq ishte në kohën e Sejdiu, po une jam LDK.

XHEVAT REXHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LULZIM BASHA, PRURJE EURO-ATLANTIKENga RAMIZ LUSHAJ (06.07.2014)
NJË MONITORIM I RI KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR SHQIPTAR DHE GLOBALStudim nga dr. ZEF MULAJ (06.05.2014)
RAMUSH HARADINAJ, PA “100 DITËSHIN E RUZVELTIT”Esè nga RAMIZ LUSHAJ (06.04.2014)
MARRËDHËNIET SHQIPTARO-AMERIKANENga ASLLAN DIBRANI (06.02.2014)
ANTISHQIPTARI IRINEJ, TRAZIMET ONLINE DHE NJË DOKUMENT I DHJETORIT 1992 PËR "ÇËSHTJEN JANULLATOS" (06.02.2014)
LAMTUMIRË AMERIKË-Amanet,  vëllazen t’mergimit,Ta këndojmë bashk kangën e kthimit…-Poezi nga ZEQIR LUSHAJ (05.30.2014)
FISET E PAKISTANIT ME PREJARDHJE SHQIPTARE - FAKTET QË FLASIN PËR ILIRËT (05.28.2014)
DJALI I ZHEPOVËS AGRON DRAGOJ MBETI NJË DRAGUA NË PAVDEKËSINË E HISTORISËNga XHEVAHIR CIRONGU (05.27.2014)
UDHA E SHKRONJAVE SHTEGTON ME SUKSES NË RRUGËTIMIN E SAJ HISTORIKNga SOKOL DEMAKU (05.26.2014)
NË KUJTIM TË MESHTARIT TONË TË DASHUR MOSINJOR DON DAMJAN KURTI (1937-2014)Nga MARJAN SEBAJ-SOPI (05.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]