VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - XHULI SPAHIU SHPALOS POTRETIN E HUMANISTES DHE VEPRIMTARES BEHIDE HASANIFotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 08:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
XHULI SPAHIU SHPALOS POTRETIN E HUMANISTES DHE VEPRIMTARES BEHIDE HASANI
Fotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI

E Premte, 08.15.2014, 06:17pm (GMT+1)



Vapa e madhe  e këtyre  ditëve të Gushtit  përkundër  fluksit të pushimeve   në  shumë vende   pati edhe aktivitete të ndryshme kulturore  . Njëri ndër këto  aktivitete ishte edhe  Seksioni i  XII shkencor, i  organizuar nga (Shoqata e Intelektualëve Mbarë    Shqiptar )"Trojet e Arbrit". Tubimi  u mbajt në hotel "Evropa" në Gjakovë, më 9 gusht 2014. Tema   ishte  me karakter historik  nga "Ripushtimi jugosllav i Kosovës dhe trojeve tjera etnike prej vitit 1944 dhe Qëndresa shqiptare".

Ne takim  morën pjesë  rreth 80 veta,nga e gjithë bota  që   grumbulloj   intelektual krijues dhe publicist të ndryshëm.

Kumtuesit trajtuan, evokuan dhe shpalosën kujtesën historike për ngjarje e figura të atyre viteve të rënda e dramatike të Kosovës së ripushtuar. Kujtesa historike për qëndresën antisllave e shqiptarëve të Kosovë, sinjalizoj edhe njëherë në aspiratën  tonë kombëtare  për të drejtën e vetëvendosjes së këtij kombi për të jetuar brenda një shteti shqiptar, vetëpërcaktim që u mohua sistematikisht nga sllavët pushtues.

Pjesëmarrësit Nue Oroshi, Tomë Mrijaj prof. Dr. Muhamet Shatri, janë vetëm nga disa drejtues të kësaj Shoqate, e cila ka nisë rrugëtimin e saj që para një dekade dhe ka nxjerrë në dritë njëmbëdhjetë numra të vet, ku përmbledh kumtesat e një seksioni  shkencor. Në mesin e 85 referuesve, me kumtesat e tyre dhanë kontributin e tyre autorë si prof.dr.Muhamet Shatri, prof. dr. Jahja Drançolli, Ahmet Mehmeti, dr. Riza Sadiku, dr. Izber Hoti, dr. Mehmet Rukiqi, mr. sci. Nue Oroshi, Tomë Mrijaj, Mentor Kaçi, Leonora Laçi, Selman Etemi, Artur Roshi, Sulejman Gjana, Gjon Marku, Frrok Kristaj, Prend Buzhala, Fatbardha Mulleti -Saraqi, Xhemal Meçi, Pal Canaj, Avni Bilalli, etj. Pjesëmarrësit ishin nga  Kosova , Shqipëria, nga trojet etnike në Maqedoni, Mal të Zi e Preshevë, nga diaspora jonë në Evropë,nga Amerika dhe Australia. Vlerat  dhe kumtesat  shkencore  i paraqiten mbi 80 veta .

Aty pati edhe të pranishëm që  kishin  një reputacion  kombëtare në veprimtarinë e tyre dhe aktivitete kombëtare  , shkencore  krijuese dhe humanitar nga të cilat përmes këtij tubimi  u pasqyruan    shumë shkrime .

-Një nder pjesëmarrësit  e këtij takimi  ishte edhe  Xhuli Spahiu  një poete , aktiviste  dhe një punëtore e zellshme  nga Gjilani me  një serë aktivitetesh , humanitare  dhe  është "Sekretare  e Shoqatës  për të drejtat e liritë e njeriut për Kosovë". Zonja Xhyli  pasqyroj   figurën e aktivistes  nga Zvicra,  zonjën Behide Hasanin që pa ju shmangur   simpoziumit   e përputhi  në formë   profesionale  portretin  e saje  me sa vijon:

 

10414517_508199639325619_2658455825420015282_n

Pamje e zonjës Xhuli Spahiu  në  leximin e kumtesës së vet 

kushtuar  z.Behide Hasanin përmes  këtij takimi.

 

 

Kam nderin dhe privilegjin që gjendem sot në mesin e juaj në mesin e shumë intelektualëve ,historianëve, shkencëtarëve, por edhe veprimtarëve e humanistëve të shumtë të Kosovës  dhe ma gjerë që po marrin pjesë në këtë takim  me vlera  nacionale. Në mesin e  këtyre njerëzve kam nderin dhe jam shumë e lumtur që është sot në mesin tonë një grua me një zemër të madhe ,me shpirt të pasur, me dashuri ndaj gjithë njerëzimit dhe një grua me një dinjitet aq të madh e cila dinë të afroj dhe ndihmoj  në çdo aspekt. Pra të nderuar e shumë të respektuar kjo është zonja Behide Hasanaj , një grua  me shpirt dhe zemër  shqiptare. Unë sot para jush kam nderin të shpalos në pika të shkurta për jetën dhe veprën e të madhes Behide Hasanaj .Pra jeta dhe vepra e humanistes dhe veprimtares, zonjës Behide Hasanaj, është mbushur me një bagazh të madh,  me një aktivitet  te gjithanshëm  sidomos për shqiptarët  në Zvicër . Është një humaniste e cila virtytet e humanitetit i ka marrë nga tradita jonë shqiptare, e mishërimin për ta ndihmuar të varfrit ,i ka marrë nga idolja dhe e madhja humanistja Nënë Tereza - Gonxhe Bojaxhiu. Veprimtaria e saj dhe  kontributin e ka filluar qysh në vitet e fëmijërisë që nga mosha 7 vjeçare në klasën e dytë të shkollës fillore. Hapat e parë  të shkollimit i  morri në Pejë. Ndërtimi i saj si një qytetare  në   vitin 1980 e gjeti me aktivitete të  mëdha me kontributin e saji humanitar. Kështu që në vitet e tetëdhjeta zonja Behide filloj me çeize të nusërisë ku kontributi i saj ishte humanitarë, po ashtu vullnetarisht ajo edhe qepte çejzin e nuseve me çka i tubonte këto financa të grumbulluara për  të varfrit . Atyre vajzave apo nuseve që ishin të varfra dhe se nuk kishin si me pagua çejzin e martesës kështu që ajo falas ju qepte  dhe i ndihmonte . Ditën për veti punonte e natën për ata qe nuk kishin mundësin të paguanin. Gjithnjë  solidariteti i saj ishte në qendër të vëmendjes me ato kushte që vepronte dhe punonte!.

 

Ajo  krijoj familje dhe  i rriti, po ashtu edhe fëmijët e vet,  falë punës dhe ato  veti   ju ka promovuar edhe fëmijëve të vet  në edukatë dhe kulturë, po edhe  ne  shpirt të pajisur me  vepra humane për t'i ndihmuar të tjerët. Pasi   që Kosovën  e përfshin ngjarjet e viteve 1981, mori rrugën e kurbetit  nga qe nuk pati siguri   nga arrestimi , fillimisht ajo shkoi në Sarajevë. Edhe atje   u aktivizuar  dhe u përkujdes për jetimë nga që e ndiente  veten  gjithnjë në lëkuren e  skamnorëve dhe  i ndihmonte .Nga Sarajeva shkoi në Zvicër në vitin 1983. Këtu kishte fillua mu marr me çështjen kombëtare me që ra në lidhje  me  shumë organizator qe  u inkuadruar edhe në këto lëvizje për t'ju rrekur  veprimtarisë   për çlirimin e Kosovës nga okupatori serbo-sllav. Zonja Behide vazhdoi punën humanitare për krah  veprimtarisë   politike për   Kosovën.  E madhja humaniste, zonja Behide Hasanaj, grua e cila nuk diti të lodhet kurrë për këtë popull .Grua e cila ka dhënë dhe jep shumë për këtë popull dhe deri tash nuk është ndalur asnjëherë t'u u dal në ndihmë njerëzve  me nevoja nga Kosova   që fillimisht janë të pa strehë e të pa shtëpi. Kjo aktivitetin e vet   e përhapi edhe në shumë  shoqata humanitare Zvicerane si dhe me shumë personalitete bamirëse dhe politike të shtetit zviceran  i cili e ndihmoji Kosovën në shumë aspekte .Zonja Behide Hasanaj gjatë luftës në Kosovë u angazhua direkt përmes Shoqatave Humanitare ne Zvicër dhe e ndihmoji popullin shqiptar në Kosovë. Me aktivitete humanitare Behide Hasanaj pas shumë viteve në shërbim të humanitëtit është e gatshme që edhe njëherë të rifillojmë rrugën e pajtimit që bëri i madhi profesor  Anton Qeta me rini dhe popull. Zonja Behide shprehet, dëshiroj  ta shuajmë hasmërinë në mes veti. Mos ti lëmi  nënat me duar në gji, të mbesin fëmija pa bukë dhe pa shkolla. Ajo  thërret përmes një  mesazhi ku thotë kështu " Vëllezër e motra, kudo që jeni të shtrijmë dorën e pajtimit e di se është vështir, po ta bëjmë zemrën guri dhe të ja falim gjakun njeri tjetrit" Serbisë po ja falim krejt gjenocidin çka  ka bërë kundër popullit tonë. Serbisë po i falim  njerëzit e pa gjetur apo të varrosur nën   asfaltet e Serbisë .Po i falim dëbimin nga vatrat tona  neper botë!!!!???... Po i heshtim dhe po i  harrojmë 20 mi femra të përdhunuara, ende të pa përkrahura apo rehabilituara!.  Po tolerojmë Serbinë  për  dëmet e pa kthyera nga gjenocidi  prandaj ta falim edhe na njeri tjetrin,   me kusht qe mos të derdhet gjaku  në mes veti. Serbin po e durojmë  edhe kur cenon integritetin e vendit tonë,  andaj të pajtohemi  në mes veti që t'i dalim zot atdheut tonë të shtrenjtë. Ushtrinë tonë  mundohen që ta njollosin  prapë ne po shuajmë  dhe po durojmë, andaj të respektojmë njeri tjetrin  që ta duam sa ma shumë atdheun përmes njëri tjetrit. Kurse tek ne, të na ndodhin këto vrasje ne mes vete nuk është mirë. Prandaj i ftoji gjeneratat e reja tash me vullnetin e tyre qe kanë ta ndjekin rrugën e të ndjerit profesor Anton Qetes  dhe  veprimtareve patriot ndaj atdheut...

 

 

 

10455183_507861706026079_9004946484704143363_n

 

Pamje  e zonjave Behide Hasani dhe Xhuli Spahiu  , dy veprimtare   humanitare dhe   krijuese  qe lanë gjurmë   të  mëdha  në  karrierën e tyre.

 

Të shkruhet e flitet për humanisten Behide Hasanaj, nuk është e lehtë sepse kontributi i saji në shërbim të humanitetit është i madh. Ajo është një humaniste me shpirte të madhe e cila me punën e saji të palodhshme dhe përpjekjet e mëdha në shërbim të humanitetit, bëri që të përfiton zemrat e shumë organizatave humanitare në Zvicër dhe më gjerë, që ti dalin në ndihmë të varfërve dhe skamnorëve në Kosovë. Le të mbetet për fund ta  falënderojmë   zonjën Behide,  për kontributin e dhënë   edhe në ekspozitat  mbi gjenocidin serb në Kosovë, që i panë me   mijëra zviceran  e qe sensibilizoj shumë  qytetarë të këtij vendi  qe ti ikën propagandës së Beogradit kundër popullit shqiptar.

 
ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MJESHTRI I FOTOGRAFISË ARTISTIKE ALEX SELIMAJ - DRITË E PASTËR E KOHËSNga RAMIZ LUSHAJ (08.12.2014)
'ONUFRI' I SHYQERI NIMANITNga FAHRI XHARRA (08.12.2014)
BALANCA FETARE, MOMENT HISTORIK PËR KOMBIN SHQIPTAR (I)Nga JONADËR AGOLLI (08.09.2014)
FRAN NOPÇA - HEBREU HUNGAREZ QË E LARTËSOI KOMBIN SHQIPTAR NË BOTËNga FAHRI XHARRA (08.08.2014)
HESHTJA NUK ËSHTË MË FLORI: ZOGU-FLORIRI-FULLANINga SULEJMAN GJANA, kryetar i PLL (08.08.2014)
ALEKSANDRE LAMBERT - EVROPA E SABOTOI HISTORINË TUAJ NË SHEKULLIN XIX, KUR ILIRINË E QUAJTI BALLKAN (08.07.2014)
DËSHPËRIMISHT FULLANINga DRITAN HILA (08.06.2014)
PRINCI GJON MUZAKA, TESTAMENTINga MOIKOM ZEQO (08.06.2014)
TË NJIHEMI ME STUDIUESIN SHQIPTAR NË FUSHËN E SHUMEROLOGJISË ANASATAS SHUKENga KUJTIM MATELI (08.05.2014)
SERBO-SHQIPTARËT NË LUFTËN E SIRISË PËR PARA DHE 'ALLAH' E FE!Opinion nga ASLLAN DIBRANI (08.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]