E Hënë, 04.29.2024, 10:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
DËSHPËRIMISHT FULLANI
Nga DRITAN HILA

E Mërkurë, 08.06.2014, 10:46am (GMT+1)



Kur italianët projektuan godinën e bankës sonë qendrore, kishin planifikuar brenda saj një apartament ku duhej të jetonte guvernatori.

Kishte lidhje me autonominë, diskrecionin, sovranitetin që gëzonte në raport me shoqërinë dhe godinën ku mbretëronte.

Kjo është simbolika. Në konceptin e shtetit modern, guvernatori është mbret i financave. Duke ditur ngasjen e politikës të ndërhyjë në sistemin bankar, emetimin e parasë, normat e interesit dhe të tjerë mekanizma ekonomikë, i është dhënë autonomi e pakontrollueshme; si njeri që jeton me ekonomi për ekonominë; kombinimi i Papës, murgut dhe qenit roje të financës kombëtare; me presupozimin e pasjes së integritetit moral, prejardhjen nga financa e lartë, arsim solid, të shkuar të spikatur.

Ligji shqiptar, ka parashikuar të njëjtat prerogativa. Në 78 nene që ka, lexon se guvernatori i bankës mund të bëjë atë që nuk e bën dot as qeveria: diellin e furtunën; të emetojë para, të ulë a rritë normën e interesit, të lidhë marrëveshje, të emërojë dhe çemërojë pa i dhënë llogari kurrkujt, përfshirë ligjin; t'i caktojë rroga vetes e të tjerëve, të menaxhojë paranë në dispozicion të tij e të të tjerëve. Influenca shkon edhe më tej, duke ditur se bankat e nivelit të dytë, varen ekskluzivisht nga ajo qendrore.

A mund të kontrollohet? Zgjedhja e tij parashikohet me votim të thjeshtë si propozim i presidentit. Pas kësaj, penalitetet që mund të bien mbi të, janë inekzistente në praktikë. Maksimumi i kompetencës që ka kryeministri është pezullimi për 30 ditë. Pas kësaj, nëse Kuvendi nuk e shkarkon (presupozohet votim, megjithëse ligji nuk e specifikon, çka lë shteg të mendosh se Kryetari i Kuvendit nëse nuk do, nuk e fut as në rend të ditës), atëherë guvernatori kthehet në detyrë.

Aktualisht BSH është në syrin e ciklonit. Një punonjës i rëndomtë, ka lehtësuar kavonë e saj me 7 milionë dollarë. Është qershia mbi tortë; vazhdim i skandaleve që ndodhin në bankat e nivelit të dytë, ku nuk kalon muaj pa u raportuar për punonjës që plaçkisin llogaritë e klientëve. Kemi paaftësi dhe mungesë të protokolleve të sigurimit nga maja e deri në bazë. Ngjan se sistemi bankar shqiptar vepron me psikologjinë e një sekti, ku paraja nuk është idhulli për t'u ruajtur, por ai që duhet ta rrjepin të parët.

Skandali i ndodhur në fund të 300-ditëshit të parë të qeverisjes "Rama", ishte pa dyshim darovitje e hidhur. Pas një fushate elektorale të socialistëve ku objektivi kryesor ishte korrupsioni, dhe të celebrimit të 300 ditëve qeverisje ku lajtmotivi ishte lufta ndaj tij, qeveria ndodhet përballë megaskandalit që tregon nivelin banal të sigurisë dhe keqqeverisjes së sistemit bankar, ku pak ose aspak ka mundësi të ndërhyjë. Ka tri rrugë. E para, forcimi i kontrollit qeveritar mbi bankat nëpërmjet ndryshimeve ligjore. Në kushtet kur partnerët e huaj janë xhelozë ndaj prekjes së sistemit, do të ulej simpatia e qeverisë në sytë e të huajve që pompojnë para në venat e ekonomisë së sfilitur shqiptare. E dyta, shkarkimi në parlament i guvernatorit. Ngjan i largët, pasi sinjalet që vijnë nga spektri politik janë të qarta: Fullani gëzon ende mbështetjen e dy forcave politike që e zgjodhën. E treta, është ndërhyrja e prokurorisë për shkarkimin e guvernatorit. Por në kushtet kur gjyqësori është në kaos, ndërsa Prokurori i Përgjithshëm, një ndër personazhet më pa ngjyrë e pa gjak të historisë së drejtësisë, atëherë mund të thuhet se, sa ndodhi, nuk ishte asgjë më shumë se një kronikë e zezë për faqet e shtypit.

Brejtja e ndërgjegjes do të ishte një rrugë tjetër që Fullani të largohej dhe t'u hapej rruga reformave në sistemin bankar. Por këtë askush nuk e mendon.

Ndaj, më e mira që urohet, është të mos budallepsemi e të fillojmë të besojmë se çka ndodhi ishte shenjë e funksionimit të sistemit. Pasi në botë, kur sistemi jep shenja të tilla, e thyejnë dhe e bëjnë sërish nga e para; fusin në burg përgjegjësit dhe forcojnë rregullat.

Ngjan se rruga e reformës shqiptare në banka do të jetë e gjatë dhe me kompromise. Hapi i parë do të jetë që, pasi Fullani të mbarojë mandatin, përzgjedhja e pasardhësit të tij, të jetë më e përgjegjshme. Dhe kur mendon se hapi i parë do të ndërmerret pas pesë vjetësh, do të thotë që duhet durim. Dëshpërimisht durim.

P.S. Një sugjerim: Pas gjithë këtyre vjedhjeve në banka, mos vallë do të jetë e udhës që Bitrin ta punësojmë si këshilltar? Derisa gjithë ata djem e vajza me doktoratura nuk po qullosin gjë, mbase ky del më i zoti e ngre sisteme që do të jetë e vështirë të thyhen.
DRITAN HILA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRINCI GJON MUZAKA, TESTAMENTINga MOIKOM ZEQO (08.06.2014)
TË NJIHEMI ME STUDIUESIN SHQIPTAR NË FUSHËN E SHUMEROLOGJISË ANASATAS SHUKENga KUJTIM MATELI (08.05.2014)
SERBO-SHQIPTARËT NË LUFTËN E SIRISË PËR PARA DHE 'ALLAH' E FE!Opinion nga ASLLAN DIBRANI (08.04.2014)
UDHËTIM, ME “DJALIN E TIGRIN”, NË ZOGAJ E GJAKOVË…Nga IBRAHIM HAJDARMATAJ (08.03.2014)
SHTËPIA E LIRISË SHQIPTARO-AMERIKANE NDERON MOTRAT ISLAMI ME ÇMIMIN SHQIPONJA E LIRISË (08.02.2014)
A MUND TË KETË BAZË TERRORIZMI URBAN TEK NE?!Nga BEN ANDONI (08.02.2014)
'E VËRTETA'... E PAVËRTETË E PROF EMIL LAFE Gjuha Shqipe si tipar themelor i kombit kërkon bashkim e jo ndarje. Nga KOLEC TRABOINI (07.31.2014)
HIMARA - NJË KOMUNË SI TË TJERATNga DRITAN HILA (07.30.2014)
Fotoreportazh nga Nju Xhersi,KORRIKU JU NDËRRON MBIEMRIN VAJZAVENga ISMET NELA (07.29.2014)
SPORTISTËT SHKODRANË QË KANË LUAJTUR DHE KËNDUAR MUZIKËNga QAMIL GJYREZI (07.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]