E Hënë, 04.29.2024, 12:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
HESHTJA NUK ËSHTË MË FLORI: ZOGU-FLORIRI-FULLANI
Nga SULEJMAN GJANA, kryetar i PLL

E Premte, 08.08.2014, 07:47am (GMT+1)



Mbreti vodhi floririn dhe paret e shqiptarëve" është ky refreni që republikat në radhë (diktatoriale, socialdemokrate dhe kriptokomuniste) kumbonin herë me zë "në akuta" e herë me zë belbacak, për 70 vite më radhë.

"Historianët", "politologët", "politikanët", "filozofët", "intelektualët" dhe shumica e krijesave të komunizmit alla-shqiptar të formuar në "shkollat" dhe "universitetet" enveriste, kanë mbajtur iso. Kori i mjeranëve.

Por sot nuk është më një këngë kundra mbretërisë së Ahmet Zogut, por një kaba qaramane që të bezdis veshin kur e ridëgjon për të satën herë, sidomos nga goja e atyre që vazhdojnë t'i shërbejnë ideologjisë, kastës, rrjeteve dhe klaneve që shkatërruan Shqipërinë dhe themelet e identitetit të kombit tonë. Ndërsa heshtja e këtij soji të pasoj sharlatanësh dhe manipulatorësh kundrejt krimeve që i bënë komunistët dhe neokomunistët pasurisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve, është shurdhuese dhe e patolerueshme. Sot duhet kthyer shikimi pas...

Refreni: Mbreti Zog ka vjedhur floririn dhe paret e shqiptarëve"...

Rast ky unikal në botë ku "vjedhja" ndodh me vendim të organeve përkatëse, me procesverbal dhe akte konform dispozitave ligjore. Aq më tepër kur floriri i "vjedhur" shpenzohet (po me procesverbal dhe dokumentacion të arkivuar) në shërbim të të "vjedhurit"...

Refreni: Mbreti Zog ka vjedhur floririn dhe paret e shqiptarëve"...


Enveristet vodhën floririn (madje edhe atë me vlerë numizmatike) nga "bejlerët dhe agallarët" e Mbretërisë Zogiste. E më pas e derdhën këtë flori në statuja prej bronzi, shtëpi prej parafabrikati, statura prej allçie, bunkerë të çimentuar dhe... në depozita bankare në Zvicër e gjetkë. Madje binjakëzuan edhe lekun me dinarin dhe... floriri shqiptar mori rrugën Tiranë-Beograd. Më pas erdhën titanët, bijtë e enveristëve, kriptokomunistët, bijtë e Bllokut që e çuan floririn, devizat dhe lekun shqiptar në zgrip. Terapia e shock-ut ishte vepër e një biri, që babain e kishte kokë e këmbë bllokmen.

Nëse Shqipëria kishte akumuluar një sasi marramendëse pasurie gjatë 11 viteve të Mbretërisë, çfarë pasurie duhet të ishte akumuluar gjatë 45 viteve të diktaturës komuniste dhe pse nuk dëgjohet zëri i sharlatanëve për vjedhjen e kësaj pasurie dhe për shpenzimin e saj në dëm të shqiptarëve?

Refreni: Mbreti Zog ka vjedhur floririn dhe paret e shqiptarëve"...


Sudja dikur deklaronte shkallëve të pallatit ku "˜merrte e jepte para me thasë': "Nuk e dini ju se ne jemi komunistë, s'kemi lidhje me të deklasuarit" (vetëkuptohet, kur Sudja ishte "Shën Sudja e shqiptarëve të '97-ës). Rrapush Xhaferi mbante mbi tavolinë paret e shqiptarëve dhe nën të, portretin e Enverit. Edhe ai i bëri rrush e kumbulla paret e shqiptarëve.

Nëse Shqipëria dhe shqiptarët kishin fituar lirinë dhe kishin përqafuar armikun kapitalist dhe ekonominë e tregut, përse u lejua edhe njëherë "shtetëzimi" i pasurisë së akumuluar për 5 vjet dhe pse nuk dëgjohet zëri i sharlatanëve për vjedhjen e kësaj pasurie dhe për shpenzimin e saj në dëm të shqiptarëve?

Refreni: Mbreti Zog ka vjedhur floririn dhe paret e shqiptarëve"...

Në fillim të mijëvjeçarit të ri, mushkat e Kërrabës mbartnin mbi shpinë floririn e shqiptarëve dhe thesari i shtetit u zhduk "pa nam, pa nishan"... dhe sigurisht pa fletëdalje, por me garancinë e mbylljes së çështjes dhe të... gojëve!
Nëse krimi i shumëfishtë që lidhet me të njëjtën vepër penale e zbeh objektin parësor të krimit (pra kur sasia që e shkaktoi krimin humbet rëndësinë dhe vlerën e saj) duke rritur shkallën e dënimit, pse nuk dëgjohet zëri i sharlatanëve për vjedhjen e kësaj pasurie dhe për shpenzimin e saj në dëm të shqiptarëve?

Refreni: Mbreti Zog ka vjedhur floririn dhe paret e shqiptarëve"...

Sot kemi mbërritur tek i fundit që s'po njeh fund. Fullani... i Bankës së kusarëve me kollare të ngjyrosur sipas ngjyrës së siglës që merr-e-jep pushtet. Partitë politike "˜më të mëdha' në vend, po kërkojnë t'u japin "˜share' aksioneve politike të Fullanit sa majtas aq edhe djathtas. Në fund të fundit janë në të drejtën e tyre demokratike të artikulimit të qëndrimeve politike, por... kabaja qaramane dhe heshtja shurdhuese vazhdojnë...
Refreni: Mbreti Zog ka vjedhur floririn dhe paret e shqiptarëve"...

Frëngjishtja ka një shprehje idiomatike "maison de tolérance" (shtëpi publike, bordello)... Prej këtej në shqip mund të thuhet troç fare: "në shtëpinë publike nuk mund të flitet për moral".

Dhe shtëpitë publike të djeshme e të sotme vazhdojnë avazin: "Mbreti Zog ka vjedhur floririn dhe paret e shqiptarëve"... Sepse "e përdala të bën të përdalë", - thotë populli ynë.

Në këto rrethana, për të mos u përballur nesër as me ndonjë kaba qaramane as me një heshtje shurdhuese të sharlatanëve, Fullani do të bënte mirë të jepte dorëheqjen.
Ndërsa refreni do të vazhdojë derisa populli shqiptar të zgjohet nga gjumi dhe heshtja në të cilën e kanë vënë melodia e saj.
SULEJMAN GJANA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ALEKSANDRE LAMBERT - EVROPA E SABOTOI HISTORINË TUAJ NË SHEKULLIN XIX, KUR ILIRINË E QUAJTI BALLKAN (08.07.2014)
DËSHPËRIMISHT FULLANINga DRITAN HILA (08.06.2014)
PRINCI GJON MUZAKA, TESTAMENTINga MOIKOM ZEQO (08.06.2014)
TË NJIHEMI ME STUDIUESIN SHQIPTAR NË FUSHËN E SHUMEROLOGJISË ANASATAS SHUKENga KUJTIM MATELI (08.05.2014)
SERBO-SHQIPTARËT NË LUFTËN E SIRISË PËR PARA DHE 'ALLAH' E FE!Opinion nga ASLLAN DIBRANI (08.04.2014)
UDHËTIM, ME “DJALIN E TIGRIN”, NË ZOGAJ E GJAKOVË…Nga IBRAHIM HAJDARMATAJ (08.03.2014)
SHTËPIA E LIRISË SHQIPTARO-AMERIKANE NDERON MOTRAT ISLAMI ME ÇMIMIN SHQIPONJA E LIRISË (08.02.2014)
A MUND TË KETË BAZË TERRORIZMI URBAN TEK NE?!Nga BEN ANDONI (08.02.2014)
'E VËRTETA'... E PAVËRTETË E PROF EMIL LAFE Gjuha Shqipe si tipar themelor i kombit kërkon bashkim e jo ndarje. Nga KOLEC TRABOINI (07.31.2014)
HIMARA - NJË KOMUNË SI TË TJERATNga DRITAN HILA (07.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]