E Mërkurë, 05.08.2024, 11:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PESHKOPIA, VARFËRI DHE MUNDËSI ZHVILLIMI
Në qytetin e Peshkopisë rreth 800 familje jetojnë me ndihma sociale dhe shumë të tjera mbahen me tregti dhe biznese të vogla

E Djelë, 12.07.2014, 09:42am (GMT+1)


Krahinat verilindore të Shqipërisë mbetën gjatë viteve të tranzicionit midis varfërisë dhe papunësisë. Krahina si Dibra mbetën zonat më të varfëra, edhe pse kanë burime të mëdha natyrore për të zhvilluar ekonominë, turizmin apo industrinë. Pushteti vendor shpreson të marrë më shumë fonde dhe projekte pë zhvillim nga qeveria qendrore. Ndërkohë, në qytetin e Peshkopisë, disa qindra famillje jetojnë me ndihma ekonomike dhe shumë të tjera mbahen me tregti dhe biznese të vogla.

"‹"‹Prefektura e Dibrës dhe qyteti i Peshkopisë janë midis zonave më të varfëra të Shqipërisë. Qytetarët pohojnë se asnjëherë më parë qarku i Dibrës nuk ka qenë kaq i varfër dhe i pambështetur. Sipas INSTAT, Dibra është qarku që merr më shumë ndihmë ekonomike krahas Shkodrës, dhe Elbasanit.

Prefektura e Dibrës ka rreth 140 mijë banorë. Por në qytetin e varfër të Peshkopisë jetojnë vetëm rreth 20 mijë banorë, ndërsa pjesa dërrmuese jetojnë në komunat dhe fshatrat rrotull. Varfëria ekonomike dhe mungesa e fondeve ka zbehur ndjeshëm edhe jetën kulturore të kësaj zone të njohur për folklor të pasur dhe turizëm historik.

Qytetarët e Peshkopisë po kalojnë një periudhë të vështirë ekonomike. Ata po mbijetojnë duke u marrë me bujqësi, duke u vetëpunësuar në biznese të vogla shërbimesh për qytetarët. Intelektualët e zonës mendojnë se pushteti vendor ka nevojë për më shumë kompetenca dhe buxhete investuese.

Edhe pse i rrethuar nga lumenj dhe shumë burime natyrore, Peshkopia ende nuk ka një ujësjellës të rregullt. Drejtuesit e bashkisë bëjnë të ditur se së shpejti do të nisë një investim për ujësjellësin nga qeveria.

Edhe pse në mesin e një papunësie të gjerë, krahina ka burime të pashfrytëzuara për turizëm, pasi ka shumë pyje, liqene dhe llixha të famshme kurative, të cilat mund të punësojnë mijëra njerëz në Dibër, Rrëshen e Mirditë.

Derisa turizmi të marrë zhvillim, banorët e Dibrës po jetojnë një pjesë me ndihma sociale, një pjesë me vetëpunësim në biznese të vogla dhe një pjesë me punësime ditore në të zezë. Në Qarkun e Dibrës 70% e familjeve jetojnë në fshatrat përreth, ndërsa në qytet s'ka vende pune në biznese të mëdha, dhe papunësia është e lartë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KINEZËT - NDARJA ME SHQIPTARËT, E HIDHUR DHE MALLËNGJYESE (12.05.2014)
SINADINOVSKI - NË FAMILJEN TONË FLITEJ SHQIP, BABAI IM THOSHTE SE NE JEMI SHQIPTARË (12.05.2014)
ËNDËRRAT PRESIN VENONËNNga LETICIA GARGJOLA (12.03.2014)
ZEQIR LUSHAJ - TROLLI I ARBËRIT NJË FLAMUR-Këngë për patriotin hotjan Rexhep Haradini- (12.01.2014)
FLAMUR E SHQIPE-Cikël me 10 tekste këngësh për Kosovën, nga libri “Fjala mbi tel…” -Nga ZEQIR LUSHAJ  (11.29.2014)
JETË TË GJATË FLAMUR E SHQIPENga ZEQIR LUSHAJ (11.28.2014)
A KA NISUR RILINDJA SHQIPTARENga ZEF MULAJ (11.27.2014)
NËSE PO ZYRTARIZOHET KOALICIONI LDK-PDK, A THUA PSE U MBAJTËN ZGJEDHJET NË KOSOVË?Nga ASLLAN DIBRANI (11.27.2014)
ZHVILLIME TË REJA RRETH VRASJES SË VËLLEZËRVE BYTYÇI (11.26.2014)
DO TË NA MUNGOSH, PETRIT I BUSHATLLINJVENga DRITAN HILA (11.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]