VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PUNËMËDHENJTË E ROGANËSEsé nga RRUSTEM GECI

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 02:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PUNËMËDHENJTË E ROGANËS
Esé nga RRUSTEM GECI

E Enjte, 01.22.2015, 09:32am (GMT+1)


 Në foto prindërit e autorit: NAXHIJE GECI dhe LIMON GECI

Nëse dimë ta shkruajmë në letër jetën dhe historinë tonë, populli ynë kurrë më s´mund të kërcënohet nga fqinjët pushtues, dhe as nga fuqitë e mëdha. Ne kurrë s´bën t´i ndahemi aleatit tonë shpirtëror dhe strategjik SHBA-së, dhe shteteve që na u gjendën në ditët më të vështira. Historia, letërsia, arti dhe shkenca shqiptare, në shkrimet e tyre bartin tërë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e popullit tonë. Në Roganë pylli kurrë s´e ka fshehur diellin. Këtë e dëshmojnë koha dhe historia!..

Rogana është e moçme sa fjalët e gjuhës shqipe; tokë, ajër, bukë, ujë, diell, nënë, vëlla, motër, dashuri, liri dhe atdhe. Duke bërë këtë shkrim për jetën dhe veprimtarinë e prindërve të mi, Limon Gecit dhe Naxhije Gecit, jo rrallë dora më dridhej, dhe zemra më kullonte gjak, nga ato kujtime plotë vuajtje, mundime dhe beteja. Jeta nën sundimin serb, ishte jetë e të shtypurit, jetë e të burgosurit, jetë e krenarisë së plagosur. Veprimtaria e Limon Gecit, po edhe e patriotëve të tjerë të fshatit, ishte me ndikim. Babai im kishte mësuar shumë nga Zymer Rrudhani, një ish ushtar në oborrin e Sulltanit turk. Zymeri ishte edhe luftëtar edhe i ditur.

Popujt e vegjël s´ shuhen nga lufta, por nga heshtja, kam lexuar diku. Abetarja është gjithçka në jetën tonë. Udha drej lirisë nuk bëhet pa gjak, kështu i pat thënë gjyshi prindit tim, në një mëngjes tek po pinin kafenë. Luftat pa të shkruara janë lufta të harruara. Naxhije, shkronjat ma kanë marr gjumin. E ndiej veten të palumtur nga plagët, nga dhimbjet, nga detyrat e pakryera. Natën kur të gjithë flejnë, i thoshte nënës, unë bëj luftën time, luftën e pasosur të kraharorit. Kjo luftë i thoshte nënës sime babai, nuk di s´e ku na shpie. Kur vajta në Shkodër të bleja Abetaret për fëmijët, libërshitësi i Shkodrës më pat thënë; Shtatë shkronja në Abetare janë vetimë dhe kushtrim, ndërsa shkronjat e tjera,bashkëtingëlloret janë bubullima të tërësisë.

Nuk ishte e lehtë rrëfente im At, ta bëje dorën grusht, ose t´ia ngresh këmbëzën qarkut të pushkës kundër armikut. Rreth 30 mijë kilometra katror të tokës shqiptare ende i kemi qiell të copëtuar dhe të ndarë. Limon Geci ishte një njeri me formim kombëtar. Pemët që i kemi në kopsht thoshte im At, kurrë s´flejnë, ato s´i lë të bëjnë gjumë rrënja, uji i thellësive, erërat, agimet plotë diell, dhe shirat.

Njerëzit punëmëdhenj prindërit e mi i përkrahnin shumë. Kjo tokë e përjetshme thoshte im At, është fati ynë. Kësaj toke duhet t´i dalim zot. Në luftën për liri shprehej im At, është e tmerrshme, kur historia i rrëmben armët për vete. Atë çast, shkopin ma të rëndë që mund ta pëson një popull mund ta ketë nga historia e armatosur, nga raporti i forcave të kohës, dhe nga marrëdhëniet me fuqitë e mëdha. Që të mos na ndalin hovin prangat e duarve dhe muret e mendjes, duhet të bëjmë më shumë arsim, zhvillim ekonomik, dhe të lëvizim përpara. Kosova kurrë s´ka qenë pa burra të mençur, dhe trima kryengritës. Limon Geci dhe Naxhije Geci ishin një shembull bashkëshortësh të dashuruar në epikë e tokës së tyre.

Patrioti dhe veprimtari, Limon Geci lindi më 03. 04. 1911, në Roganë të Dardanës. Limon Geci shkollë fillore nuk kreu, por e ndjeki një kurs për shkrim-këndim, dhe Matematikë. Kjo pak shkollë prindit tim i ndihmoi shumë në jetën e tij. Falë atij pak shkollimi, Limoni Geci e mësoi shkrim leximin, matematikën, dhe historinë, dhe u aftësua ta lexojë e kuptojë për së mbari shkollën e jetës. Rogana dhe historia kryengritëse e Roganës qenë frymëzim për qytetari, dhe veprimtari patriotike. Im At, dhe ime Mëmë, ishin të dashuruar të tokës së tyre. Babit tim i pëlqente shumë stina e mbjelljeve, ndërsa mamit stina e bukur e pjekjeve.

Naxhije Geci, ( bashkëshortja e Limonit ) u lind me 25. O3. 1917, në fshatin Breznicë, të Krahinës të Mollës së Kuqe, Naxhija ishte intelegjente. Ajo pa ditë shkrim-lexim, i kishte mësuar nga fëmijët e saj 9 poezi të rilindasve, dhe i recitonte bukur në pauza punësh, ( veçmas kur thurte me krrabëz ) dhe nëpër dasma grash. Naxhije Geci këndonte shumë bukur. Ajo kishte krijuar edhe disa poezi të saj, por unë e kujtoj këtë poezi; O zog që këndon në pemë / Udhën mos e humb kah shtëpia / sigurisht edhe t´i ke motra e vëllëzër / që të duan dhe janë të përmalluar!..
 
Në ato vite të pushtimit të egër serb, Serbia ia kishte vu thonjtë në fyt Kosovës , dhe donte ta mbyste me burgje, varfëri, analfabetizëm dhe gjakmarrje. Lufta për të mbijetuar herë-herë, ishte e pashpresë. Por, i mbijetuari i ka çastet e tij heroike. Në ato vite të rënda nën pushtim jo njëherë, por disa herë, në këmbë kam udhëtuar, Roganë-Prishtinë-Gjakovë, dhe Gjakovë-Prishtinë-Roganë, për të siguruar, kripë, shtof dhe libra. Ne e dinim thoshte im At, s´e dielli nuk digjet, as ajri, as qielli, as toka. Ne duhet të lëvizim vetë përpara, dhe t´ia shtojmë detyrat vetes. Vetëm i shkolluar, dhe me arsim të mirëfilltë, hap pas hapi, betejë pas beteje, Kosova do bëhet me ëndërrën ma të bukur të saj.

Liria jonë shprehej Limon Geci, nuk është larg, dhe as s´mund të jetë larg, por, kalimin duhet ta bëjmë nëpër udhë të vështira, nëpër ngushtica betejash. Njohja e historisë, thoshte im At, është mësim i domosdoshëm, mjësim i së ardhmes. Prindërit e mi, Naxhija, dhe Limoni, ishin prindër të zgjuar. Ata i lindën shtatë fëmijë, 5 djem dhe 2 vajza; Shabanin, Bajramin, Kadriun, Hajrien, Hysnien, Rrustemin dhe Azemin. Limon Geci ishte patriot i flakët, arsimdashës i dëshmuar, dhe njeri me autoritet në fashat. Djali i tij Shaban Geci, ishte profesor letërsie, mjek, dhe doktor i shkencave të mjekësisë. Limoni në Roganë, ishte i afërt me të gjithë fshatarët. Në kohën e Rinisë së tij, ai bashkëvepronte me Balë Gecin, Hamdi Behën, Metush Krasniqin, Mon Qehajën, Shefki e Haki Kallabën, Rasim Rrudhanin dhe kryengritës nga fshatrat përrreth.

Limon Gecit nuk i pëlqenin mitet e rreme, dhe mashtrimet që i bënte armiku popullit. Ai ishte i drejtpërdrejtë. Betejat kundër telallëve të pushtetit, im At i fshikullonte. Limon Geci dhe Metush Krasniqi njiheshin shumë mirë. Metushi e kishte një motër te Gecët e Roganës, po edhe Gecët, vëllai i Limonit, Ahmet, e kishte vajzën për nipin e Metushit, Ramiz Krasniqin, mësues historie. Im At dhe Metush Krasniqi pajtoheshin për një lëvizje këndër pushtimit serb. Brezi ynë shprehej Metush Krasniqi, ( rrëfim i Limon Gecit ) ka fuqinë e këngës, dhe çdo i aftë që di të këndojë, është i aftë të bëjë çlirimtarin. Patrioti Metush Krasniqi, edhepse ishte shumë më ri se babai im, ai nderohej dhe respektohej, për idetë dhe aktivitetet e tij çlirimtare.

Në Aksionin famëkeq të armëve, popullata shqiptare në Kosovë, po edhe ajo në Roganë u rraf dhe u ndëshkua me shkopin e xhelatit, nga Udbashët e Rankoviqit. Gjëma e aksionit të armëve në Roganë, por, edhe gjithandej Kosovës ishte tmerruese. UDB-ja po ndëshkonte me shkop në dorë krenarinë e burrave të Roganës, dhe krenarinë e popullit për liri. Kemi shumë detyra për të bërë thoshte Metush Krasniqi. Plotë burgjet janë me ne. Kosova na thërret t´i dalim zot këtij vendi, etj e tjerë. Im At i mbante në mend ato ngjarje të përjetuara në kurrizin e tij. Ngrirja e nënës së Metush Krasniqit në borë ( në kohën e Aksionit të armëve ) dhe e një gruaje tjetër me të, e kishte zemëruar së tepërmi popullatën shqiptare. Metushi ishte i mençur, ne do të luftojmë, dhe do të fitojmë, por, jo në çastin kur do armiku.

Në një mbrëmje dimëri, në një debat familjar mamaja ime i bëri një pyetje të fortë babait: O Limon, kështu e thërriste ajo babain, a bëhet historia e lirë ndonjëherë, që të vjen edhe ajo në katundin tonë dhe të shoh për së afërmi, s´e çka po vuan ky populli ynë. Motra ime e madhe Hajria ju hodh në krah mamasë dhe e përqafoi fortë për atë debat të fortë me babanë. Naxhije, u përgjigj babai, historia është këtu, por fëmijët tanë atë duhet ta gëzojnë e ta shkruajnë. Që ti arrijmë qëllimet tona, u shpreh im At, është e domosdoshme mëkambja ekonomike, arsimimi i popullatës, dhe lufta e pakompromis kundër armikut.

Veprimtari Limon Geci kryesisht merrej me bujqësi dhe tregëti. Ekonomikisht qëndronte mirë. Im At, kryesisht merrej me tregëti, dhe jo rrallë shkonte në Shkup, Shkodër dhe Tiranë. Në çdo vajtje-ardhje Limon Geci sillte në shtëpi për 3 djemtë e tij, dhe 3 djemtë e vëllait të tij, libra nga historia, gjeografia, matematika, dhe monografi nga lashtësia. Kam qenë në klasen e katërt të fillores, kur babai im e merrte bashkë me farën e të mbjellave, në duçi, edhe librin e Barlecit, "Skënderbeu". Ai lexonte në çdo pushim të lavrës, dhe jetonte hyjnueshëm me kohën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Në këtë jetë, ofshante babai, ka shumë pyetje, por, si të merren përgjigjja.

Eshtë interesant të thuhet se, Limon Geci, në arkivin e Ushtrisë Jugosllave, në dosjen e tij, figuronte i vrarë si ballist, nga forcat serbe të sigurimit. Me këtë dënim të fshehtë, Limon Geci, jetoi 30 vjet, " si ballist" i vrarë nga sigurimi serb. Njëzet vjet pa vdekë, babait tim, këtë ia kumtoi një shok i tij i fëminisë, Bejtë Teneqexhiu, nga fshati Roganë. Bejta i kishte tregue, se Shërbimi sekret i Ushtrisë Jugosllave, ishte interesuar shumë për Limon Gecin, duke u thënë oficerëve rezervë në Roganë, se Limon Geci, është i vrarë, nga forcat e sigurimit, dhe mos u habitni, nëse atë së shpejti e vrasim.

Bejtë Teneqexhiu kishte reaguar menjëherë, po dhe të tjerët, se Limon Geci është njeriu simbol në fshat. Majori i sigurimit kishte heshtur për një çast, dhe duke e parë reagimin e tyre, u kishte thënë, ndoshta do e shtymë vrasjen e tij. Sepse dënimi i Limonit me dënim kapital, ka të bëjë me të kaluarën e familjes Geci. Të gjithë ishin shtangur nga habia i kishte thënë Bejta, reagimi ynë qe i ashpër, dhe kundërshtues. Oficeri heshti, dhe tha se ka mundësi që ta shtyjmë vrasjen e Limonit.

Shërbimi i UDB-së, u gjente punë spiunëve. E mbaj mend, se në çdo festë kombëtare, shtëpia jonë, ishte e rrethuar, dhe në vëzhgim të përhershëm nga spiunët e fshatit, dhe të qendrës. Më duhet të them se shtëpia jonë ishte plotë libra, revista dhe gazeta, që ishte gjë e rrallë në atë kohë. Vëllai im Shaban Geci, studjonte Allbanalogjinë në Beograd, dhe për nevoja të studimeve, Ambasada e Shqipërisë në Beograd, u kishte dhënë libra, nga se ai studionte letërsinë shqipe.

Më duhet ta them se, shtëpia jonë mbrëmjeve ishte si shkollë. Meqenëse ne ishim 7 fëmijë, plus dhe 8 fëmijët të xhahxhait, bëheshim 15-të, dhe jo rrallë, bënim gara me njëri tjerin, cili po lexon ma shumë libra, dhe cili po reciton dhe këndon ma bukur. Motrat e mia Hysnia dhe dhe Hajria, po dhe kushërira jonë Makfirja, këndonin jashtëzakonisht bukur. Ato shpërndanin këngë patriotike, nëpër dasma, dhe "promovime" nusesh. Edhepse dukjet ishin të vogla, Kosova lëvizte përpara. Në shkollë kishte atmosferë garash. Nxënësit e shkëlqyeshëm respektoheshin shumë nga fshatarët. Këtë terr shprehej babai im, ne vetë duhet ta mbysim.

Nëna ime Naxhije Geci, kishte plotë elan për punë, dhe nuk ia shkonte kush as në punët e kuzhinës, as në punët e fushës, dhe ishte një krah i fortë për bababin. Në atë kohe gruri korrej me drapër. Jeta e Limon Geci, ishte e veçantë. Ai ishte rritur jetim, pa njërin prind. Limon Gecit, babait tim, prindi ju kishte vra ushtar në Suboticë, në Luftën e parë botërore. Ndërsa, tre vëllëzërit e gjyshit të tij, Rrustem Geci , dhe Azem Geci, qenë pushkatuar ma vonë nga Rexhimi i Krajlit, njëri në Burgun e Prishtinës, dhe Azemi në pusi nga Çetnikët serb të Krajlit, ndërsa Ramë Geci, mbeti përjetë i pagjetur i familjes sonë.

Duhet të theksoj se Azem Geci, bashkë me Murat Kryeziun, ishin Organizator të kryengritjeve, për Anamoravën e Hogoshtit, dhe të Karadakut. Azem Geci, dhe Murat Kryeziu, njiheshin mirë me Bajram Currin. Ata u njohën në Luftën e Shkupit. Nga Rogana në atë luftë, mbetën të vrarë 18 luftëtarë. Në Shkup, Azemi dhe Murati marrin detyra të reja, nga vet Bajram Curri. Rogana në historinë e saj 100 vjeçare, Lirisë së Kosovës i dha 75 luftëtarë betejash. Në Masakren e serbëve në Gjilan, nga Rogana u pushkatuan 25 burra, kryengritës të lirisë.

Im At në moshën 3 vjeçare mbetet pa prindin e tij, Bajramin. Sipas rrëfimeve të tij ai nuk e mbante në mend prindin e vet. Hanife Geci, ( një nënë luaneshë ) diti t´i rris fëmijët e saj, Limonin dhe Metushin, duke mos lënë të thahet pema e gjakut të burrit të saj. Nëna Nifë siç i thoshim ne gjyshes sonë, 15 vjet i qëndroi pretendentëve të fshatit, derisa u burrëruan, Limoni dhe Metushi. Dramat familjare të plagëve të luftës, janë të pashpirt. Ato gërryejnë dhe groposin pjesët më të lumtura të jetës. Rruga drejt historia nuk ecën pa gjak. Popujt e vegjël thoshte babai im, nuk shuhen nga lufta, por nga heshtja dhe mosbërja gjë.

Rogana në vitin 2015 ka rreth 3 mijë banor, 210 biznese, shkollën nëntë vjeçare, dhe shkollën e mesme, me rreth 1 mijë nxënës, dhe 70 mësues, arsimtarë dhe profesorë, që dijesojnë nxënësit e tyre. Për 70 vjet të punës të shkollës shqipe në Roganë, Rogana është shembull për të mirë në Anamoravën e Hogoshtit, të Vitisë dhe të Gjilanit. Rogana deri në 2015-ten, arsimit, shkencës dhe letërsisë shqipe në Kosovë i ka dhënë, 6 doktor shkencash, 15 magjistra, 13 shhkrimtarë dhe poetë, kompozitor, piktor, regjisor, dhe mbi 100 profesorë të profesioneve të ndryshme. Rogana në vitin 2015, shquhet për Klubin e Alpinistëve dhe të Atletikës. Klub ky i cili Roganën dhe Kosovën e nderoi në garat e Kosovës, në garat Ballkanike dhe ato ndërkombëtare, me çmim kampioni, dhe me çmime medalesh. Ardhja e Abetares nga Tirana e Shkodra në Roganë, ishte një ngjarje e madhe tregonte im At, po dhe bashkëkohanikët e tij. Fara e Abetares ishte bima e dijeve të këtij fshati qytet. Po e përsëris se në Roganë, pylli kurrë s´e ka fshehur diellin! Eseja vazhdon...

Rustem Geci Dortmund, 2015

RRUSTEM GECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LETËR BIRIT TIM NINEL GASHIT TË VRARË MË 21 JANAR 1994Nga AGIM GASHI (01.21.2015)
JA HISTORIA E SHQIPTARIT QË U MARTUA ME VAJZËN E KAPOS SË MAFIES ITALIANE NË NJU JORK (01.20.2015)
SHQIPËRIA MË 1957 - FOTOGALERI (01.19.2015)
AKTORI SHQIPTAR - ANGLEZ NË PERANDORINË OSMANE (01.18.2015)
HAPJA E DOSJEVE PA LUSTRACION - VETËM DEMAGOGJI KOMUNISTENga BESIM NDREGJONI (01.17.2015)
FLET GURO ZENELI NJERIU I AFËRT I RAMIZ ALIZË - JA PSE RAMIZI CAKTOI BERISHËN DHE XHELIL GJONIN PËR TË KONTROLLUAR LËVIZJEN DEMOKRATIKE, KUSH ISHTE KATËRSHJA KINEZE NË TIRANË DHE LETRA E GORBAÇOVIT (01.16.2015)
NJË DITË ME ABAS KUPINNga JULIAN AMERY (01.15.2015)
25 VJETORI I DEMOSTRATËS SË PARË ANTIKOMUNISTE NË SHKODËRNë 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (01.14.2015)
JETA PARA VDEKJESNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (01.13.2015)
GABIMET E FEVZIUT TE LIBRI PËR ZOGUNNga GAZMEND A BAKIU (01.12.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]