E Mërkurë, 05.01.2024, 10:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
JETA PARA VDEKJES
Nga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

E Martë, 01.13.2015, 08:04pm (GMT+1)


Gjyshi im (oficer në pension) ka shkruar për mallëngjimin, humbjen, ikjen (nën presion), dhe mërgimin e pavullnetshëm prej Shqipërie në Amerikë (1943). Historia e jetës së tij, është një prej rasteve të shumta të tragjedisë shqiptare. Tani është i moshuar, megjithatë poezitë e tij manifestojnë dëshirën e zjarrtë dhe vuajtjet masive që pulsojnë në të gjitha zemrat mërgimtare.
***
Gjyshi rrëfehet: "Së pari duhet të them se unë gjatë gjithë jetës në emigrim kam ndjerë dhe ndjejë një mallëngjim të hatashëm për prindërit e mi me të cilët nuk jam takuar më kurrë prej asaj ditës kur u detyrova ta braktisi atdheun tim të dashur. Mallëngjehem për katër stinët në Shqipëri. Mallëngjehem për të gjitha rrugët dhe të gjithë njerëzit atje, për Shkodrën time. Kur unë mendoj për Shqipërinë, unë shoh shumë fotografi të gëzimit dhe lumturisë në mendjen time. Unë gjithashtu mendoj se shteti është atje. Për shkak të gjendjes gjatë sistemit monist, nuk pata siguri për jetën të vizitoj prindërit e mi derisa ishin gjallë. Kam vizituar dhe i putha varret e tyre. Një gjë është se unë nuk isha aty kur ata vdiqën. Problemi është se unë nuk isha pranë tyre, kur ata jetonin. Të jem me ta në jetën para vdekjes.


Ndoshta ti nipi im je kureshtar se pse unë shkruaj disa gjëra të këqija nga atdheu im, por ti duhet ta mbash mend se unë e dua Shqipërinë. I dua të gjithë njerëzit atje por kam problem edhe me qeverinë e tanishme të korruptuar dhe antikombëtare. Nëse do të kishim burrështetas të mirë, shqiptarët do të mund të jetonin në atdheun tonë. Shqipëria natyrale boshatiset, zotëron mjerimi, rinia ikën në Perëndim, nataliteti zvogëlohet. Së fundi, kur unë mendoj për Shqipërinë kam kujtime të dyfishta, të mira dhe të këqija, por zemra ime rreh për Shqipërinë. Shqipëria, atdheu im."
***
Jam lindur në Sydney, Australi, Nëntor 1976 dhe prej moshës 8 vjeçare kryesisht jetojë në USA. Me prindërit u shpërngula nga vendlindja ime, qyteti im, miqtë e mi dhe çdo gjë tjetër të dashur për mua. Vendlindjen të cilën sipas gjasave do ta përkujtojë në pjesën tjetër të jetës sime. 

Prindërit e mi sakrifikuan shumë për mua dhe vëllain, motrën time. Unë jam mirënjohës dhe i kënaqur që jetoj në një vend si USA. Unë ndoshta nuk kam një emër tipik amerikan, një pamje angleze. Ndoshta nuk kam një besim tradicionalisht të lidhur me SHBA, një gjuhë amtare të lidhur me SHBA-të, megjithatë unë jam amerikan - dhe australian. E dua shumë Australinë dhe Amerikën por njëherësh e dua shumë edhe atdheun e gjyshërve të mi. Shqipëria është ende atdheu i tyre. Gjithashtu i imi  
Kur disa dëgjojnë se unë jam shqiptar etnik me prejardhje, më pyesin për vlerat shqiptare. Unë jam rritur me vlerat si: ndershmëri, tolerancë për njerëzit e tjerë, barazisë, bamirësi, se duhet të punojmë shumë, se familja është e rëndësishme, që ne kujdesemi për fqinjët, se nuk duhet të dëmtojnë askënd, të respektojmë të moshuarit etj. Këto janë vlerat që prindërit mi dhanë mua, dhe këto janë vlerat sipas së cilave unë jetojë. Këto janë vlera të mirëfillta shqiptare. A nuk janë këto edhe vlera të mirëfillta amerikane?

Unë kam gjak shqiptar në venat e mia, por unë jam njësoj si një amerikan i mirëfilltë këtu. Unë nuk jam një prej tyre, unë jam njëri prej nesh. Është një ditë kur unë festoj atdheun tim Amerikën apo Australinë. Ditën tjetër festoj atdheun e gjyshërve të mi, Shqipërinë - është ajo dita kur unë jam një njeri patriotik shqiptar.
***
Çfarë është një - diaspora?

Diaspora, fillimisht një term për hebrenjtë e përhapur në mesin e kombeve të tjera. Tani paraqet gjithashtu pakicat fetare apo kombëtare që jetojnë në një mjedis të panjohur.
Diaspora ishte rezultat i dëbimeve dhe arratisjes, por edhe emigracionit vullnetar për të kërkuar fatin në tokë të huaj.

Diaspora shpesh përkufizohet si një grup që e kanë lënë atdheun e tyre, herë pas here në rrethana dramatike. Njerëzit largohen nga shtëpitë e tyre dhe vendin e tyre për shumë arsye, duke përfshirë: për shkak të konflikteve, për të kërkuar punë, për mundësi më të mira tregtare apo për të kolonizuar territore të tjera.

Për t'u përcaktuar si diasporë duhet që një grup të ketë një mit të përbashkët në lidhje me vendin e tij, ta idealizoj atë dhe të jenë të gatshëm për të mbështetur atë, nëse është e nevojshme edhe me jetën. 

Një grup i tillë duhet të ketë gjithashtu plane për t`u riatdhesuar, kanë një identitet të fortë etnik, dhe herë pas here një marrëdhënie problematike me vendin pritës nëse ai vend ka një politikë jomiqësore ndaj atdheut të tyre; dhe tregojnë solidaritet me anëtarët e diasporës në vendet e tjera. Një faktor tjetër i rëndësishëm është shkalla e organizimit të këtij grupi, si në vendin e tyre të ri pritës dhe në aspektin ndërkombëtar. Sipas një qasje të tillë të gjitha grupet etnike jashtë vendit nuk mund të konsiderohen si diasporë, vetëm ata që plotësojnë kërkesat e mësipërme.

Diaspora është një lëvizje, emigrimi apo shpërndarjeje e një populli nga vendlindja e tyre ose nga tokat e tyre stërgjyshore. Termi ka ardhur për të referuar në emigrimet historike, të dhunshme, dramatike në shkallë të gjerë dhe shpërndarja e njerëzve me rrënjë të përbashkëta, sidomos lëvizjet të cilat në thelbin e saj janë të pavullnetshme si për shembull dëbimin masiv nga trojet e veta të shqiptarëve për në Turqi, etj.
***
Historia e gjyshit tim është e rrallë, ai do të vriteshe sikur të vizitonte prindërit, e tani kohërat kanë ndryshuar. Emigrantët që nuk kontaktojnë-vizitojnë prindërit nuk mund të arsyetohen para vetes dhe Perëndisë.

Një numër i konsideruar i prindërve të mërgimtarëve shqiptarë që kanë mbetur të braktisur, gjatë kohë shtrihen të vdekur në shtëpitë e tyre pa ditur dikush në lidhje me të.
Karakteristika të përbashkëta të shumë prej atyre që pas shumë kohe janë gjetur të vdekur në shtëpitë e tyre, është se ata jetonin të vetmuar. Disa ishin pa familje të ngushtë.

Shumë emigrantë u premtojnë prindërve që do t`i vizitojnë ama "nuk mund të gjejnë kohë" për të sëmurët dhe të moshuarit e tyre. Por, kur vjen puna për të trashëguar, papritmas gjejnë kohë me tepricë, i blejnë lulet për në varrezë dhe udhëtojnë në atdhe me taksistin e parë që e takojnë në rrugë. Të vdekurit kishin me u thënë: "Duheshe të gjendesh afër meje, të më ndihmosh dhe të më japish lule kur unë jetoja, e tani pasi kam vdekur kisha me dashur të më lavdërosh vetëm për atë që unë jam."

Çfarëdo konfliktesh apo sa pak kohë të këmbimit keni ju me pleqtë e familjes së juaj, duhet të parafytyroni se si do të ndjeheshit ju nëse në momentet e fundit të jetës nuk keni asnjë familjar afër jush që të komunikoni. Njerëzit e vetmuar nuk marrin një urim për Krishtlindje, për Bajram, për Vitin e Ri apo një telefon kur ata jetojnë, por kurora të mëdha dhe fjalët lavdëruese se si ata ishin të mrekullueshëm dhe se sa shumë ata u mungojnë - pas vdekjes së tyre. 

-Per VOAL,ch, nga USA, 13 Janar 2015-

AUREL DASARETI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GABIMET E FEVZIUT TE LIBRI PËR ZOGUNNga GAZMEND A BAKIU (01.12.2015)
PIRRO PRIFTI, NJERIU I ÇMENDUR NË KOHËN E DUHUROpinion nga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (01.11.2015)
URA TIRANË â€“ STAMBOLL DHE “TRAMPOLINI”..!!Me rastin e vizitës së Davutoglu në Shkup...Nga FRITZ RADOVANI (01.10.2015)
HARRESANga GRIGOR NOSI (01.10.2015)
XHELIL GJONI - BERISHA, AZEMI E PASHKO SHKATËRRUAN ËNDËRRAT E STUDENTËVE, RAMIZI PUNOI ME TA (01.09.2015)
ROBERT QAFZEZI - U GODIT ZEMRA E PARISIT, M'U VRANË SHOKËT DHE MIQTË Artisti shqiptar që jeton prej 25 vitesh në Francë rrëfen ditën e tragjedisë. Simbolika e lagjes 11 dhe lidhjet me karikaturistët (01.08.2015)
HAPJA E DOSJEVE DO TË QETËSONTE SHUMË SHPIRTRANga ARTUR ZHEJI (01.07.2015)
NOCIONI 'ISLAMI TRADICIONAL'Nga OSMAN MUSLIU (01.07.2015)
Le Journal de Dimanche - SHQIPËRIA NË NJË UDHËKRYQ HISTORIK, 1913 (01.06.2015)
REZISTENCA E KASTERCIT KUNDËR HORDHIVE SERBE NË JANAR TË VITIT 1913Nga FADIL BYTYÇI (01.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]