VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Udhëheqësit e Kosovës në festimet e përvjetorit të pavarësisë në Uashington

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 03:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Udhëheqësit e Kosovës në festimet e përvjetorit të pavarësisë në Uashington
E Enjte, 02.26.2009, 08:56am (GMT+1)

Zëri i Amerikës - Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara organizoi mbrëmë një pritje me rastin e përvjetorit të pavarësisë dhe vizitës së udhëheqësve më të lartë të Kosovës në Uashington. Pritja u zhvillua në një sallat e hotelit "The Embassy Suites", ku morën pjesë qindra shqiptarë të ardhur nga mbarë Amerika, si dhe kongresmenë e zyrtarë të Departamentit të Shtetit.

 

Pritja e mbrëmshme erdhi pas një dite të ngjeshur pune të delegacionit të nivelit të lartë nga Kosova, i përbërë nga presidenti Fatmir Sjediu, kryeministri Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, ku ata u takuan me ambasadorë të vendeve të ndryshme të akredituar në Uashington, që e kanë njohur, ose pritet ta njohin së shpejti Kosovën
"Kjo mbrëmje të zgjon emocione të thella, që tregon se sa shumë e kanë pritur e aspiruar shqiptarët e Kosvës për të patur një shtet të vetin", - thotë ambasadori Morton Abramoviç, i pranishëm në mbrëmje.

At Anton Kqira, i ardhur nga shteti Miçigan, thotë se kjo mbrëmje me pjesmarrje kaq të gjerë dhe plot gjallëri, është edhe shprehje e tërthortë e besimit që shqiptarët, por edhe të tjerë të pranishëm kanë për suksesin e Kosovës si shteti më i ri i pavarur në botë.

Ky besim është i përbashkët, thotë presdienti Fatmir Sejdiu, i cili falenderoi shqiptarët e diasporës për ndihmën e dhënë për arritjen e kësaj dite, pavarësinë e Kosovës. Ndërsa kryeministri Thaçi tha se kjo pjesmarrja kaq e gjërë dhe larmishme tregon besimin që shqiptarët kanë në institucionet e Kosovës.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zef Simoni, meshtari që u shugurua nga Papa Gjon Pali II (02.24.2009)
KOSOVA NË OKB APO DREJT TIRANËS OSE SHKUPIT (02.22.2009)
Shaban Polluzha i dekoruar me titullin Hero i Kosovës (02.21.2009)
Trekëmbëshi antilustracion që mban ende varur poetin disident Havzi Nela (02.20.2009)
Fotoreporterët e parë që fiksuan rrëzimin e bustit të diktatorit (02.20.2009)
Joakim Ryker: Bashkëjetesa midis serbëve dhe shqiptarëve e mundur, por situata mund të ndryshojë brenda natës (02.18.2009)
Gëzuar 1 Vit Pavarësi - Tirana ndizet me ngjyra festive kombëtare (02.18.2009)
KOSOVA DREJT PAVARËSISË DHE SHTETËSISË SË SAJ NË DY DEKADAT E FUNDIT (02.17.2009)
Brukseli tërheq vërejtjen rreth thirrjeve për djegien e pikave kufitare në veri të Kosovës (02.14.2009)
Gudar Beqiraj i sapozgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave (02.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]