VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHËNIME PËR LIBRIN E NURI DRAGOJIT "SHQIPTARËT DHE GREKËT"Nga ALEKO LIKAJ

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 05:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

SHËNIME PËR LIBRIN E NURI DRAGOJIT "SHQIPTARËT DHE GREKËT"

Nga ALEKO LIKAJ


E Hënë, 06.28.2010, 10:17am (GMT+1)

Një botë pa erëra e ideologji shoviniste, dhe me miqësi të sinqertë, është ardhmëria e vërtetë e popujve shqiptarë dhe grekë në Ballkan

Ekzistenca e dy kulturave më të lashta ballkanike, ajo shqiptare dhe greke, si dhe mardhëniet e raportet midis dy kombeve, janë përfshirë kohët e fundit në një libër tepër interesant që ka dalë në qarkullim, të studjuesit e publicistit Nuri Dragoi.

Autori që duket se operon në nje "fushe krejtësisht të minuar", e cila ka mbjellur më shume armiqesi se sa dashuri e miqesi midis dy kombeve, kjo edhe per shkak të qëndrimeve te njeanshme aspak dashamirese e diferencuese, qe kane bere prej disa shekujsh, e veçanrisht ne periudhat e fundit te fillim shekullit te kaluar, nga studjues e historian te vendit tone fqinj, tenton qe te rriktheje e te na sjelle nje mesazh krejtesisht te ndryshem, e paqeje ne studimin e tij, " Shqiptaret dhe greket". bën analizë të gjithanshme të marrëdhënieve midis dy shteteve, një analizë të hollësishme me vlerësime

Nje kendveshtrim intelektual e tej vizioner, ku nenvizon idene se, duhet qe ti japim fund nje here e mire ererave shoviniste qe fryjne ne nje terren te rrafshte, te vogel, e te brishte ballkanik. Eshte kjo arsyeja qe Dragoi nuk u pergjigjet me te njejten monedhe "të marrëve të Megalidhesë" te cilet donkishotizmin e tyre e shesin si nje "te vertete te munguar e te pavendosur ne vend". Pikerisht keto ëndëra në sirtarë, te stisura ne qarqe te cileve u ka mbetur ora njezet shekuj me pas, kane qene dhe jane barriera qe pengojne e mbysin pusin, nga ku dy kulturat e hershme ballkanike marin uje. Nderkohe, qe vete keto dy popuj kane treguar me shekuj, se dine qe te qendrojne e te perballojne se bashku invazioneve obscure, qe kane pushtuar shpesh here hapsirat ballkanike te perbashketa.

Autori ka meriten, qe kerkon te ngrihet mbi kete balte te pashembullt, e te hedhur vazhdimisht ne rrugen e miqesise se vete ketyre dy kombeve. Je vlen qe te pergezohet Nuri Dragoi ne kete nisme, si nje idealist, dhe nje kontribues per forcimin e miqesise se munguar midis shqiptareve e grekerve, gje qe me shume se nje dekade e gjysem me pare e ka bere edhe Aristidh Kolja, nje arvanitas e intelektual i pashembullt, e perfaqsues i dy kulturave historike ballkanike. Por Dragoi shkon pak me larg ne studimin e tij, i cili rrek te na jape nje dimension tjetër, përveç atij kulturor ne historine shekullore te dy vendeve fqinje, ate ne planin historik. Pikerisht aty ku i hidhet "benzine" zjarrit, e ku flakët e shovinizmit djegin e shkaterrojne urat lidhese.

Me një objektivitet e profesionalizem historik e publicistik, libri voluminoz prej 600 faqeve ne fjale, vjen me nje mision paqeje ne kohën dhe në vendin e duhur.

* * *

Perse u cenua miqesia tradicionale midis dy popujve, e cila vinte vitale, dhe krejtesisht e shendeteshme nga nje mesjete e hershme, ne te cilen kishin te njejten histori, duke qene shpesh ne krah te njeri tjetrit, ne te gjithe evenimentet ne kohet qe kaluan. Shkaqet, qellimet, dhe operacionet qe e prishen ate, interesat. Shovinizmi si nje ideologji e mprapshtë, ideologet që e instaluan atë, strukturat, shpirti religjionez i saj, dhe dëshira për hapsira të reja, deri në genocide shoqëror, motivet që janë dhe mbeten flamuri i vetëm i thyer i shovinistëve që gjenerojnë errësirën, dhe nuk kuptojnë ende dimensionin e kohës që po jetojmë. Nën këtë petk fshihen dhe hyjnë, edhe bashkpunimi i gjërë dhe i vazhdueshëm që kjo ideologji ka ndërmarë, dhe ndërmer me simotrën e saj në serbi, ku në shumicën e rasteve, operacionet dhe strategjitë e reja për coptime të mëtejshme, e të dyjave në dëm të Shqipërisë, rezultojnë në një bashkpunim të plotë, e të pashembullt regresiv. Studjuesi Nuri Dragoi sjell në kujtesë me këtë rast, edhe kontributin e veçante të shqiptarëve-arvanitas në tokën helene, në revolucionin grek te viteve 30 të të shekullit XIX, « ku shumica prej heronjve ishin shqiptarë dhe se, në fillim, në Parlamentin grek, krahas greqishtes është përdorur edhe gjuha shqipe. Mirëpo, vazhdon autori, shpejt u kuptua se parimet bazë për politikën greke ishin: një gjuhë, një fe, një atdhe, megjithëse që në lindjen e shtetit të parë ballkanik të pavarur në kohën e re, u dhanë premtime dhe garanci për liritë civile e politike për të gjithë shtetasit e vet, të cilat, asnjëherë në praktikë nuk u zbatuan e kur dihet që nga Saranda e deri në Prevezë dhe Gjirin e Artës, popullsia shumicë ishte shqiptare. Ndërkaq, Çamëria ishte krahinë e banuar prej rreth 96 për qind të shqiptarëve autoktonë. Pastaj autori shpjegon politikën helmuese të "Megalidesë", që do të thotë Idesë së madhe, të cilën e përpiloi kryeministri grek, Jani Koleti, më 1844, platforma e së cilës i solli dëme të pallogaritshme popullit shqiptar. Dhe si për koinçidence, në po të njëjtin vit, edhe Serbia, në veri të Shqipërisë, e shpalli platformën e politikës pushtuese-platformën e Serbisë së madhe, autor i së cilës ishte Ilija Garashanini ministër i punëve të brendshme, që në fakt ishin kopje e politikës së rusomëdhejve..

Por Dragoi bën dallimin. Veçon. Analizon shoqërinë që nuk jeton me to, me këtë regres të pashembullt e fondamentalist, i cili mban peng të sotmen dhe të ardhmen e të dy popujve në shoqërine europiane, dhe integrimin e tyre në rrjedhat e saj. Larg ideologjizmave autori si studjues sjell shëmbuj negativë, betejat e paqena e të stisura, të cilat kanë ndikuar dhe kanë rënduar jetën e banorëve, që jetojnë në të dy anë a kufijve tanë tradicional, të vendosura ne fillimet e shekullit që lame pas nga konfereca e ambasadorëve, dhe që natyrisht nuk i ka kënaqur të dy palët, por që shërbeu si një zgjidhje e vetme përtej perdes së hekurt shoviniste dhe histerisë së saj.

Pikërisht, thekson autori Nuri Dragoi, në librin e tij të posa hedhur ne treg, dhe që jo vetëm është pritur mirë, po ka gjetur njëkohësisht edhe ka ngjallur një jehonë në shumë mjedise, « këto janë shkaktaret që krijuan plagë të mëdha shoqërore dhe gjurmuan e shfarosën çdo tendencë progresive e miqësore tek intelektualë që kërkonin miqësi të sinqertë e mirësi midis dy popujve,

***

Sipas autorit shume probleme të së shkuarës, dhe të së ardhmes jo të largët, duken ende të pakapërcyer në mardhëniet midis dy vendeve e popujve miq, dhe që kërkojnë një frymë të re bashkpunimi e politika krejtësisht të reja, të cilat duhet që të hapin një kapitull tjetër. Në këtë rast libri " Shqiptarët dhe Grekët " tingëllon si një mesazh për klasat politike të dy vendeve që ende nuk kanë mundur që të ngrihen mbi nivelin e tyre, dhe që "notojnë" në ujra të dyshimta, duke u munguar në rradhë të pare besimi reciprok në kapërcimin e kësaj historie, sa të dhimbëshme e aq tragjike.

Dragoi vëren dhe konstaton se ideologjizmat e së kaluarës, si fije, janë ende nëpër këmbë, dhe se politikanët e sotëm të vendit fqinj nën një trysni nacionalizmi të sëmurë vazhdojnë që të jenë pengje të së kaluarës së hidhur dhe i tremben realiteteve të reja, pa mundur që ta shikojnë atë drejt e në sy. Ndërsa pala shqiptare, vëren Dragoi, here pas here pas një politike të qartë e vizioniere për komunitetin grek që jeton në Shqipëri, plotëson e ridemensionon standarte të reja, që garantojnë lirine e të drejtat kushtetuese duke edhe i tejkaluar kërkesat e normat të kartës europiane, kolegët e tyre grekë heshtin përballë një realiteti të munguar me pronat dhe me pasurinë e çamërve të dëbuar pas luftës së dytë botërore.

Për këtë problem të mprehtë e të pa zgjidhur midis dy vendeve nëpërmjet mirëkuptimit reciprok e modelit të një fqinjësie të mire, fajson dhe analizon edhe qëndrimin e palës shqiptare. "Duhet theksuar se qeveritë dhe diplomacia shqiptare, pothuaj asnjëherë nuk ndërmorën ndonjë veprim më serioz në drejtim të problemit të madh të spastrimit etnik të Çamërisë dhe të ruajtjes së identitetit të asaj pjese të popullsisë shqiptare që kishte mbetur nën sundimin grek. Përkundrazi, diplomacia greke fitoi shumë, duke e mbyllur diskutimin e problemit të Çamërisë, të cilin si duket qeveritë shqiptare ia kishin lënë historisë. Pra, grekët ende e mbajnë çështjen çame, siç thekson autori, në një "tunel" që ka vetëm hyrje, e aspak dritë në fundin e tij, kur dihet botërisht se u derdh gjak i mijëra qytetarëve shqiptarë të pafajshëm, duke u ekzekutuar vetëm për faktin se ishin shqiptarë, dhe besonin në një fe tjetër. Kështu, historia mbi një shekullore e Çamërisë dhe territoreve përreth - është histori nën thundrën politike, juridike, administrative, ekonomike, gjuhësore, kulturore, të shtetit grek, do të thoshim është klithmë, një piskamë brezash për padrejtësinë e pazbuluar ende, për drejtësinë e mohuar, për fshehjen e së vërtetës, për mjegullnajën me të cilën kërkojnë, ta mbulojnë thuaja të gjithë - konkludon autori.

Nuri Dragoi thotë për palën greke se, ata mendojnë që kanë vetëm të drejta dhe jo detyra. Përballë një dëshire për një miqësi të sinqertë e pa asnjë hije dyshimi në mardhënie të përbashkëta fqinjësie, duhej aplikuar nga ana e klasës politike dhe qeveritë greke, edhe një klimë bashkpunimi pa asnjë interes.

Instalimi i një emigracioni të madh shqiptar në qytetet dhe fshatrat greke, pas rënies së komunizmit tek ne, shërben si një urë e vërtetë miqësie, konstaton Nuri Dragoi në studimin e tij. Ai thotë se, shumica e thjeshtë e popullit grek ndau bukën e gojës me ta, dhe i u gjend edhe pse ata erdhën si një krah i lire pune aty. Duke sjellë faktin se pikërisht në atë mjedis tashmë me mbi 600 000 emigrantë ekonomikë shqiptarë, ndodhen mbi 100 000 fëmijë të këtyre familjeve të cilëve u mungon arsimi në gjuhën shqipe, të cilët presin nga klasa politike greke që të bëj në rradhë të parë detyrën e saj dhe jo të mendoj për asimilimin e tyre, ai e përshkruar kontributin që japin këta emigrantë për begatinë e shoqërisë greke dhe përparimin e vetë shtetit grek, mentësitë e ideologjizmat që ngrenë krye here pas here, duken e tingëllojnë si një paranojë që na bëjnë të jemi gjithmonë me këmbë në tokë. Për këtë sjell si shembull vetë vullnetin për mos heqien e Ligjit të Luftës nga parlamenti grek, duke e konsideruar njëkohësisht si një absurd, dhe jo realitet, por dhe pengu i së kaluarës.

***

Po pse studiusi dhe gazetari Nuri Dragoi u ul dhe shkroi librin " Shqiptarët dhe Grekët "? Kësaj pyetje në fakt i përgjigjet vetë autori, që vjen realisht nga një krahinë që më shumë se të tjerat, ka ndjerë "dimrin dhe acarin e egër" me fqinjin grek, kur thotë se, " duke shkruar këtë libër, shpresoj të kem kryer detyrën atdhetare për të hedhur në letër mesazhet dhe kërkesat që kam pasur gjatë këtyre viteve, prej njerëzve të thjeshtë dhe bashkëkohësve të mi. Prandaj, si shkak për të shkruar këtë libër ishte intensifikimi i politikës së Greqisë për helenizimin e Shqipërisë së Jugut të vitit 1913".

Natyrisht që përpjekjet e fundit "në emër të të drejtave të njeriut dhe minoreteve", jo vetëm nga qarqe shoviniste nga kryeqyteti grek, por edhe nga politika e ditës, e përfaqsuar nga vetë qeveritë që lëvizin në teatrin e shtetit helen, përgjatë këtyre viteve të fundit, është tepër larg ëndërës dhe dëshirës për një miqësi e fqinjësi të vërtetë. E shkuara, dhe padrejtësitë, plagët e saj, rregullohen me përkushtim të dyanshëm. Në këtë rast mungon vullneti i palës greke, e cila ka mbi vete një mal me gjynahe. Por jo vetëm kaq, çdo çast kërkon nga ato që ne u themi "qiqra në hell". Dhe këto nuk janë të tilla, por kërkesa për hapsira detare, teritore të paqena e të pamerituara, ndër kohë që ajo e di mirë, se kufirin e ka poshtë, në thellësi të vetes, deri pranë Peloponezit. "Një nga taktikat e politikës greke, shton autori në librin e tij, ështê edhe ajo për ta shuar gjuhën shqipe dhe për ta përhapur greqishten, ka qenë edhe lufta dhe zhdukja e patriotëve shqiptarë si Naum Veqilharxhi, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Pandeli Sotiri, Anastas Kullurioti, Stath Melani etj.

Mendoj se studiusi, Dragoi, mund, dhe duhej që të përfshinte në librin e tij një kapitull më shumë, ku të analizohej me një ndjenjë përgjegjsie, edhe vetë klasa politike shqiptare, në mardhënie e raportet me fqinjin tonë jugor. Sepse duhet pranuar se, që nga krijimi i shtetit shqiptar e deri më sot, është bërë një politikë krejtësisht servile dhe inferiore. Përballë politikave të mjegullta, pa vizione, ku nuk dihet se ç'kërkohet, patjetër do të ndeshemi edhe me politika krejtësisht shovene dhe armiqsore nga fqinjët, ndonëse i "justifikojmë" se kërkojmë që të jemi "faktor stabiliteti dhe paqeje në ballkan". Por të huajt u a njohin mire pasionet, huqet, "xhymertllëkun" edhe ëndërat politikanëve tanë, të cilët për hir të kolltukut e qeverisjes, janë gati të falin gjithçkah, madje toka e teritore. Shëmbujt janë kokëfortë në këtë drejtim...Zhvillimet e fundit të politikave ballkanike, ku përpos serbëve kanë dale në skenë edhe rumunët, por edhe bullgarët këto ditë, të cilët kërkojnë minoritete flasin edhe një here qartë në këtë drejtim, se ne jemi një komb i planifikuar për tu asfiksuar dhe asgjësuar plotësisht. Kësaj i thonë që të bësh pyetjen e të kerkosh tashmë; po shqiptarët ku janë në vendin që quhet Shqipëri? Mbase Nuri Dragoi mund që ti kthehet sërish kësaj teme për ta plotësuar. Unë i besoj.

Studimi që përfshihet në librin " Shqiptarët dhe Grekët" ka një gjeografi të larmishme, në tema dhe në informacionin që përcjell. Eshtë shkruar me profesionalizmin e një gazetari të përkushtuar deri në gjithçkah. Kjo dallohet menjëherë që nga stili i veçantë, tipik, që mban brenda llogjikën e shëndoshë në analizën e problemeve dhe të fakteve, të cilat autori i shtron e i përzgjedh për lexuesin e tij. Reçensionet pastaj, të cilat vijnë nga historianë të njohur, të cilët kanë bërë kësisoj edhe ballafaqimin shkencor e konsulencën, të gjithë materialit, i kanë dhënë në fakt librit të Nuri Dragoit, një fizionomi të besueshme.

Do ta konsideroja personalisht autorin, si një njeri e intelektual që kërkon të na sjellë mesazhe paqe, edhe pse duket se në studimin e tij, ai ka "vënë gishtin në plagë", në historinë e mardhënieve të fqinjësisë me grekët. Nuri Dragoi na fton për një botë pa erëra e ideologji shoviniste, dhe me miqësi të sinqertë. Kjo është ardhmëria e vërtetë e popujve shqiptarë dhe grekë në Ballkan.Aleko LIKAJ

http://aleko-likaj.blogspot.com/

ALEKO LIKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË REAGIM PËR ÇËSHTJEN ÇAMENga Prof. dr. ESHREF YMERI (06.27.2010)
27 QERSHOR - 66 VJET NGA MASAKRA E ÇAMËRISË (06.26.2010)
CËRRIKU I KIN DUSHITNga ALEKO LIKAJ (06.25.2010)
PETRIT MURZAKU/MOS PRISNI TË VDESË...MADHËSHTIA!Nga AGRON SEJAMINI (06.24.2010)
RËNIE E LINDJEVE NË KOSOVË (06.22.2010)
POETI QË NDËRTON URA YLBERI NGA DEHJA E DASHURISË...Nga KËZE KOZETA ZYLO (06.20.2010)
KRIMET E LUFTËS NË MONOGRAFI (06.18.2010)
NDERIM MUSTAFA VRIONIT (06.18.2010)
DEMOKRATIZIM NËPËRMJET DEKOMUNISTIZIMIT TË VËRTETË TË SHQIPËRISËNga LEKA TASI (06.17.2010)
KALVARET E FEMRAVE PASQYRUAR NË LIBRIN "GRABJANI RRËZË KODRAVE"Nga MERITA B. MCCORMACK (06.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]