VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PËR ÇFARË TË BISEDOJË PRISHTINA ME BEOGRADIN?

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 03:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PËR ÇFARË TË BISEDOJË PRISHTINA ME BEOGRADIN?
E Mërkurë, 06.30.2010, 03:56pm (GMT+1)

 


Çështja e personave të zhdukur, demarkacioni i kufirit, lëvizja e lirë e qytetarëve dhe kthimi i dokumentacionit të grabitur, janë temat, për të cilat mund të bisedohet me Serbinë, thonë përfaqësuesit e lartë të institucioneve të Kosovës.

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Jakup Krasniqi, konsideron se në rast të bisedimeve të reja, autoritetet e Kosovës do të bisedojnë me zyrtarët serbë vetëm për çështje teknike.

"Kemi për çka të bisedojmë, përveç varrezave masive që janë të ditura dhe nuk po hapen në Serbi. Janë të gjitha dokumentacionet kadastrale që janë marrë nga Kosova dhe janë dërguar diku në Serbi. Sigurisht që është edhe çështja e lëvizjes së lirë të qytetarëve Serbi-Kosovë dhe çështja e demarkacionit të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë", thotë për Radion Evropa e Lirë kryeparlamentari Krasniqi.

Jakup Krasniqi

Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, thotë se ka shumë çështje, për të cilat Kosova duhet të bisedojë me Serbinë.

"Ka shumë çështje që janë të pazgjidhura në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kemi parasysh CEFTA-n dhe mënyren e njëanshme që është ndërmarrë nga ana e Serbisë lidhur me këtë çëshjte. Kemi parasysh çështjen e të zhdukurve dhe shumë çështje të tjera, thotë Gjini.

Bisedime të mundshme teknike ndërmjet Prishtinës e Beogradit janë paralajmëruar si nga diplomatë ndërkombëtarë, ashtu edhe nga politikanët e Kosovës, duke thënë se ato mund të nisin pas mendimit që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pritet të japë në lidhje me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë, Krasniqi konsideron se çfarëdo bisedimesh me Beogradin zyrtar, pa relaksimin e raporteve, do të jenë të vështira për të arritur ndonjë marrëveshje.

"Bisedimet me Serbinë, edhe në këtë rrafsh, i shoh të vështira. Me Serbinë kemi biseduar në Rambuje dhe nuk është arritur asnjë marrëveshje. Kemi biseduar në Vjenë... gati dy vjet, Serbia, gjatë gjithë kohës, ka futur shumë nga kërkesat e veta dhe nuk e ka pranuar rezultatin e atyre bisedimeve e as dokumentin përfundimtar të presidentit Ahtisari".

"Kështu që rezultate pozitive në rrugë të bisedimeve me Serbinë, janë të veshtira për t'u arritur,
thotë Krasniqi.

Edhe Ardian Gjini, i cili ka qenë pjesë e negociatave të Vjenës, mendon se nuk do të ketë rezultate nga bisedimet e mundshme me Beogradin. Ai thotë se para se të hyhet në këto bisedime, Kosova dhe Qeveria aktuale duhet t'i zgjidhin disa çështje të brendshme.

Ardian Gjini

"Në Rambuje ose në Vjenë, pozicioni negociues i Kosovës ka qenë shumë i fuqishëm, për shkak se kërkesat e Kosovës kanë qenë shume racionale, të perceptuara në sy të bashkësisë ndërkombëtare. Do të thotë, kemi folur për një pavarësi, e cila ka qenë e pashmangshme".

"Sot, Kosova perceptohet si një shtet, i cili mund të vendosë vetë për disa çeshtje, mirëpo duhet t'i zgjidhë disa çështje të brendshme. Kjo është ajo në të cilën Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës insiston, që pozicioni negociues i Kosovës të rregullohet brenda. Me këtë sistem të qeverisjes që e kemi në Kosovë, nuk do të nxjerrim diçka thelbësore nga këto negociata,
thotë Gjini.

Përfaqësues të opozitës dhe analistë kanë rekomanduar Qeverinë dhe institucionet tjera që të përcaktojnë qartë pozicionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë. Ardian Gjini shpjegon shprehet:

Nuk guxohet të bisedohet për statusin e Kosovës. Besoj se nuk ka insistim edhe nga qarqet ndërkombëtare diplomatike për këtë çështje. As për territore - mendoj se do të ishte gabim fatal nëse kushdo në Kosovë fillon të mendojë për këtë çështje, tha Gjini. (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHËNIME PËR LIBRIN E NURI DRAGOJIT "SHQIPTARËT DHE GREKËT"Nga ALEKO LIKAJ (06.28.2010)
NJË REAGIM PËR ÇËSHTJEN ÇAMENga Prof. dr. ESHREF YMERI (06.27.2010)
27 QERSHOR - 66 VJET NGA MASAKRA E ÇAMËRISË (06.26.2010)
CËRRIKU I KIN DUSHITNga ALEKO LIKAJ (06.25.2010)
PETRIT MURZAKU/MOS PRISNI TË VDESË...MADHËSHTIA!Nga AGRON SEJAMINI (06.24.2010)
RËNIE E LINDJEVE NË KOSOVË (06.22.2010)
POETI QË NDËRTON URA YLBERI NGA DEHJA E DASHURISË...Nga KËZE KOZETA ZYLO (06.20.2010)
KRIMET E LUFTËS NË MONOGRAFI (06.18.2010)
NDERIM MUSTAFA VRIONIT (06.18.2010)
DEMOKRATIZIM NËPËRMJET DEKOMUNISTIZIMIT TË VËRTETË TË SHQIPËRISËNga LEKA TASI (06.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]