VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 508 metra që të dyja anët e tunelit të bashkohen

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 09:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
508 metra që të dyja anët e tunelit të bashkohen
E Mërkurë, 03.18.2009, 09:52am (GMT+1)

Çka do të thotë se procesi pritet të përfundojë në fund të muajit prillit. Olldashi: Do të respektohen afatet për rrugën Durrës-Kukës.

 

 

Vështirësitë që ka paraqitur dimri do të kapërcehen pa prekur afatet e përfundimit të autostradës Durrës- Kukës-Morinë. Pikërisht kjo ka qenë deklarata e bërë nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, gjatë inspektimit që ky i fundit ka zhvilluar dje, në lotet që nisin në qytetin e Kukësit në drejtim të Morinit. Sipas ministrit Olldashi, ecuria e punimeve është e kënaqshme dhe brenda parashikimeve. Lidhur me procesin e shpronësimeve, ai informoi se "ky proces është mbyllur tërësisht". Ministri Olldashi vuri në dukje se, në mbledhjen e fundit të qeverisë ka kaluar dhe problemi i disa shtëpive që kanë qenë në proces legalizimi, duke e përshpejtuar maksimalisht këtë proces. Segmenti Kukës-Morinë, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, është një nga veprat më madhore të qeverisë shqiptare. E ndërsa, inaugurimi i veprës më të madhe energjitike pritet të bëhet në qershor të këtij viti, ministri gjatë ndalesës së tij në tunelin e Kalimashit ka deklaruar se mbeten edhe 508 metra që dy anët e tunelit të bashkohen, gjë që do të thotë se procesi pritet të përfundojë në fund të muajit prillit, ose fillimin e muajit majit", tha ministri Olldashi. Sipas tij, pavarësisht nga përshpejtimi i punimeve, ritmet varen dhe nga kategoria e shkëmbit që do të haset në këtë fazë të fundit. Tuneli i Kalimashit përbëhet nga dy hyrje, secili me një gjatësi prej 5,6 km, gjerësi 13 m e lartësi 10 m. Për ndërtimin e tij është angazhuar kompania "Bechtel-Enka", e cila ka në dispozicion 1300 mjete të llojeve të ndryshme dhe ka punësuar rreth 3500 punëtorë. Aktualisht kompania "Bechtel - Enka" po punon në segmentin Rrëshen - Fushë Dugagjin me një gjatësi prej 60,4 kilometrash, në të cilin po ndërtohen 29 ura, 15 prej të cilave tashmë kanë përfunduar.

 

Punimet në tunelin e Kalimashit

 

Punimet në tunelin e Kalimashit, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, e konsideruar "vepra më madhore publike" e ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri, po ecin normalisht dhe deri tani, është realizuar mbi 80% e volumit të tyre. Punimet vijojnë në të gjithë gjatësinë e rrugës prej 61 km, në të 29 urat, prej të cilave, në 16 ura ato kanë përfunduar. Në dhjetor 2008, përfundoi edhe ura më e lartë në segmentin e tretë prej 80 m, e quajtur ura 88 në krahun verior të tunelit. Kompania "Bechtel-Enka", po punon njëkohësisht në të dy hyrjet e tunelit, veri dhe jug paralelisht. Në këtë aks punojnë mbi 3500 punonjës dhe për të arritur një progres të tillë punimesh po përdoren rreth 1300 makineri të tipeve të ndryshme. Segmenti Rrëshen-Kalimash është pjesë e autostradës Durrës-Morinë, 170 km e gjatë, e cila lidh bregun e Adriatikut me kufirin e Kosovës dhe rajonin. Ndërtimi i këtij segmenti rrugor është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, sepse lidh tregjet e Europës Juglindore me rrugët kryesore ndërkombëtare detare, nëpërmjet Portit të Adriatikut në Durrës. Si gjatë ndërtimit, edhe pas përfundimit, autostrada do të sjellë zhvillim ekonomik në zonën verilindore të vendit, duke tërhequr sipërmarrje dhe turistë në terrenin malor të kësaj zone. Punimet për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës-Morinë pritet të përfundojnë në mesin e muajit qershor të këtij viti.

 

Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Morinë

 

Segmenti Rrëshen-Kalimash është pjesë e autostradës Durrës-Morinë, 170 km e gjatë, e cila lidh bregun e Adriatikut me kufirin e Kosovës dhe rajonin. Ndërtimi i këtij segmenti rrugor është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, sepse lidh tregjet e Europës Juglindore me rrugët kryesore ndërkombëtare detare, nëpërmjet Portit të Adriatikut në Durrës. Si gjatë ndërtimit, edhe pas përfundimit, autostrada do të sjellë zhvillim ekonomik në zonën verilindore të vendit, duke tërhequr sipërmarrje dhe turistë në terrenin malor të kësaj zone. "Bechtel-Enka" po punon përgjatë 60 km të autostradës, ndërkohë, që po vazhdon puna për ndërtimin e 18, nga 27 urat e planifikuara. Përpjekje të jashtëzakonshme të projektit kanë rezultuar në 9.5 milion metër 3 gërmime, prej të cilave 3.25 milion metër 3 janë përdorur për mbushje, si dhe janë hedhur rreth 52.500 metër 3 betonarme. Në të njëjtën kohë, "Bechtel-Enka" po punon në katër hyrjet e tunelit prej 5.5 km, që kalon përmes malit Qafa e Kumbullës dhe deri tani janë shpuar rreth 2.3 km. Në pikën kulminante të punës, projekti pritet të punësojë 4 mijë punëtorë. Terreni malor, i cili përbëhet nga lloje të ndryshme materialesh, duke filluar nga argjilë deri në shkëmb të fortë, që zhvendoset vetëm me shpërthim, parashtron një numër vështirësish teknike, të cilat deri tani janë përballuar me sukses nga skuadra e projektit. Projektet fillestare për të 27 strukturat që kalojnë mbi përrenjtë dhe pjerrësitë e luginave, përgjatë autostradës, parashikojnë se disa prej tyre do të jenë deri 80 metër të larta. Në të njëjtën kohë, "Bechtel-Enka" ka shtruar rreth 50 km rrugë kalimi, për të mundësuar transportin e skuadrave të ndërtimit dhe mjeteve për në vendin e punës. RD/Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
60 vjet më parë ndërroi jetë në burgun e Durrësit poeti Vinçens Prennushi (03.17.2009)
95 vjet më parë zbarkonte në Durrës Princi i Shqipërisë Vilhelm Vid (03.16.2009)
Zëdhënësi i Partisë Demokratike shprehet për njëjvetorin e Gërdecit (03.15.2009)
Komuniteti shqiptaroamerikan në Nju Jork nderon Petrit Kupin (03.13.2009)
Ramadan Sokoli figurë e ndritur e kulturës kombëtare (03.12.2009)
Kompania çeke fitoi tenderin për kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjisë (03.11.2009)
GJERGJ KASTRIOTI, HEROI NË KËNDVËSHTRIMIN E SHKRIMTARËVE TË HUAJ (03.10.2009)
Me "Natën e Zjarreve" mbrëmë u përmbyll manifestimi Epopeja e UÇKsë (03.09.2009)
Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë të orientuara drejt objektivave integruese (03.08.2009)
Presidenti i Kosovës: Vizita jonë në SHBA vizitë historike (03.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]