VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË BUJANOC THEMELOHET QEVERI TEKNIKE

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 01:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
NË BUJANOC THEMELOHET QEVERI TEKNIKE
E Martë, 10.19.2010, 12:17pm (GMT+1)

Shqiptarët dhe serbët në Bujanoc, kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë shumetnike. Marrëveshja do të duhej të nënshkruhej këtë të diel. Përse janë dashur dy vjet për bisedime?

Përfaqësuesit shqiptarë dhe ata serbë janë të një mendimi se për vendimin e formimit të qeverisë së përbashkët vendimtar ishte premtimi për investime më të mëdha në Bujanoc.

"Për mundësi të tilla investimesh, jo në mënyrë të tërthortë por direkte ka folur grupi i ambasadorëve, miqtë e jugut të Serbisë. Ata na kanë thënë se do të ketë investime më të mëdha nëse në Bujanovc formohet qeveri multietnike," thotë Miodrag Milikoviç, përfaqësues i grupit të qytetarëve.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, është i mendimit se qeveria shumëetnike mund të krijojojë më lehtë mundësi me mjetet e parashikuara nga fondet e Bashkimit Evropian, por dhe nga buxheti i qeverisë së Serbisë. "Para së gjithash, presim rritje të buxhetit të Trupit Koordinues për jug të Serbisë, rritje të buxhetit nga plani kombëtar për investime, edhe pse mund të themi se në atë ministri çdo vit kemi arritur të dyfishojmë pjesëmarrjen tonë në shfrytëzimin e fondeve. Po ashtu, presim ndihmë më të madhe nga Ministria e Ekonomisë ndaj investitorëve të huaj, në mënyrë që investitorët e mundshëm t´i drejtojnë tek ne," thotë kryetari Shaip Kamberi.

Edhe përfaqesuesi i Partisë Demokratike, Sasha Peshiq ka shpresa të tilla. "Pres që ky koalicion t´ia dalë të sigurojë një numër të madh mjetesh nga vendet e BE-së, në mënyrë që ta ndihmojë jugun tejet të varfër të ripërtërihet," vlerëson Peshiq.

Kush është fajtor për humbjen e rasteve të mëparshme?

Megjithatë, dy parti kanë qëndrime të kundërta rreth asaj se kush është fajtor për humbjen e rasteve të mëparshme. "Është folur gjatë me Trupin Koordinues dhe me qeverinë e Serbisë për shtimin e vendeve të punës dhe më në fund, më 15 korrik qeveria doli me vendimin që në disa institucione shtetrore të pranohen 63 shqiptarë. Në këtë mënyrë, shpresoj se procesi i integrimit e shqiptarëve do të fillojë seriozisht," mendon Kamberi.

Miodrag Milikoviq akuzon palën shqiptare me pretendimin se serbët kësaj radhe kanë bërë kompromis, me matjen e numrit të drejtorëve në funksionet e qeverisë ekzekutive. "Gjithë këto vjet kemi patur përvojë të keqe. Mbi 80 për qind e mjeteve buxhetore përfundojnë në duart e shqiptarëve," thekson Milikoviq.

Jashtë koalicionit do të mbetet Partia Demokratike e Serbisë, Partia Radikale Serbe dhe Partia Socialiste e Serbisë, ndërsa nënshkrimi i marrëveshjes për qeverinë e re shqiptaro-serbe në Bujanoc është paralajmëruar për këtë javë. (http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARISTIDH KOLIA - "RRËNJËT TONA JANË NË ARBËRI"Nga KOLEC TRABOINI (10.18.2010)
THESARI I ALI PASHËS: TË VENDOSË GJYKATA NDËRKOMBËTARE (10.18.2010)
FEMRAT SHQIPTARENga UK LUSHI (10.18.2010)
HISTORIANI BEQIR META ZBARDH NJË TJETËR NGJARJE QË E IMPLIKON DREJTPËRDREJT UDHËHEQJEN KOMUNISTEShteti komunist nuk veproi për pengimin e Masakrës së Tivarit (10.17.2010)
MAQEDONI: SHQIPTARËT PROTESTOJNË PARA AMBASADËS SERBE NË SHKUP (10.16.2010)
ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME NË KOSOVË (10.16.2010)
Bota shqiptare duhet të pushtohet nga ëmbëlsia e serenatave korçareNga KËZE KOZETA ZYLO (10.15.2010)
KOSOVA NA FTON PËR TA NGITUR MORALIN POLITIK DHE PATRIOTIK TË KOMBITNga LAZIM REXHEPI (10.15.2010)
DAULLET E EKSTREMIZIMIT SERB VAZHDOJNË TË BIEN PA PUSHIMNga Dr. ALBAN DACI (10.14.2010)
DIGJET FLAMURI SERB NË SHENJË PROTESTE (10.14.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]