VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - U HAP EDHE GALERIA VERIORE E KALIMASHIT

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 06:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
U HAP EDHE GALERIA VERIORE E KALIMASHIT
E Premte, 10.22.2010, 09:34pm (GMT+1)

Sot ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, së bashku me homologun e tij, ministrin e Transportit të Republikës së Shqipërisë, Sokol Olldashi dhe me ish-ministrin e Transportit dhe ministrin aktual të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Lulzim Basha, morën pjesë në hapjen e galerisë veriore të tunelit të Kalimashit.
Ministrat Limaj, Olldashi dhe Basha, në prononcimin për medie, hapjen e galerisë veriore të tunelit të Kalimashit e cilësuan si një projekt shumë të rëndësishëm ekonomik, i cili përveç kësaj bën që Shqipëria dhe Kosova jenë më afër se kurrë.


"Jam i lumtur që kjo rrugë përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme në të gjitha afatet e duhura, me cilësinë e duhur dhe do të garantojmë që me hapjen edhe të galerisë së dytë, do të ketë trafik të vazhdueshëm të pa pengesa midis Shqipërisë dhe Kosovës, Shqipërisë dhe verilindjes së saj", deklaroi midis tjerash ministri Olldashi në fjalën e tij përuruese.


Ndërkaq, ministri Fatmir Limaj, në fjalën e tij të rastit, tha:
"Më lejoni që të shpreh respektin dhe mirënjohjet e mia të veçanta për Qeverinë e Republikës Shqiptare, për dy akterët që janë sot këtu ish-ministrin e Transportit, z. Lulzim Basha, ministrin aktual, z. Sokol Olldashi, por edhe vetë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berishën, për këtë projekt gjigand, i cili dikur ka qenë i paimagjinueshëm, por që sot u bë realitet. Jua uroj përfundimin e këtij projekti madhor në pjesën shqiptare".
"Realizimi i këtij projekti vjen si rezultat i seriozitetit, angazhimit dhe këmbëngulësisë së qeverisë shqiptare, për ta përfunduar këtë rrugë, që njëherësh realizimin e kësaj rruge e ka ngritur në top agjendë edhe të Republikës së Kosovës", tha në vazhdim ministri Limaj dhe shtoi:
"Ky është një transformim i gjithanshëm social dhe politik-ekonomik, që po u bëhet vendeve tona, por edhe rajonit dhe unë mendoj se të gjithë shqiptarët duhet të ndihen krenarë që fuqia e shtetit të tyre ka ardhur në nivel të tillë për të ndërtuar vepra gjigante dhe kaq të mrekullushme".


Lulzim Basha, ish-ministër i Ministrisë së Transportit dhe ministër aktual i Punëve të Brendshëme, me rastin e hapjes së galerisë veriore të tunelit, midis tjerash tha:
"Sot po realizohet edhe një ëndërr shumë e madhe, e cila nuk mund të përthekohet me një ose dy fjali, Ne së shpejti do të fillojmë tunelin e Elbasanit, i cili përshkon rrugën Tiranë- Elbasan dhe projekte të tjera. Ky projekt është më shumë se sa kjo rrugë, është projekt ekonomik dhe komercial, është projekt i shpirtit shqiptar, i fuqisë dhe besimit të kombit shqiptar te vetvetja," është shprehur Basha.
Më pas, ministrat Fatmir Limaj, Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha, vizituan edhe punimet në autostradën Vërmicë-Merdar në segmentin e parë Vërmicë-Prizren.

(http://www.rtv21.tv)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nënë Tereza, një shembull unikal i qytetërimit-Të varfërit janë dhurata më e çmuar për ne;prania e fshehtë e Jezusit. Nënë TerezaNga Petrit Nika (10.22.2010)
"IMPERIALIS" IA JEP ZHANI CIKOS ÇMIMIN "YLLI I ARTË AKADEMIK" (10.20.2010)
NË BUJANOC THEMELOHET QEVERI TEKNIKE (10.19.2010)
ARISTIDH KOLIA - "RRËNJËT TONA JANË NË ARBËRI"Nga KOLEC TRABOINI (10.18.2010)
THESARI I ALI PASHËS: TË VENDOSË GJYKATA NDËRKOMBËTARE (10.18.2010)
FEMRAT SHQIPTARENga UK LUSHI (10.18.2010)
HISTORIANI BEQIR META ZBARDH NJË TJETËR NGJARJE QË E IMPLIKON DREJTPËRDREJT UDHËHEQJEN KOMUNISTEShteti komunist nuk veproi për pengimin e Masakrës së Tivarit (10.17.2010)
MAQEDONI: SHQIPTARËT PROTESTOJNË PARA AMBASADËS SERBE NË SHKUP (10.16.2010)
ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME NË KOSOVË (10.16.2010)
Bota shqiptare duhet të pushtohet nga ëmbëlsia e serenatave korçareNga KËZE KOZETA ZYLO (10.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]