VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Mohimi - si afirmim negativ i opozitës     Nga Arbër Ahmetaj

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 05:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Mohimi - si afirmim negativ i opozitës     Nga Arbër Ahmetaj


E Enjte, 03.26.2009, 09:28pm (GMT+1)

Që nga viti 1991, përpjekjet për të vlerësuar dhe analizuar të shkuarën kanë kaluar nëpër një proces të vështirë. Duke lënë anash problemet e shtypit të lirë, pengesat që u bëheshin gazetarëve për të mbërritur tek burimi i informacionit, dhuna që ushtrohej ndaj tyre etj, do të theksoj një vështirësi tjetër: shoqëria shqiptare, nuk ishte e përgatitur, nuk dëshironte të mohohej gjithçka në bllok. Fillimisht kjo u përdor si mjet i sofistikuar nga komunistët për të penguar diagnostikimin real të gjendjes, por me kalimin e kohës, u vlerësua si një përmasë e natyrshme e analizës, si një maturi. Pas gati 20 vjetësh jemi në gjendje të themi me plot gojën se sistemi komunist e zhyti Shqipërinë në diktaturën më të egër, në dhunimin më sadist të të drejtave të njeriut, e izoloi plotësisht nga bota dhe nga miqt e saj. Siç jemi në gjendje të themi se djersa dhe mundi i shqiptarëv do të kishte qënë dhjetëfish më i vlefshëm për vendin dhe brezat sikur investimet e mëdha të bëheshin atje ku duhej. Sot shohim se investimi në hidrocentrale, përmes kredive kineze, ishte me vend, se lufta kundër analfabetizmit dhe hapja e shkollave kudo, ishin anët e mira të kohës. Në një tregim të hershëm të D.Agollit, flitet për një partizan, që martohet me vajzën e beut. I gjykuar për këtë martesë, partizani shfajësohet duke thënë se i kishte marrë beut gjënë më të mirë që kishte, të bijën. Aftësia për të gjykuar me gjakftohtësi anët e mira dhe të këqija të një periudhe kohore, lidhet edhe me largësinë kohore prej saj. Por cilësia dhe pesha e një analize varet edhe prej autoritetit publik të personit që e bën. Ndryshe vlerësohet fjala e një analisti të pavarur, e një lexuesi lajmesh, e një deputeti, apo ajo e një kryetari partie të vogël dhe ndryshe ajo e kryeministrit, apo kryetarit të partisë më të madhe opozitës. Ky është shqetësimi kryesor i këtij vëzhgimi: shefi i opozitës socialiste në Tiranë, në të gjitha paraqitjet e tij publike, mohon gjithçka, gjithçka është bërë për këto 18 vjet pluralizëm. Opozita ka të drejtë kur thotë se tranzicioni ishte i vështirë dhe i gjatë, por harron se ajo parti e ka qeverisur për 10 vjet pluralizëm, opozita ka të drejtë kur thotë se Shqipëria ka varfëri, por neglizhon faktin se ishte qeverisja komuniste, parapluralizmit dhe ajo e katër viteve të mëparshme socialiste, që e zhyti vendin në korrupsion e kleptokraci, gjë që frenoi investimet publike dhe politikat sociale. Opozita mohon 18 vjet të historisë më të re të Shqipërisë për të pohuar teori virtuale për një Shqipëri jashtë të majtës e të djathtës. Ajo u mohon Shqipërisë dhe shqiptarëve arritjet e tyre epokale, sistemin demokratik pluralist, u mohon lirinë e ekonomisë së tregut, u mohon atyre arritjen e jashtëzakonshme, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, u mohon shqiptarëve përpjekjet e tyre për integrim në NATO dhe BE, duke u premtuar atyre ngjyrat e ylberit të flamurit të « pacifistëve Â» anarkistë.  Opozita u mohon shqiptarëve  rrugën e bashkimit kombëtar e i provokon ata duke ia dhënë çelësin e Tiranës këngëtarëve të Milosheviçit. Ajo u mohon shqiptarëve 18 vjet pluralizëm, për t'iu pohuar atyre në mënyrë shumë hileqare 50 vite diktature, ajo u mohon atyre 18 vjet liri, për t'u pohuar tinëzisht atyre 50 vjet skllavëri. Opozita luan politikisht me një zjarr të madh, ajo ka mobilizuar skuadra të paguara vullnetarësh të ngjashme me « Rininë e Putinit Â», të cilat sot tundin tufa shumëngjyrëshe, por nesër mund të përdoren edhe « për të shkurtuar jetëgjatësinë e një pushteti jopopullor Â». Modeli i pagimit të adoleshentëve për të bërë tifo, apo për të organizuar banda lagjesh, është një model po aq i keq, se ai i përdorur në vitin 1997 nga Partia Socialiste  për të riardhur në pushtet. Paratë sipas shtypit të Tiranës nuk janë ndonjë problem për Kryetarin e Bashkisë,  i cili shet trojet e lira për të çelikosur radhët e « vullnetarëve Â» të tij të paguar. Paratë nuk janë problem për një parti që ka qeverisur për hesap të xhepave të vet gjatë tetë viteve vendin. Opozita e ka ndërtuar strategjinë e vet të mohimit, duke shpresuar se do të fitojë disa dhjetëra mijëra votues të rinj që nuk e njohin të shkuarën e Shqipërisë, që kanë lindur në liri dhe në demokraci. Opozita u premton atyre rikthimin në kohën e prindërve, në kohën kur s'kishte majtas e djashtas, kur s'i përkisnim as Lindjes as Perëndimit, në kohën kur s'i përkisnim as dreqit, as të birit. Ja sepse mohimi që i bën sot opozita 18 vjetëve demokraci, është pohim i pastër i negativitetit të saj, i rolit të saj të pashërueshëm regresiv në shoqërinë shqiptare, qysh ditën që u themelue në terr, nja një grusht komunistësh serbë, nën bekimin e pushtuesit fashist të Shqipërisë, në vitin 1941.

Arbër Ahmetaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nderohet post mortem aktorja Adriana Abdullahu (03.25.2009)
Dhjetë vjet nga bombardimet e NATOs (03.25.2009)
Tinguj pranverorë mbi varrin e Tish Dajisë (03.19.2009)
508 metra që të dyja anët e tunelit të bashkohen (03.18.2009)
60 vjet më parë ndërroi jetë në burgun e Durrësit poeti Vinçens Prennushi (03.17.2009)
95 vjet më parë zbarkonte në Durrës Princi i Shqipërisë Vilhelm Vid (03.16.2009)
Zëdhënësi i Partisë Demokratike shprehet për njëjvetorin e Gërdecit (03.15.2009)
Komuniteti shqiptaroamerikan në Nju Jork nderon Petrit Kupin (03.13.2009)
Ramadan Sokoli figurë e ndritur e kulturës kombëtare (03.12.2009)
Kompania çeke fitoi tenderin për kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjisë (03.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]