VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Jangbojsat fituan kundër Bazelit me penallti mbas mbarimit të lojës

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 08:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Jangbojsat fituan kundër Bazelit me penallti mbas mbarimit të lojës
E Premte, 04.17.2009, 08:21am (GMT+1)

Voal-online - Young Boys për herë të parë që më 2006 janë kualifikuar përsëri për në finalen e Kupës së Zvicrës. Bernezët fituan në Stade de Suisse në gjysmëfinale kundër FC Basel 3:2 me penallti pas mbarimit të lojës dhe më 20 maj do të ndeshen në Bernë kundër FC Sion. Pas 120 minutave lojë pa gola ishte golashënuesi i jangbojsave Marco Wölfli i cili do të vendoste fituesen e ndeshjes tek njëmbëdhjetëmetërshi. Ishte një kualifikim tepër i vështirë përballë FC Basel. Në duelin e 14-të midis tyre ishte suksesi i katërt për ekipin kryeqytetas, i pari në plot 30 vjet. Kundër finalistit tjetër, Sionit, Young Boys kanë një bilanc pozitiv (7:6), por në tri finale kanë humbur përballë tij (1980, 1991, 2006). Janbojsat presin fitoren e parë të kupës prej vitit 1987, kur edhe atëherë patën fituar me penallti pas mbarimit të lojës. Për bazelasit, fitues të dy kupave të fundit, ishte humbja e parë prej 16 ndeshjesh gjysmëfinale. Herën e fundit ekipi i Christian Gross humbi më 18 dhjetor 2005 kundër FC Zürich (3:4). Pastaj ishte fitues dy herë radhazi. Në kuadrin e Axpo Super League bazelasit humbën në fillim të shkurtit pikërisht në Stade de Suisse pas një loje spektakolare me 2:3.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Një barazim triller (04.15.2009)
Vështirësi të reja për FC Bazelin (04.11.2009)
Kliçko do të ndeshet në stadiumin e futbollit (04.07.2009)
Povetkin është gati të ndeshet me Kliçkon (04.05.2009)
Nga Tirana në Kopenhagë vazhdë humbjesh (04.02.2009)
Kombëtarja jonë shkon në Danimarkë (03.31.2009)
Shqipëria u mund në Tiranë nga Hungaria (03.29.2009)
Sonte Shqipëria pret Hungarinë (03.28.2009)
Vdes në aksident rrugor ish kampioni botëror i boksit Xhovani Parizi (03.26.2009)
Tre zviceranë në kupën finale botërore të Las Vegasit (03.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]