VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - XHIXHI BUFON: "NË DORTMUND ËSHTË NDESHJA E JETËS"

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 06:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
XHIXHI BUFON: "NË DORTMUND ËSHTË NDESHJA E JETËS"
E Mërkurë, 02.09.2011, 01:18pm (GMT+1)

Portieri kthehet titullar në kombëtare në vendin e gjysëmfinales magjike të 2006: "Ndeshja më e bukur e karrierës"

Firence (Itali)- Cezare Prandeli ka zgjedhur: kundër Gjermanisë, të mërkurën në mbrëmje në Dortmund në një përsëritje të ndeshjes gjysëm finale të Botërorit 2006, pavarësisht se miqësore, në sulm do të luajnë Pazini dhe Kasano. Në mesfushë hapësirë për rombin: mesfushor i tërhequr do të jetë debutuesi Tiago Mota, ndërkohë që mesfushor i avancuar është Mauri. Në mbrojtje trajneri i kombëtares italiane do të përdorë një zgjidhje që aplikon edhe Del Neri tek Juventusi: Kielini mbrojtës i majtë, në vend të tij në qendër të mbrojtjes do të luajë Ranokia.

Formacioni

Prandeli gjatë konferencës për shtyp i është përgjigjur shumë pyetje të gazetarëve të pranishëm. Menjëherë tregon formacionin titullar: "Do të luajnë Bufon; Kasani, Ranokia, Bonuci, Kielini; Montolivo, Tiago Mota, De Rosi dhe Mauri; Pazini dhe Kasano në sulm. Tiago do të luajë si mesfushor qëndre në mesfushë, me De Rosi dhe Montolivon që janë krahët e tij. Kielini në të majtë? Kam folur me të, mund të interpretojë shumë role, si mbrojtës qëndre është një garanci, mbase në rolin në krahun e majtë mund të bëhet më i fortë. Do të mbaj në konsideratë edhe minutat që kanë luajtur në kampionat, por kam edhe të drejtë të provoj formacionin më të mirë: pas më pak se një muaji është ndeshja me Slloveninë e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2012. Pas 45 minutave të para do të ndryshoj sulmuesit. Zëvendësimet? Do të jenë plot 5 të tilla".

Kujtimet dhe pritshmëritë

"Gjysëm finalen e Botërorit Gjermani 2006 e kam parë në grumbullim me Fiorentinën, kemi qenë duke përgatitur ndeshjet kulifikuese të Champions Ligës. Këtë herë dëshiroj të shikoj në fushën e lojës personalitet. Trekuartisti? Është momenti është zgjidhje, në një periudhë më të gjatë ideja është për të luajtur me tre sulmues. Gjermania ka qenë një zbulim në Botërorin e fundit, por nuk kam aspak frikë ndaj tyre. Dëshirojmë të ofrojmë një paraqitje të rëndësishme, kemi mundësitë për ta arritur këtë objektiv".

Figurë të mirë

Trajneri i kombëtares italiane ka bërë stafetë në konferencën për shtyp, në Koverciano, me portierin e tij, që është rikthyer në skuadrën e kaltër, ndër të paktit që kanë qenë në fushën e lojës në ndeshjen e Dortmundit në 2006. "Jam shumë i lumtur, është shprehur Bufon, pas dëmtimit rigjej dhe skuadrën kombëtare, me të cilën shpresoj të arrij kënaqësi të tjera të mëdha. Ndeshja gjysëm finale me Gjermaninë në 4 qershor 2006 ka qenë ndeshja më e rëndësishme e karrierës time. Doja të fitonim për emigrantët tonë në Gjermani, për ringritjen tonë sportive, ka qenë mbrëmja më e bukur në mënyrë absolute. Kritikat nga jashtë për Italinë? Duhet të kërkojmë të japim një imazh të shkëlqyer të Italisë të paktën nga aspekti sportiv".

Perspektivat e Italisë

"Ata mbërrijnë në këtë ndeshje me disa ide të qarta që kanë marrë nga rezultatet e fundit të arritura. Ne kemi ndryshuar trajner dhe identitet. Nuk kemi asgjë për të humbur, mund të tregojmë ndërkohë se jemi kompetitiv dhe të bëjmë një hap përpara. Nuk do të jetë e lehtë, por sigurisht shumë stimuluese. Kualifikimi në Europian është në dorën tonë, punët kanë shkuar më mirë në krahasim me atë që mendohej pas Botërorit. Unë do doja të luaja në pesë Botërorë, të gjashtin mbase si portier i tretë". Xhianluixhi Bufon ka folur edhe për grumbullimin e të huajve: "Futbolli dhe bota janë duke ecur përpara në këtë mënyrë. Ashtu si edhe globalizimi. E rëndësishme është të përshtatemi me rregullat që ekzistojnë. Më pas, në një rast specifik, të kesh në skuadër një lojtar të nivelit të Tiago Motës është një avantazh i madh".

Gjendja fizike

"Pas një mungese të gjatë njëfarë lodhjeje e dija që duhet ta paguaja. Nëse jam më i fortë duhet ta tregoj gjithmonë, nënvizon me një shpirt kritik Bufon. Duhet të qëndroj i qetë dhe të kryejë pritje, dhe mbi të gjitha të provojmë të fitojmë. Unë kam plot 5 vite që nuk fitoj, ndërkohë që në 2-3 vitet e para jam shpëtuar gjithmonë, për paraqitjet që kam dhuruar, në këtë vitin e fundit, duke parë edhe rezultatet e skuadrës, është normale që dikush të më ketë vendosur në diskutim, pritshmëria ndaj meje është gjithmonë shumë e lartë". Portieri italian ka folur dhe për Juventusin dhe situatën aktuale në kampionat: "Përgjigjet në Kaljari dhe pjesërisht në Palermo kanë qenë të mira. Periudha e keqe mendoj se është tashmë pas krahëve. Por, duhet ta konfirojmë kundër Interit. Për të gjykuar Juventusin duhet të presim fundin e kampionatit. Zikaltër në skuadrën kombëtare? Më jep kënaqësi, sepse Interi në këto vitet e fundit ka qenë një pikë referimi në futbollin italian, dhe tashmë kanë hedhur sytë tek të rinjtë më premtues italianë, skuadra kombëtare përfiton sigurisht nga ky fakt. Rivalitet me Interin? Në të shkuarën, duke lënë mënjanë Calciopolin, tashmë duhet të shikojmë përpara. Gabimet e fundit arbitrale? Nuk janë parë. Në ditën kur nuk do të jem më i rëndësishëm nuk dëshiroj të kthehem në një problem për asnjë në skuadrën timen", ka përfunduar Xhianluixhi Bufon komentin e tij në prag të ndeshjes me Gjermaninë.

Bierof sulmon Italinë: "Integrimi i të huajve te ne është ndryshe"

Dortmund (Gjermani) - Nuk mund të themi që Oliver Bierof ka-ose të paktën siç mendon ai, një cilësi dhe karakteristikë që menaxheri i një prej skuadrave më të rëndësishme të futbollit botëror duhet të ketë, pra diplomacinë. Që një javë më parë, ish-sulmuesi i Udinezes dhe Milanit kishte nxehur si shumë prag ndeshjen miqësore kundër Italisë, që është në program të mërkurën në mbrëmje në Dortmund: "Skuadra kombëtare italiane pasqyron shumë drejtë krizën që po kalon aktualisht futbolli italian, e evidentuar edhe nga fakti që Bundesliga ka kaluar Serinë A në renditjen e UEFA për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane". Tashmë, në prag të kësaj ndeshjeje miqësore, Bierof ka sulmuar, ndërkohë politikën e re të Xhiankarlo Abetes dhe Cesare Prandelit, në lidhje me afrimin pranë skuadrës kombëtare të 'të huajve', ose 'italianëve të rinj' siç preferon ti etiketojë trajneri italian Prandelo. Bën shumë efekt kjo deklaratë për më tepër kur ka mbërritur nga menaxheri i një prej skuadrave kombëtare më multietknike siç është ajo gjermane, por është pikërisht në këtë pikë ku Oliver Bierof e bën diferencën me krenari. "Të huajt në Botërorin Afrikë e Jugut 2010 kanë qenë plot 11 nga 23 lojtarë? Po, por vetëm njëri, Kakau, ishte një brazilian që ishte natyralizuar në moshën 28-vjeçare, i është përgjigjur Bierof pyetjes së një gazetari italian. Të gjithë lojtarët e tjerë të kësaj skuadre kanë lindur këtu ose kanë mbërritur kur kanë qenë fëmijë, që më pas janë rritur nga ky vend. Tashmë ju provoni me Motan, në Dortmund në Botërorin e 2006 ka qenë edhe Kamoranezi që ishte argjentinas. E drejtë, por mua nuk më pëlqen që një skuadër kombëtare të kthehen si një skuadër në nivel klubi, me shumë pashaporta. Integrimi jonë është i ndryshëm, është një skuadër në ndërtim të vazhdueshëm, që afron djem që janë gjermanë të 'vërtetë' dhe që përfaqësojnë zhvillimin e shoqërisë, jo lojtarë për shërbime dhe nevoja momentale...".

--

Sulmuesi i Djajve të Kuq kërkon që të vlerësojë Chelsin si një rival që mund të arrijë titullin

Runi i kujdesshëm: "Manchester, titulli ende nuk është siguruar"

Manchester (Britani e Madhe)- Uejn Runi ka paralajmëruar shokët e tij të skuadrës tek Manchester Junaitid, se Chelsi pavarësisht humbjes në fundjavë me Liverpulin është ende në garë për titullin kampion. Blutë e Londrës të drejtuar nga Karlo Ançeloti kanë humbur një mundësi shumë të mirë për të ngushtuar diferencën prej 10 pikësh që kanë me Djajtë e Kuq, pasi janë mundur në Stemford Brixh nga Liverpuli, pavarësisht se ishin super të motivuar nga humbja që skuadra e Ferguson kishte pësuar nga Uolverhempton. Chelsi, ndërkohë është përforcuar akoma më shumë, pasi në merkaton e muajit janar ka arritur të sigurojë shërbimet e Fernando Torresit dhe David Luiz nga Benfika. "Nuk duhet të harrojmë Chelsin, sepse ata janë ende në garë për titullin kamion, është shprehur Runi për mediat angleze. Ata kanë një skuadër shumë të mirë dhe ne e kemi shumë të qartë faktin, se nëse ka një skuadër që mund të fitojë një numër të madh ndeshjes radhazi, ajo është vetëm Chelsi. Por në të njëjtën kohë, ne e kemi të qartë se gjithçka është në dorën tonë për të fituar titullin kampion dhe nuk duhet të gabojmë. Për fat të mirë ne kemi mundësi të mëdha për të fituar. Kemi kryer një punë të shkëlqyer deri më tani dhe duhet të vazhdojmë me këto ritme. Sigurisht që kemi humbur një ndeshje, ku nuk duhet të gabonim dhe kjo nuk na ka kënaqur aspak. Jam shumë i bindur, se punët do të ecin mirë për Junaitid dhe do të arrijmë objektivat që skuadra ka në këtë sezon. Të gjithë lojtarët që janë në skuadër janë shumë të motivuar dhe karikuar për të dhënë më të mirën e tyre deri në javën e fundit. Nuk do të jetë aspak e lehtë të sigurojmë titullin kampion në Premier Ligë, sepse është një kampionat shumë i fortë, por ne do të luftojmë deri në fund, skuadra është e fortë dhe jemi krenar për atë që kemi kryer deri në këtë fazë të sezonit", ka përfunduar komentin e tij sulmuesi me numër 10 i Manchester Junaitid.

Ferguson: "Derbi i rëndësishëm për ne"

Trajneri i Manchester Junaitid, skocezi Aleks Ferguson, është shumë i fokusuar për ndeshjen e ardhshme në kampionat, ku përballë do të jetë Manchester Siti i drejtuar nga Roberto Mançini. "Për ne, kjo ndeshje ka një domethënie të madhe, është shprehur Ferguson. Mendoj se kjo ndeshje ka një rëndësi të madhe dhe për të ardhmen. Jam i shqetësuar për faktin, se shumë lojtarë tanët do të luajnë me skuadrat kombëtare të mërkurën. Por, gjithsesi një pjesë e rëndësishme e skuadrës ndodhet këtu me mua dhe po stërvitet mirë. Ndeshja me Sitin do të jetë shumë e vështirë, sepse ata kanë ndërtuar një skuadër shumë cilësore dhe të vështirë për t'u mundur. Kanë marrë shumë pikë dhe ndodhen në një pozicion komod në klasifikimin e përgjithshëm të Premier Ligës. Përtej këtyre fakteve, ne do të luftojmë shumë për të arritur fitoren dhe do të luftojmë nga minuta e parë e ndeshjes për këtë objektiv. Siti i Mançinit ka një organikë shumë të mirë dhe kjo është një arsye më shumë që ne të tregojmë kujdes në këtë ndeshje", është shprehur Sir Aleks.

Salihi: "Nuk e mendoj humbjen me Slloveninë"

Forma që po kalon te Rapidi (ka shënuar rregullisht në miqësoret e fazës dimërore) pritet të reflektohet edhe në ndeshjen e radhës së kombëtares me Slloveninë. Trajneri Kuzhe, në mungesë të Edmond Kapllanit (i dëmtuar të shtunën në Bundesligën 2), pritet ta aktivizojë ndoshta 90 minuta, pasi edhe Bogdani nuk mund të luajë gjatë gjithë ndeshjes (ka luajtur çdo 3-4 ditë me Çezenën).

Në konferencën e djeshme për shtyp, Hamdi Salihi është shprehur se, "nuk e mendoj humbjen me Slloveninë para eliminatores shumë të rëndësishme me Bjellorusinë më 26 mars.

- Salihi, ndaj Sllovenisë Kuzhe ka thirrur futbollistët më të mirë. Cili është qëllimi i kësaj miqësoreje?

Nuk e kemi luksin që të zhvillojmë shumë ndeshje të tilla me ekipe që kanë marrë pjesë në Kupën e Botës. Kjo miqësore duhet vlerësuar shumë. Lojtarët, si në planin individual, ashtu edhe në grup, do të kërkojnë të shfaqin më të mirën.

Mbrojtja, mesfusha edhe sulmi do të kërkojnë të bëjnë paraqitjen e një grupi solid. Për ne është e rëndësishme vazhdimësia e lojërave dhe e rezultateve të 2010-ës.

- Shqipëria vitin e kaluar ka arritur rezultate mjaft të mira, madje, duke kthyer rezultatin...?

Duhet të vijojmë me lojën kompakte në të gjitha repartet. Jemi përpjekur për të shënuar kur kemi qenë në disanvantazh dhe jemi përpjekur për të mbrojtur rezultatin kur kemi qenë në avantazh. Kjo ka qenë arma kryesore. Tani e rëndësishme është vazhdimësia, të përqendrohemi te gjërat e mira dhe të riparojmë mangësitë.

- Me dëmtimin e Kapllanit vetëm ju dhe Bogdani mbeteni sulmues të mirëfilltë, çka do të thotë më pak konkurrencë...?

Konkurrenca i bën mirë ekipit dhe trajneri duhet ta shfrytëzojë këtë nëse ka lojtarë cilësorë. Si unë, Bogdani e Kapllani, për momentin kemi kaluar formën më të mirë, por kjo nuk do të thotë se nuk ka lojtarë të tjerë. Kombëtarja është diçka e përkohshme: shfrytëzohet ai lojtar që po kalon formën më të mirë.

- Kuzhe ka thënë se duhet rezultat pozitiv, që të ndikojë pozitivisht në moralin e skuadrës. Po nëse humbasim?

S'dua ta mendoj humbjen. Rezultatet miqësore të kaluara kanë krijuar një frymë të mirë për ndeshjet eliminatore.

- Keni shënuar rregullisht vitin e kaluar me kombëtaren dhe po e bëni një gjë të tillë edhe te Rapidi. Një premtim për tifozët?

Goli nuk është diçka që mund ta kesh në dorë. Mund t'u premtoj tifozëve kuqezinj dhe fansave të mi, se do të bëj më të mirën dhe se nuk do të kursehem për kombëtaren.

- Shpresoni në një vit 2011 më të suksesshëm?

Asnjëherë nuk thuhet se nuk ke ç'të arrish më shumë. E rëndësishme për mua është vazhdimësia dhe më pas të kërkosh të bësh gjëra më të mira sesa ke bërë.

- Mendoni se jeni në kulmin e karrierës?

Karriera ime ka shkuar në ngjitje dhe gjithnjë kam qenë shumë i kënaqur për ato që kam përjetuar kudo ku kam luajtur. Dua që të arrij akoma më shumë në të ardhmen.

- Te Rapidi jo gjithmonë jeni aktivizuar titullar...?

Jemi më shumë se 25 lojtarë në skuadër dhe kemi luajtur të gjithë nga 45 minuta. E rëndësishme është që kam luajtur mirë në ato minuta që jemi aktivizuar.

- Mendoni të ndryshoni skuadër, ndoshta në fund të sezonit?

Nuk e di. Do të kërkoj të bëj më të mirën këtu ku jam, pastaj të shohim.

Shnajder: "Të mundim Juven dhe Fiorentinën më pas fitojmë titullin"

Amsterdam (Holandë)- Uesli Shnajder është kthyer në formën e tij më të mirë dhe Interi ka filluar të ecë me një shpejtësi të admirueshme. Skuadra zikaltër nuk mund të luajë dot pa talentin holandez dhe tashmë të gjithë objektivat e sezonit janë kthyer në të mundshëm, duke filluar nga titulli kampion në Serinë A: "Një kënaqësi e madhe të kthehesha të luaja, ka pranuar Uesli Shnajder, duke folur për mediat nga grumbullimi i kombëtares holandeze. Sigurisht që, nuk mund të jem në maksimumin e gjendjes time fizike, pas 50 ditëve që kam qëndruar pushim dhe pa luajtur asnjë ndeshje. Duhet të rigjej ritmin e ndeshjes, por goli në Bari dhe akoma më shumë ai kundër Romës më kanë dhënë një karikim të madh për të punuar akoma më shumë. Pikët e diferencës me Milanin janë duke u shkurtuar gjithmonë e më shumë. Nëse fitojmë kundër Juventusit dhe Fiorentinës, mund ta fitojmë me të vërtetë titullin kampion". Ish-trekuartisti i Ajaksit dhe Real Madridit nuk është akoma në gjendjen e tij më të mirë, por dy gola në po aq ndeshje janë një injeksion i mirë besimi: "Nesër do të më pëlqente të luaja të gjithë ndeshjen me Holandën kundër Austrisë, sepse kam shumë dëshirë të jem protagonist në këtë ndeshje dhe e dua këtë fanelë. Por do të flas me trajnerin dhe mbase do të luajë vetëm 45-60 minuta, ka shtuar Shnajder. Në fund sapo jam rikthyer. Por, ndërkohë sa më shumë të luaj dhe aq më shpejt rigjej formën time dhe ndihmoj Interin. Sepse ndjej që, mund të konfirmohemi përsëri kampionë edhe në fund të këtij sezoni".

Zaneti: "Nuk kam vendosur akoma datën kur do të tërhiqem"

I jashtëzakonshmi, i papërsëritshmi Javier Zaneti. Kapiteni i Interit dhe i skuadrës kombëtare argjentinase, nuk duket aspak i vendosur të tërhiqet nga skena ndërkombëtare. Mbrojtësi 37-vjeçar i kombëtares bardhekaltër, në të cilën mban edhe rekordin e paraqitjeve, ka folur për të ardhmen e tij në prag të ndeshjes miqësore ndërmjet Argjentinës së tij dhe Portugalisë së Kristiano Ronaldos: "Nuk kam vendosur akoma datën se kur do të tërhiqem, dëshiroj të luaj Kupën e Amerikës që do të zhvillohet në vendin tim. Kjo fanelë, ka vazhduar më tej komentin e tij interisti, është e rëndësishme për mua dhe nëse duhet të vazhdoj të njëjtat paraqitje me Interin do të kem mundësi të jem pjesë edhe në skuadrën e Batistës. Duhet të fitojmë Kupën në vendin tonë, do të na ndihmonte për të harruar eksperiencën në Botërorin e Afrikës së Jugut". Kapiteni ka folur edhe për dy fenomenët që do të përplasen në këtë ndeshje, Mesi dhe Kristiano Ronaldo: "Si mund të ndalet Ronaldo? Një pyetje e bukur, kur niset në shpejtësi është e pamundur të ndalet, duhet të qëndrojmë të kujdesshëm. Mesi? Bën diferencën në çdo lloj pozicioni që ai të luajë", ka përfunduar komentin e tij Javier Zaneti. Gjithsesi, kapiteni Zaneti nuk mendon tërheqjen nga futbolli dhe rrëfen një ëndërr: "Dua të luajë Kupën e Amerikës në Argjentinë dhe të fitoj".

Trajneri italian vlerëson më pas Leonardon dhe shpjegon se çfarë i mungon Interit për të qenë perfekt

Saki: "Problemet e Juventusit? I mungon regjisori në mesfushë"

Milano (Itali)- Është një Arrigo Saki në ekstazë, ai që komenton në mënyrë entuziaste dhe për njëherë të vetme pa rezervat e tija klasike mbi gabimet tekniko-taktike që janë kryer nga trajnerë dhe lojtarë, ndeshjen e madhe që është zhvilluar të dielën në mbrëmje në San Siro. "Inter-Roma ka qenë në pjesën më të madhe ndeshja më e bukur dhe më emocionuese e kampionatit, shkruan ish-trajneri i Italisë në 'Gazzetta dello Sport'. Një spektakël korrekt, i bukur dhe shumë emocionues, një gjë jo e zakonshme që ka ekzaltuar të gjithë njerëzit që dashurojnë futbollin e bukur. Me një spektakël të tillë në fushën e lojës nga të dyja skuadrat asnjë nuk del i humbur me përjashtim të mërzisë dhe dhunës. Zikaltërit kanë treguar se kanë rigjetur formën më të mirë dhe entuziazmin, fondamentale për t'i dhënë një sens lojës dhe cilësive që ata kanë". Arrigo Saki, si një trajner që ka dhuruar gjithmonë futboll të bukur në skuadrat ku ka drejtuar, nuk ka munguar t'i japë më pas ndonjë sugjerim trajnerit Leonardo, për të përmirësuar një makinë që duket tashmë e lançuar drejt sfidave të mëdha: "Tashmë Leonardo që është duke kryer një punë të mirë duhet ta lidhë akoma më shumë skuadrën nga brenda. Ndërmjet reparteve nuk duhet të ketë shumë hapësirë, duhet të jenë pranë, në mënyrë që të lejojnë, fazën mbrojtëse, të jetë më bashkëpunuese dhe të kryejë më shumë presing dhe, në fazën sulmuese, të përdoren ndeshje pas ndeshje të gjithë. Objektivi i Leonardos dhe i zikaltërve duhet të jetë ai për të fituar dhe për të jetuar me kënaqësinë e Masimo Moratit dhe të gjithë atyre njerëzve që dashurojnë futbollin e bukur". Vlerësime të mëdha kanë mbërritur edhe për Juventusin, por me një rezervë të madhe përsa i përket organikës bardhezi: "Ekziston shpresa që për Juventusin tashmë kanë përfunduar kohët e vështira dhe plot probleme. Bardhezinjtë kanë fituar në Kaljari, por përtej kësaj fitoreje në ndeshjen e fundit, kanë dhënë përshtypjen se kanë rigjetur lojën që kishte humbur dhe munguar në shumë ndeshje. Problemet nuk janë zhdukur përfundimisht, por tashmë është gjetur një rrugëdalje ku duhet të ecet. Blerjet e Barzaljit dhe Matrit kanë sjellë cilësi teknike dhe entuziasëm të madh në skuadër, gjë që dallohet fare lehtë. Falë edhe punës së Del Nerit mbrojtja me kalimin e kohës do të vazhdojë të përmirësohet akoma më shumë. Ndërkohë që, për sulmin Xhixhi do të gjejë sigurisht sistemin e lojës më të vlefshëm për të vënë në pah maksimalisht karakteristikat e lojtarëve. Më e komplikuar do të jetë të kthehen në organikë dhe funksionale një mesfushë që pavarësisht se me lojtarë të mirë, ndjen shumë mungesën e një regjisori të vërtetë. Loja krijohet në mesfushë dhe është ai problemi më i madh i Juventusit...".

Chelsi: 58 milionë për Cesk Fabregas

Londër (Britani e Madhe)- Chelsi është hedhur në sulm për Cesk Fabregas. Por ajo që surprizon shumë është shifra që Abramoviç është i vendosur për të ofruar tek Arsenali: sipas asaj që shkruan 'The Sun', arrin në nivelin e 58 milionë eurove. I njëjti çmim që është paguar tek Liverpuli për El Ninjo Torres. Një shifër shumë e madhe, që mund të tërheqë vëmendjen e menaxherit francez Arsen Venger. Blutë, ndërkohë, kërkojnë një drejtor të ri sportiv për sezonin e ardhshëm: emri që qarkullon është ai i holandezit Gus Hidink, trajnerit aktual të kombëtares turke. Manovrat e mëdha janë në modë në Stemford Brixh. Abramoviç do të bëj gjithcka për të ndryshuar fatin e një sezoni që është duke rrëshkitur në anonimitet. Sepse, nëse është e vërtetë që Ançeloti ka në dispozicion klasin dhe forcën për të kërkuar të fitojë Champions Ligën, problemet në lojë dhe distanca e madhe me Manchester Junaitid në Premier Ligë nuk kanë kënaqur aspak padronin rus. Mbërritja e Torres, që në dy ditë ka kryer mbase edhe tradhëtinë më të keqe në historinë e futbollit anglez, nuk do të jetë e vetmja: Cesk Fabregas është njeriu i duhur për të rinovuar mesfushën dhe për të pasur në dispozicion zgjedhje të reja taktike. Kapiteni i Arsenalit është konsideruar gjithmonë si një lojtar i pashitshëm nga drejtuesit e skuadrës së Emirates Stadium. Venger i ka thënë tashmë jo edhe Barcelonës, por përballë një oferte monstruoze që ka në mendje Abramoviç (50 milionë stërlina), vështirë se do të bëj sikur ska ndodhur asgjë. Cesk, nga ana e tij, nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për të fituar diçka të rëndësishme. Edhe me kosto për të ndryshuar skuadër dhe për të lënë një boshllëk në marrëdhëniet e tija me tifozerinë e Topçinjve. Cesk do të kthehej në këtë mënyrë në 'tradhëtarin e radhës', pikërisht pas Fernando Torresit.

Dashuri dhe tradhëti. E fundit mund të ketë si protagonist, pavarësisht se duket e pabesueshme edhe Karlo Ançelotin. Roman Abramoviç, sipas asaj që shkruan gazeta "Daily Mail", dëshiron të rikthejë edhe njëherë në Stemford Brixh trajnerin e madh holandez, Gus Hidink. Por jo në pozicionin e trajnerit, por si drejtor sportiv. Një rol që aktualisht është i zënë nga Frank Arnesen, kontrata e të cilit skadon në muajin korrik. Padroni rus i Chelsit ka kontaktuar edhe Tiki Begiristain, ish-drejtorin sportiv të Barcelonës, por Tiki ka thënë menjëherë jo. Hidink, në ndryshim nga spanjolli, do të kishte edhe një profil më shumë teknik dhe nuk është çudi që t'i krijojë bezdi edhe trajnerit italian Karlo Ançeloti. Detyra e trajnerit aktual të kombëtares së Turqisë është ajo 'për të ndihmuar trajnerin italian'. Tifozëria e dashuron pas fitores në Kupën e Anglisë në vitin 2009 kur drejtonte Blutë. Për Karleton, rreziku konkret për t'u gjendur disi më i vetmuar. Pavarësisht Fabregasit.

Kaka: "Dua të shkruaj historinë me Selecaon dhe të fitoj me Realin"

Madrid (Spanjë)- Në ndeshjet në të cilat Reali Madridit dominon, ai është gjithmonë, por në ato decizive nuk arrin dot më të japë kontributin e tij si fenomen në skuadrën merenguese. Një vit e gjysëm në të cilat Rikardo Kaka ndodhet në kryeqytetin spanjoll nuk është i jashtëzakonshëm ashtu siç pritej, siç kanë qenë vitet, që braziliani ka kaluar në skuadrën milaniste. Sigurisht që, dëmtimi e ka mbajtur gjatë jashtë nga fushat e lojës, ka kaluar dhe tani për tani nuk ka më asnjë justifikim për të vendosur klasin e tij në shërbim të skuadrës së drejtuar nga portugezi Hoze Murinjo: "Ëndrra ime sot? Të marrim rezultate të mira dhe të fitojmë me Real Madridin. Jam kthyer, kanë qenë fjalët për 'Globo Esporte', nga dëmtimi, një periudhë shumë e vështirë për mua. E imja nuk ka qenë vetëm një dëmtim fizik, ka sjellë edhe probleme dhe ndërlikime psikologjike për mua. Tashmë nuk jam akoma në 100%, jam duke rikuperuar formën fizike, nuk është një çështje rehabilitimi, por ritmi loje, shpejtësie, minutazhi... të gjithë gjëra që në këtë moment më mungojnë shumë. Marrëdhënia ime me Murinjon? Ai më ka ndihmuar shumë, më ka nxitur gjithmonë dhe ndihma s'ka munguar kurrë. Selecao? Le t'i hedhë hapat njëra pas tjetrës, është e qartë që është një objektiv dhe kam dëshirë ta arrij përsëri skuadrën kombëtare, por më parë duhet të arrij rezultate të mira me Real Madridin dhe të ndihem mirë në mënyrë që të kthehem në Selecao. Nuk dëshiroj vetëm të kthehem për të qënë prezent, dëshiroj të shkruaj historinë. Të kthehem të luajë në Brazil? Akoma sot nuk më ka kaluar nëpër mend një ide e tillë: kam akoma edhe katër vite kontratë me Real Madridin dhe dëshiroj të kryej një punë të mirë. Janë të shumtë lojtarët që janë kthyer, shikoni vetëm Rivaldon tek San Paolo. Gaucho, Ronaldo, Roberto Karlos, Liedson, Elano, të gjithë janë kthyer dhe i uroj më të mirën. Futbolli brazilian, ka përfunduar Kaka komentin e tij, kthehet të jetë përsëri shumë kompetitiv".

Dani Alvesh: "Racizmi? Në çdo ndeshje më thërrasin shimie"

"Bashkëjetoj me racizmin, dhe me faktin që çdo herë më thërrasin shimie, në çdo ndeshje që luaj, por tashmë nuk mërzitem më asnjëherë. Kjo nuk do të mbarojë kurrë". Në prag të ndeshjes miqësore Francë-Brazil, nga grumbullimi i Selecaos në Paris, Dani Alvesh, ka bërë me dije se ka mësuar të mos mërzitet më për të tilla fyerje të rënda, por dhe që është dorëzuar përballë të tilla situatave. I intervistuar nga një gazetë braziliane, lojtari i Barcelonës nënvizon që, "në Spanjë akoma më thërrasin zezak, më ulërasin shimie, dhe për racizmin në Spanjë kam vuajtur shumë. Për fat të keq tashmë kam mësuar të bashkëjetoj me këtë situatë". Lojtari i lindur në Juazeiro (500 km larg nga zona Salvador) që e vetpërkufizon veten si "ezmer nga një familje me ngjyrë, dhe me sy jeshil", shembull klasik i shumë racave që ekzistojnë në Brazil, Daniel Alvesh shpjegon që, "bashkëjetoj me gjithë këtë situatë në çdo ndeshje. Më fyejnë, më thërrasin shimie, por nuk ofendohem më asnjëherë. Disa tifozë veprojnë në këtë mënyrë, lojtarët janë ndryshe, por në çdo ndeshje tifozët kundërshtarë më fyejnë me të tilla fjalë. Unë ndërkohë marr distancë dhe i konsideroj këto njerëz të paedukatë, sepse një njeri normal nuk mund të shprehë të tilla gjëra". Daniel Alvesh është pyetur më pas nëse lojtarët reagojnë në shoqëritë ku ndodhen për të ndryshuar këtë situatë të vështirë që është krijuar: "Klubet dhe vetë liga spanjolle kanë provuar të bëjnë diçka, edhe kanë ndëshkuar ashpër disa shoqëri, por është një gjë e pakontrollueshme: e vërteta është që kjo nuk do të mbarojë asnjëherë, kurrë". Më pas, Alvesh ka diçka për të thënë edhe ndaj atyre që mendojnë se, lojtarët janë gjithmonë nën presion, për shkak të shumë impenjimeve dhe kërkesave nga tifozët, "por ndërkohë mua e gjitha kjo më bën për të qeshur. Unë presionin e ndjeja kur deri në moshën 14-vjeçare zgjohesha në pesë të mëngjesit për të shkuar të punoja në plantacionet afër shtëpisë time, për të mbledhur fruta ose për të shpërhapur kimikate në fusha kundër parazitëve me bombola në krahë, dhe më pas, duhet të bëja dhjetë kilometra për të shkuar në shkollë. Për këtë arsye, në futboll nuk ndjej asnjë presion, sepse bëj atë gjë që unë dashuroj".

Përgatiti ANDI VERÇANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MORATI, ENTUSIAST PËR TË ARDHMEN E INTERIT (02.08.2011)
PACKERS FITOJNË TITULLIN KAMPIONË TË SUPERBOLLIT (02.07.2011)
AKSIDENTOHET GARUESI I FORMULËS 1 (02.06.2011)
SUPER BOWL, SPOT SHUMË MILIONËSH NGA CHRYSLER (02.06.2011)
ALEGRI LARGON FANTAZMAT: "PATO NUK ËSHTË NJË ÇËSHTJE" (02.06.2011)
ETHET E FUTBOLLIT SUPER BOWL NË SHBA (02.05.2011)
MASIMO MORATI: "DERBI? ËSHTË ENDE SHUMË HERËT PËR TITULLIN" (02.05.2011)
KALDERON: MURINJO DUHET TË MËSOJË NGA GUARDIOLA (02.04.2011)
CHELSI, ANÇELOTI, GATI TRESHEN E FRIKSHME SULMUESE (02.04.2011)
SPORTI DHE POLITIKA SË BASHKU KUNDËR EKSTREMIZMIT TË DJATHTË (02.03.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]