VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - JEHONA E VIZITËS SË FRANC BEKENBAUER NË KOSOVË"Do t'ju ndihmoj aq sa mundem," tha z. Franc!Nga AGIM BINAKU

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 06:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 

JEHONA E VIZITËS SË FRANC BEKENBAUER NË KOSOVË

"Do t'ju ndihmoj aq sa mundem," tha z. Franc!

Nga AGIM BINAKU


E Shtunë, 03.05.2011, 12:12pm (GMT+1)

Legjenda e futbollit botëror, Franc Bekenbauer, realizoi viziten e tij, me ftesë të presidentit të Kosovës, Behxhet Pacolli. Ai, në takim me të parin e shtetit, tha se është i njoftuar me situaten e vështirë nepër të cilën po kalon futbolli i Kosovës dhe se do të angazhohet për ta ndërkombëtarizuar atë. Bekenbauer vizitoi edhe satdiumin e Prishtinë, ku u prit nga kreu i klubit kryeqytetas, futbollistë dhe dashamirë e qytetarë prishtinas. Kajzer merr çmimin Ambasador Nderi i Kosovës!

Franc Bekenbauer, i njohur me nofken Kajzer, ish-futbollist i spikatur i Bajernit aktualisht president, ish- përfaqësues i kombëtarës gjermane titullar dhe kampion bote, seleksionues, i cili më 1990, në Itali, riktheu Gjermaninë në fronin e më të mirit në botë dhe një nga figurat më të shquara dhe me më ndikim në futbvollin gjerman dhe në atë botëror, është një nga personalitetet më karizmatike, që ka vizituar ndonjëherë Kosovën. Ai erdhi në Prishtinë, me ftesën e presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, për të qenë edhe një veprim i tij aktual dhe tejet me interes sidomos për sportin dhe për imazhin e Kosovës. Një ditë e ligë, nepër të cilën po kalona Kosova, sidomos pas tragjedisë së ndodhur në Frankfurt, por Bekenbauer nuk e reflektoi këtë, duke pohuar se nuk është njëri i politikës, por i sportit për t'ju përmbajtur kësaj vie dhe misionit të tij strikt lidhur me këtë vizitë. Kajzer dha të kuptojmë dashamirësinë tij të madhe, por edhe respektin për të parin e shtetit dhe simpatinë që e tregoi me kend që u takua. Në presidencë, në takim me presisdentin, në praninë e mediuemeve dhe suitës mikpritëse, zoti Pacolli, duke i shprehur mirëseradhje legjendës së gjallë, tha ndër të tjera se Kosova ka potenacialin e madh në zhvillimin e sportit dhe se një pjesë e tyre bukur e madhe është e shtrenguar që të garojnë dhe të përfshihen në arenën nderkombëtare për shtete e falmuj të tjerë. Zoti, Pacolli i tha mysafirit të lartë se kosova padrjetësisht është duke u mbajtur peng dhe i kërkoi ndihmë dhe të ushtrojë ndikim për ta pranuar futbollin e Kosovës në asociacione nderkombëtare, duke ia bërë më dije edhe vendimin e fundit të FIFA-s, që për nderkombëtarizim vendosë vetëm UEFA. Në anën tjetër, Bekenbauer tha se është i njohur me situatën e futbollit të Kosovës, me getoizimin e tij dhe premtoi se do të ndihmojë aq sa ka mundësi për të kontribuar në afirminmin dhe në nderkombëtarizimin e tij. Bekenbauer hasi edhe në mikpritje të ngrohtë me rastin e vizitës së tij në stadiumin e Prishtinës, i shoqëruar nga ministri Memli Krasniqi, kishin dalë për ta përshëndetur anëtarë të kryesisë së klubit, futbollistë dhe dhejtra dsahmirë e qytetarë të Prishtinës. Ai, pasi shkëmbeu disa fjalë, kryesisht miradie me kryetarin Remzi Ejupi, mori një buqetë lulesh, një fanellë dhe një shall të klubit Prishtina, u fotografua dhe la kujtimin e tij të vizitës në këtë tempull! Bekenbauer gjatë një dreke solemne u takua edhe me zyrtarë të institucioneve tona sportive si dhe me sekretarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu. Ndonëse, vizita e tij ishte e shkurtër, nga ajo që u pa, kemi bindjen se u kthye i kënaqur me pritjen, por edhe me brengën se si ta ndihmojë futbollin e Kosovës, kurse për gazetarë i largët dhe i pamundshëm për të zhvilluar intervistë!

AGIM BINAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PHEPLS SHËNON KOHËT MË TË MIRA TË VITIT (03.04.2011)
SERENA WILLIAMS DEL NGA SPITALI, "MË HYRI FRIKA" (03.03.2011)
TENIS: SERENA WILLIAMS, SHTRIM URGJENT (03.02.2011)
SPORTI NË RREZIK NGA BASTET ILEGALE (03.01.2011)
PLATINI KËRCËNON SERBINË DHE KROACINË (02.25.2011)
LIGA E KAMPIONËVE: BAVAREZËT TRIUMFOJNË NDAJ INTERIT (02.25.2011)
BRITANI: HAPET VELODROMI I LOJËRAVE VERORE TË LONDRËS (02.22.2011)
ANULOHET HAPJA E KAMPIONATIT BOTËROR TË FORMULËS 1 NË BAHREJN (02.22.2011)
WTA DUBAI: TRIUMFON WOZNIACKI (02.21.2011)
WTA MEMHPIS: TRIUMFON RYBARIKOVA (02.21.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]