Voal-online (ANSA) - LONDRA, 15 MARS - Përuruar dje, ora e countdown (numërimit mbrapsht) e Lojërave Olimpike 2012 të Londrës ka rënë në defekt në kohë rekord.
Numërimi mbrapsht - njofton BBC - është ndërprerë sot, duke detyruar grupin Swatch, që e ka prodhur,a të shpallë 'zhgënimin' e tij për 'problemin teknik' që ka provokuar ndalimin.
Ora - 6,5 metra e lartë - kishte filluar dje në orën 19:00 (20 me orën tonë) t'i numëronte ditët që e ndajnë Londrën nga Lojërat Olimpike.
(http://www.ansa.it)