VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHALKE DHE TOTTENHAMI U KUALIFIKUAN NDËR TETË EKIPET MË TË MIRA NË EVROPË

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 04:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
SHALKE DHE TOTTENHAMI U KUALIFIKUAN NDËR TETË EKIPET MË TË MIRA NË EVROPË
E Premte, 03.11.2011, 09:42am (GMT+1)

Farfan shënoi dy herë.

Shalke mundi Valensia-n ndërsa Tottenhami doli më i mirë se AC Milan.

Shalke 04 arriti çerekfinalen e Champions League-s. Ekipi i trajnerit të diskutueshëm Felix Magath, i cili do të detyrohet ndoshta në fund të vitit të largohet nga klubi, mundi ekipin e favorizuar spanjoll Valensia në ndeshjen e kthimit me rezultat 3:1. Golat për Shalken i shënuan Mario Gavranovic dhe dy herë Jeferson Farfan. Me arritjen në raundin e tetë më të mirëve klubi me traditë, i cili është i zhytur thellë në borxhe, ka të sigurta edhe shtatë milionë euro të tjera. Në ndeshjen e parë këto klube në Valensia u ndanë baras 1:1.

Në çiftin tjetër të ditës së djeshme Tottenham - Milan u kualifikuan për në raundin tjetër anglezët. Pas fitores 0:1 në Itali në ndeshjen e vajtjes, atyre u mjaftoi një barazim i bardhë 0:0 në Londër. Në ndeshjet në grup Tottenhami kishte zënë vendin e parë, para Interit, Verder Bremenit dhe Tventes.

Javën e ardhshme ekipi tjetër gjerman në Champions League Bajerni i Mynihut pret kampionin italian Inter, të cilin në ndeshjen e vajtjes e ka mundur me rezultat 1:0. Bavarezët megjithatë do ta kenë vështirë, sepse aktualisht gjenden në krizë, pasi që kanë humbur tre ndeshjet e fundit. Ndërkohë që tani më është bërë e qartë se në fund të vitit nga klubi bavarez do të largohet edhe trajneri Louis van Gaal.

Autor: Elert Ajazaj

Redaktoi: Bahri Cani

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FIFA HETON PRETENDIMET PËR 'SHITJE NDESHJESH' (03.10.2011)
SERENA WILLIAMS: PATA FRIKË SE PO VDISJA (03.10.2011)
NBA: BRYANT I GJASHTI PIKËSHËNUES NË HISTORI (03.09.2011)
UEFA: PROCEDURË DISIPLINORE NDAJ VENGER DHE NASRI (03.09.2011)
E ARDHMJA E TRAJNERIT TË BAJRENIT TË MYNIHUT, LOUIS VAN GAAL ËSHTË ENDE E PASIGURTË (03.08.2011)
NBA: CHICAGO MUND MIAMIN 87-86 (03.07.2011)
VAN GAAL DO TË LARGOHET NGA BAJERNI (03.07.2011)
SUPERG: GARËN DHE KUPËN I FITON VONN (03.06.2011)
FIFA KA VENDOSUR: "NË EURO 2012 PESË ARBITRA" (03.06.2011)
JEHONA E VIZITËS SË FRANC BEKENBAUER NË KOSOVË"Do t'ju ndihmoj aq sa mundem," tha z. Franc!Nga AGIM BINAKU (03.05.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]