Voal-online (ANSA) - NEW YORK, 9 MARS - Kobe Bryant me 26 pikë të shënuara në ndeshjen fitimtare të Lakers kundër Atlanta Hawks bëhet pikëshënuesi i gjashtë në historinë e kampionatit NBA të basketbollit duke kaluar Moses Malone e duke arritur kuotën 27 423 pikë në karrierë.
Moment i vështirë ndërkaq për Miamin, detyruar të pësojë humbjen e pesë radhazi. Rezultatet e djeshme: Atlanta-Los Angeles Lakers 87-101, Cleveland-Golden State 85-95, Indiana-Philadelphia 100-110, Washington-Milwaukee 76-95, Miami-Portland 96-105, Phoenix-Houston 113-110.
(http://www.ansa.it)