VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Wolfsburgu kampion i Gjermanisë në futboll

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 02:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Wolfsburgu kampion i Gjermanisë në futboll
E Hënë, 05.25.2009, 03:00pm (GMT+1)

 

 

Traineri Felix Magath duke i përshëndetur tifozët në stadium

 

"Eshtë një ëndërr që këtë sezon jo vetëm u bëmë kampion i Gjermanisë, por e morëm me meritë titullin. Ne ndoshta nuk kemi ekipin më të mirë por luajtëm futbollin më të mirë gjatë gjithë sezonit", u shpreh traineri Magath.

Në formë të shkëlqyer u paraqit sërish sulmuesi Grafite i cili shënoi përsëri dy herë duke e rritur në 28 bilancin e golave të shënuar prej tij gjatë kampionatit.

 

Bajerni i Mynihut me numrin më të madh të titujve kampion, arriti të paktën të siguronte vendin shumë të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve. Bajerni fitoi në lojën me Stutgartin me rezultatin 2:1 dhe e mbylli sezonin duke u renditur në vend të dytë. Ashtu si dy vjet më parë, pra sërish një vit pa titull për Bajernin. Traineri Jupp Heynckes e pranoi me qetësi rezultatin:

"Mendoj se Wolfsburgu e fitoi me meritë titullin e kampionit dhe për këtë i shpreh urimet e mia. Ata ishin ekipi më i mirë gjatë gjithë sezonit dhe pra një kampion i merituar", u shpreh Heynckes.

Megjithë humbjen edhe ekipi i Stuttgart-it ishte i kënaqur në fund të këtij sezoni. Me vendin e tretë në tabelë, ekipi mund të marrë pjesë në kualifikimin për Ligën e Kampionëve dhe të shpresojë sezonin e ardhshëm për shumë para.

Fytyra të mërzitura ishin ato të ekipit të Berlinit, Hertha BSC. Kryeqytetasit humbën 0:4 me Karlsruhe-n dhe humbën kështu shansin për Ligën e Kampionëve. Vendi i katërt në tabelë i jep Hertës të drejtën të marrë pjesë në Ligën Evropiane e cila duke filluar nga sezoni i ardhshëm zëvendëson kupën UEFA.

Një betejë e vërtetë për vendin e dytë në Kupën e Evropës u zhvillua mes Dortmundit dhe Harmburgut. Në fund Hamburgu fitoi 3:2 në Frankfurt dhe siguroi vendin e pestë. Dortmundi humbi të drejtën për të marrë pjesë në Kupën e Evropës me barazimin 1:1 me Gladbach-un dhe u rendit i gjashti në tabelë. 

Traineri Jürgen Klopp u shpreh: "Unë megjithatë jam krenar për atë çfarë arriti ekipi gjatë këtij viti. Jam krenar për kontributin e tifozëve. Unë mundem vetëm të premtoj se do të vazhdojmë aty ku na u desh ta ndërprisnim sot."

Ekipi Energie Cottbus mund të vazhdojë të shpresojë  të mbetet në kategorinë e parë. Cottbus-i mundi Leverkuzenin 3:0 dhe arriti vendin 16-të, i cili i jep të drejtën për një ndeshje kualifikuese për mbetjen në kategorinë e parë. Për t'u përmendur ishte loja e Ervin Skelës, lojtar i kombëtares shqiptare, i cili me një formë të shkëlqyer kontribuoi në fitoren e ekipit.

Në datë 28 dhe 31 maj Cottbus do të luajë kundër të tretit në klasifikim në kategorinë e dytë, për të zënë vendin e 18-të pjesëmarrës në kategorinë e parë.

Për Mönchengladbach-un pika e fituar kundër Dortmundit kishte vlerën e arit. Kështu ekipi i Borussia-s arriti me forcat e veta të ruante mbetjen në kategorinë e parë.

Lot dhe zhgënjim pati tek ekipi i Bielefeld-it. Megjithë ndryshimin e trainerit - Jörg Berger zëvendësoi Michael Frontzeck-un - Arminia Bielefeld arriti vetëm barazim 2:2 me ekipin Hannover 96. Në fund mbeti vendi i 18-të, pra zbritja nga kategoria.

Në kategorinë e dytë zbret edhe Karlsruhe SC megjithë fitoren 4:0 me Berlinin.

Vetëm për plotësim të mozaikut luajtën Köln-i, Bochum-i, Schalke dhe Hoffenheim-i. Për këtë katërshe dita e fundit e lojës nuk ndryshonte më asgjë. Köln-i luajti 1:1 me VfL Bochum dhe FC Schalke 04 u mund 2:3 nga TSG 1899 Hoffenheim.DW
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zyrihu është kampion i Zvicrës (05.24.2009)
Karateistët shkodranë medalje në turneun ndërkombëtar "Luan Haradinaj" në Kosovë (05.24.2009)
Tirana fiton titullin e 24t kampion të Shqipërisë (05.23.2009)
Josip Kuze është kroati i ri që do ta drejtojë Kombëtaren (05.22.2009)
Miti i FC Sionit mbetet i pathyeshëm (05.21.2009)
Jangbojsat duan sonte kupën (05.20.2009)
Anglia kërkon Kampionatin Botëror të futbollit 2018 (05.19.2009)
FC Bazel krijon shpresa për titullin kampion (05.18.2009)
Inter kampion, Milanoja e zikaltërve feston (05.17.2009)
Intervistë - Rafael Nadal: Jam kampion i lindur (05.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]