VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Inter kampion, Milanoja e zikaltërve feston

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 12:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Inter kampion, Milanoja e zikaltërve feston
E Djelë, 05.17.2009, 09:17am (GMT+1)

Voal-online Në të gjitha rrugët dhe sheshet e Milanos, prej mbrëmjes së djeshme, festohet. Është festa e zikaltërve për kupën e 17 të kampionatit kombëtar elitar të futbollit italian, e katërta me radhë, veç të tjerash e zaptuar dy ditë para kohe. Ajo ka filluar me fishkëllimën përfundimtare në mbarim të ndeshjes Udinese-Milan. Humbja e kushërinjve kuqezi ia ka dhënë sigurinë matematike Interit. Ndeshja e sotme e Interit në stadiumin San Siro kundër Sienës do të jetë thjesht një festë, një pasarelë. Bashkë me harenë e tifozëve ka ardhur edhe një deklaratë që i sjell prehje skuadrës kampione të Italisë: "Vitin e ardhshëm do t'i fitojmë të gjithë titujt," ka premtuar Zlatan Ibrahimoviç, duke i përgënjeshtruar ata që thonin se ai do të kalojë tek Milan.

 

Skuadra e trainerit Murinho e ka festuar kupën e 17-të të kampiones para televizorit, duke ndjekur ndeshjen Udinese-Milan. E pallogaritshme hareja, edhe e presidentit Massimor Morati, i cili bash sot mbush 64 vjet, ulur pranë futbollistit Marco Materazzi, i cili e ka ndjekur gjithë ndeshjen duke mbajtur gojën të mbyllur me duar. Pastaj ka shpërthyer kënga në kor, duke lavdëruar veten e duke i tallur të tjerët.

 

Kanë vërshuar ndërkohë në rrugët e Milanos, kryeqendrës së Lombardisë, motoçikleta, vetura, duke iu rënë borive. Të gjithë janë grumbulluar në qendër të qytetit, sidomos në sheshin Duomo, si dhe në sheshin Cairoli, ku disa kanë shpërthyer edhe tymuese. Traineri Mourinho dhe skuadra e Interit kanë përshëndetur tifozët të cilët qëndronin rrotull kangjelave të klubit futbollistik, kanë hapur edhe shishe me shampanjë, në mes thirrjeve "kampion të Italisë jemi ne" dhe "kush nuk gëzon është kuqezi..." Pastaj skuadra ka hypur në autobus dhe ka shkuar në qendër të qytetit ku ishte grumbulli më i madh i tifozëve.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Intervistë - Rafael Nadal: Jam kampion i lindur (05.16.2009)
Shënim: Kombëtarja shqiptare një muaj pa trajner (05.15.2009)
Vllaznia kampione e 17 vjeçarëve (05.14.2009)
Lacio është fituese e kupës në futbollin italian (05.14.2009)
Everton blen talentin shqiptar Shkodran Mustafi (05.13.2009)
Kombëtarja e volejbollit nis nesër fazën eleminatore të botërorit (05.13.2009)
Yjet e Milanit fituan pas penalltive ndaj Shqipërisë B (05.13.2009)
FC Bazeli fitoi mbrëmë edhe FC Zyrihu gjithashtu (05.13.2009)
FC Bazel sonte kundër Lucernës vetëm për fitore (05.12.2009)
Milan zbret nesër në Tiranë me të gjithë yjet e tij (05.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]