VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Mbyllet në barazim 1-1 miqësorja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 07:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Mbyllet në barazim 1-1 miqësorja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë
E Enjte, 06.11.2009, 10:28am (GMT+1)

 

 

Kombëtarja shqiptare nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen miqësore ndaj Gjeorgjisë së Hektor Kuper. Në "Qemal Stafa" është zhvilluar edhe sfida e dytë nën drejtimin e Josip Kuzhesë, që ashtu siç pritej, u ka dhënë shansin futbollistëve të rinj të tregojnë veten e tyre. Në fushë ka qenë një formacion krejt ndryshe nga ai që u përball me Portugalinë ditën e shtunë, ndërsa i nxehti i madh nuk ndihmoi në zhvillimin e një loje cilësore. Gjeorgjianët arritën të kalonin në avantazh pas vetëm dy minutash lojë me anë të Tvalishvilit, që shfrytëzoi saktë një krosim nga e majta. Shqipëria ka dy mundësi të mira në minutat 20 dhe 21, por në fillim Kapllani e më pas Salihi, nuk arrijnë të shënojnë. Gjeorgjianët mundin të gjejnë hapësira dhe mund të shënonin golin e dytë, por nuk kanë arritur. Kombëtarja shqiptare ka barazuar vetëm në minutën e 59-të, me një goditje të fortë të Agollit nga distanca. Deri në fund loja ka qenë e mërzitshme, për shkak të faullave dhe ndërrimeve të shumta dhe në shtesë, Jahmir Hyka ka një top të artë për të shënuar golin e fitores, por pa arritur. Kjo ishte ndeshja e dytë e Shqipërisë nën drejtimin e Josip Kuzhesë, që ka marrë sinjale pozitive nga lojtarë si Vila, Hyka apo Agolli. (balkanweb)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Basketboll: Një rikthim i fuqishëm i Orlando Magic në finalet e NBA (06.10.2009)
Pse humbja me Portugalinë është e rëndëNga Besnik Dizdari (06.09.2009)
Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Austri (06.08.2009)
Roxher Federer shkruan histori: rrëmben edhe turneun e 14-të Grand Slam (06.07.2009)
Shqipëri-Portugali, Kombëtarja ndëshkohet në minutën e fundit (06.07.2009)
I riu shqiptar takon Kristiano Ronaldon (06.06.2009)
Kombëtarja në Tiranë përballë Portugalisë, me besim në fitore (06.06.2009)
Kobi Brajën shënoi 40 pikë në një ndeshje të mrekullueshme (06.05.2009)
Stinor i artë për Kobi Brajën (06.04.2009)
Përgatitjet e kampionatit botëror të futbollit 2010 (06.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]