VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kombëtarja në Tiranë përballë Portugalisë, me besim në fitore

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 04:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Kombëtarja në Tiranë përballë Portugalisë, me besim në fitore
E Shtunë, 06.06.2009, 09:34am (GMT+1)

 

 

Kombëtarja shqiptare zhvillon sot në orën 20.30 ndeshjen me kombëtaren e Portugalisë, në kuadrin e kampionatit botëror 2010.

Portugalisë i duhet patjetër të fitojë për të shpresuar në një vend në eleminatoret e Botërorit 2010, duke parë se ndodhet 7 pikë dyshes kryesuese Danimarkë dhe Hungar. Skuadra portugeze aktualisht ndodhet në të njëjtën kuotë pikësh me Shqipërinë, duke pasur vetëm 6 pikë pas 5 takimesh

Prandaj, lojtarët e ekipit tonë kombëtar janë përgatitur për sulmin portugez dhe bazuar në planin e trajnerit të ri kroat, Josip Kuzhe, ata do të përqendrohen më shumë në mbrojtje, për të parandaluar shënimet e mundshme nga ekipi i Kristiano Ronaldos.

Në përbërje të skuadrës që drejtohet nga Karlos Keiroz janë disa nga futbollistët më të mirë të botës si Kristiano Ronaldo, Deko, Bruno Alvesh apo Simao, por i pari ka për të qenë lojtari më në qendër të vëmendjes.

Lojtarët tanë nuk paraqiten të frikësuar nga kjo ndeshje dhe në deklarimet e tyre të fundit për median, janë paraqitur madje mjaft optimistë.

Kapiteni i Marsejës, Lorik Cana, i cili do të jetë edhe kapiteni i Shqipërisë në takimin e rëndësishëm Shqipëri-Portugali, ka theksuar se si me një fitore, apo ashtu dhe me një humbje, ne do ta mbajmë kokën lart, pasi jemi krenarë që jemi shqiptarë.

"Ne do të luajmë me mundësitë tona, por nuk dorëzohemi aq lehtë. Në asnjë moment ne nuk kemi frikë që jemi shqiptar, për çdo gjë jo vetëm për futboll", ka pohuar ai./NOA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kobi Brajën shënoi 40 pikë në një ndeshje të mrekullueshme (06.05.2009)
Stinor i artë për Kobi Brajën (06.04.2009)
Përgatitjet e kampionatit botëror të futbollit 2010 (06.04.2009)
Kreshnik Çipi një sportist dhe biznesmen i suksesshëm (06.03.2009)
Soderling nuk ka të ndalur (06.02.2009)
Federer mezi fiton (06.01.2009)
Roland Garros: Nadal eleminuar! (05.31.2009)
Ndeshja e Valujevit dhe Çagajevit nuk luhet këtë të shtunë (05.30.2009)
"Gladiatori" film sekret i Barcelonës përpara finales së Romës (05.29.2009)
Një zë më shumë në Parlament jo vetëm për futbollin por për të gjithë sportin shqiptar (05.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]