VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Nga erdhi Usain Bolt?Nga Lavdrim Lita

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 11:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 

Nga erdhi Usain Bolt?

Nga Lavdrim Lita


E Djelë, 08.23.2009, 07:43am (GMT+1)

 

 

 

Historia në një formë a në një anë përsëritet. Akil këmbëshpejti nuk lind gjithmonë midis Akejve. Nganjëherë lind edhe në Xhamajkë. Mos çuditeni, befasohuni! Në një pistë me tartan blu Berlini, vrapon një Akil i ri, kësaj here duke qenë një hero modern. Është i veshur me të verdhë dhe mëngë jeshile. Më pas do të mësoni se ky mbinjeri nuk quhet Akil, por Usain Bolt. Por prapëseprapë, që të dy janë këmbëshpejtë. Filologët do të thoshin se është i lindur jo prej zotave të Olimpit, por prej atyre të Obeah a Obi-t, në gjuhën e tyre. Bolt është një sprintier njëzetetre vjeçar nga Xhamajka - një ish-koloni angleze. 

 

Por në këtë vend, shpejtësia është bërë në pavetëdije një mekanizëm i largimit nga varfëria e zezë. Më herët të gjithë patëm mësuar se Asafa Pouell ishte një nga të shumtët që prodhon kjo tokë. Go, Jamaica, go! Në historinë e zefirit: Asafa Pouell, Merlene Ottey, Donovan Bailey, Linford Christie, Don Quarrie, Lennox Miller, McKenley...

 

Por është njëri, që ua kalon të gjithëve, është Ai, ai që quhet rekordmeni. Kuptohet vetiu, se Usain Bolt është një njeri me aftësi të jashtëzakonshme atletike. Profesioni i tij është po ai i gepardit të savanës: vrapimi. Morfologjia bio-mekanike ka shkuar tej parashikimeve të mundshme. Një zemër që shkon deri në 220 rrahje pulsi e në tridhjetë sekonda zbret në 120. Folja e preferuar e Bolt është - fluturoj. Usain nuk ka lindur i përkryer, por ka lindur për t'u bërë i tillë. Ka talentin, ka gjakun, ka ngjyrën e lëkurës.

 

Madje e kanë mbiquajtur njeriu i lëshuar nga rrufeja (Lightning Bolt). Njeriu që vrapon njëqind metrat në 9.58 sekonda, shkurt e bën për 41 hapa. Shpejtësia e tij ofendon çdo lloj narcizismi vetjak.

 

Një nga instinktet më të rëndësishme që ka njeriu është reagimi. I mbinjeriut është shpejtësia. Kjo u pa shumë mirë kur sërish, paraditen e pardjeshme, ka zbritur në pistën e stadiumit olimpik të Berlinit, i cili garoi në eliminatoret e garës së 200 metrave, ndërsa gjatë pasdites ai ka zhvilluar garat çerekfinale të kësaj disipline. Ajo që ra në sy ishte forma e mirë që xhamajkani tregoi sërish në pistë, duke fituar në garat eliminatore me kohën 20 sekonda e 70 të qindtat. Madje, paraqitja e tij në këto gara eliminatore u konsiderua si një stërvitje për Bolton, që thuajse garoi symbyllur. Usain Bolt është rekordmeni i botës në garën e 200 metrave, me kohën 19.30, kohë e cila mund të përmirësohet sërish nga njeriu më i shpejtë në botë. Një tjetër paraqitje e shkëlqyer e njeriut më të shpejtë në botë, që edhe njëherë tregoi se nuk ka rivalë dhe mbetet i biri i erës. Amerikanët që kanë shkëlqyer më parë në njëqindmetërshat dhe dyqindmetërshat thonë se me këta nuk hahesh. Këta janë Speed generation.

Njeriu që vuri dy rekorde botëror në tre ditë, që po theu rekordin që kishte vënë vetë më përpara. Mund të jetë vetëm një kanibal medaljesh në atletikën moderne. Shumë atletë nga xhelozia që natyra i ka dhuruar këtij njeriu e akuzojnë se përdor substanca të ndaluara. Ndërsa Federata Botërore e Atletikës ka hedhur poshtë dyshimet se njeriu më i shpejtë i botës i përdor ato. Vetë atleti rekordmen në 100 dhe 200 metra, ka pohuar se atij i janë bërë katër teste gjaku dhe urine vetëm në Lojërat e Pekinit dhe në të gjitha ai ka rezultuar negativ.

...
Lavdrim Lita


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Usain Bolt legjendë e Atletikës, rekord botëror edhe në 200 m (08.21.2009)
Semenia sfidon në 800 metra (08.20.2009)
Berlin: Finalistët e 100 metrave të pastër (08.19.2009)
Bolt vendos rekord të ri botëror (08.17.2009)
Tirana fiton superkupën, mund 1:0 Flamurtarin (08.17.2009)
Basketboll: Zvicra humb me Shqipërinë në Korçë (08.16.2009)
Miqësorja Zvicër-Itali 0:0 (08.13.2009)
Miqësorja Shqipëri-Qipro 6:1 (08.13.2009)
Adhuruesit ia dhanë lamtumirën e fundit Zharkut (08.12.2009)
Shumaker heq dorë: Nuk mund ta zëvendësoj Felipe Masën (08.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]