Voal-online - BRISBANE, 3 JANAR - Numri një i botës, Victoria Azarenka, është
kualifikuar në gjysmëfinalet e turneut WTA të Brisbane duke mundur 6-1 6-0
kazaken Pervak.
Do të përballet me Serena Williams, favorite numër 3, që ka mundur amerikanen
tjetër Stephens 6-4, 6-3. Në gjysmëfinalen tjetër do të jenë përballë rusja
Pavlyuchenko e ukrainsja Tsurenko, të cilat kanë mundur respektivisgt gjermanen
Kerber (7-6, 7-6) e sllovaken Hantuchova (6-3, 6-4).