Voal-online - LONDËR - Tjetër eleminim surprizë në turneun Wimbledon, në
Londër, kësaj radhe për Serena Williams.
Amerikania Nr 1 e botës është mundur nga gjermania Sabine Lisicki (Nr. 23), në
tri sete: 6-2, 1-6, 6-4.
Williams, mbajtëse e titullit të Wimbledonit, ndalet me 34 takime të fituara
njëpasnjëshëm. Në çerkefinale Lisicki do të përballet me estonen Kaia Kanepi.