VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SUKSES I MADH I EKIPEVE GJERMANE NË FUTBOLL

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 09:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
SUKSES I MADH I EKIPEVE GJERMANE NË FUTBOLL

E Premte, 10.25.2013, 01:05pm (GMT+1)



Ribery dhe Robben

Në Ligën e Kampionëve kanë fituar të tri ekipet gjermane. Bajerni i Mynihut i cili mbron titullin e më të mirit në Ligën e Kampionëve, ka shënuar fitore të lehtë ndaj Viktorisë me rezultat 5:0. Bavarezët kanë fituar të tri ndeshjet e deritanishme dhe janë shumë pranë kualifikimit në të tetën e finales. Një befasi shumë të madhe me një fitore të thellë shënoi Bayer Leverkuzen, i cili në fushën e vet mposhti kampionin e Ukrainës Shahtjor Donjeck, me rezultat të bindshëm 4:0. Në këtë ndeshje në
Stefan Kiessling Stefan Kiessling

veçanti ka shëndritur qendërsulmuesi Stefan Kießling, i cili dy herë u shënua në listën e golashënuesve. Ekipi i Leverkuzenit tani është në pozitën e dytë, pas Mançester Junajted, i cili ka fituar në San Sebastian, duke i falënderuar një autogoli, me rezultat jo bindës 1:0. Mançesteri, Bajeri dhe Shahtjori edhe më tutje janë kandidatët kryesor për dy pozitat e para që sigurojnë vazhdimin e garave në Ligën e Kampionëve.

Shalke i vetemi që humbi ndeshjen

Ndeshja më interesante këtë javë megjithatë u zhvillua në Londër, ku Arsenali priti Borusia Dortmund. Pas një ndeshje kualitative me shansa të mira nga të dyja anët, ekipi gjerman shënoi fitore me rezultat 2:1. Pas tri ndeshjeve të para, edhe në këtë grup tri ekipe vazhdojnë gaën për dy vendet e para: Borusia, Arsenali dhe Napoli.

Ekipi i vetëm gjerman i cili ka humbur këtë javë është Shalke nga Gelzenkirheni. Shalke pësoi bindshëm në fushën e vet nga Çelsi i Londrës me rezultat 0:3. Megjithatë edhe ky ekip gjerman ka shansa reale që të kualifikohet në garat e mëtutjeshme, pasi që aktualisht zë vendin e dytë me 6 pikë, sa ka edhe ekipi londinez i trajnuar nga portugezi Jose Murinjo. Në vendin e tretë është Bazeli me 4 pikë.

Garat në Ligën e Evropës
Branislav Ivanoviq Branislav Ivanoviq

I suksesshëm në arenën ndërkombëtare ishte mbrëmë edhe ekipi gjerman në garën e Ligës së Evropës, Ajntraht Frankfurt. Lojtarët e trajnerit Armin Veh fituan Makabin nga Tel Avivi me rezultat 2:0 dhe në këtë mënyrë gati që siguruan kualifikimin në garat e mëtutjeshme. Ajntrahti ka fituar të tri ndeshjet e para dhe zë vendin e parë në grupin e tij. Ndërsa ekipi tjetër gjerman Frajburgu, ka barazuar 1:1 në ndeshjen me ekipin Estoril nga Portugalia. Frajburgu i ka zvogluar në këtë mënyrë dukshëm shansat që të vazhdojë garat në Ligën e Everopës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VITALI KLITSCHKO DO TË GAROJË PËR PRESIDENT TË UKRAINËS (10.25.2013)
BABAI I JANUZAJT - FSHF GËNJEN, NUK KA KONTAKTUAR KURRË ME ADNANIN (10.19.2013)
BOSNJA - PËR HERË TË PARË NË BOTËRORIN E FUTBOLLIT (10.16.2013)
SPANJË - VDES PILOTJA E FORMULA 1, DE VILLOTA (10.11.2013)
RUSI - SHUHET FLAKA NË NJË NGA PISHTARËT OLIMPIKË (10.07.2013)
BOKS - VLADIMIR KLITSCHKO E MBROJTI TITULLIN (10.06.2013)
NALBANDIAN LË TENISIN - MË 23 NËNTOR, PAS NDESHJES KUNDËR NADAL (10.02.2013)
CHAMPIONS LEAGUE - BORUSIA DHE SHALKE FITOJNË (10.02.2013)
ATLETI KENIAN THYEN REKORDIN NË MARATONË (09.29.2013)
FIFA DËNON UKRAINËN ME LOJË PA PUBLIK (09.29.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]