VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FUTBOLLI BOTËROR - MYSAFIR NË BRAZIL (Lajm dhe fotogaleri)

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 06:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
FUTBOLLI BOTËROR - MYSAFIR NË BRAZIL (Lajm dhe fotogaleri)

E Djelë, 12.29.2013, 05:08pm (GMT+1)


Brazili - Vendi, ku organizohet Kampionati Botëror i Futbollit 2014

Brazili është vendi, ku organizohet Kampionati Botëror i Futbollit 2014. Ky vend i Amerikës Jugore shpreson për një futboll të madh në një atmosferë të bukur. Natyrisht që tani është përcaktuar edhe maskota e Kampionatit Botëror: "Fuleco" e prezantuar në skenën e madhe me ish-lojtarin e kombëtares braziliane Ronaldo (djathtas).


Gjermania entuziaste

Kombëtarja gjermane u kualifikua në mënyrë solide për të 16 herë për pjesëmarrje në një kampionat botëror. Me rezultatin 3:0 ndaj Irlandës në Këln Mesut Özil & Co. bëjnë që të pasojë një ndeshje spektakolare me rezultatin 5:3 në Suedi. Fituesi i kualifikimit për në botëror është André Schürrle (i dyti djathtas), i cili në ndeshjen e fundit me Suedinë realizoi kryeveprësn me tre gola.

Spanja mbetet e pamposhtur

Mbrojtësja e titullit Spanja fiton në grupin I kundrejt Francës. Ekipi i trainerit Vicente del Bosque (majtas) nuk ka pësuar asnjë humbje duke e spostuar Francën në vendin e dytë në grup.

 Italia dhe Balotelli brohorasin

Italianët me Mario Balotelli (djathtas) i ashtuquajtur si "Bad Boy" sigurojnë në grupin B vendin kryesues. Nënkampioni i Europës kualifikohet pa asnjë humbje. "Ne ia dolëm - ndaj jemi shumë të kënaqur", tha traineri Cesare Prandelli, i cili pas raundit final me gjasë do të tërhiqet.

Holanda sërish e pranishme

Edhe nënkampionia e botës, Holanda do të jetë e pranishme në Brazil. Në mënyrë solide ekipi i përzgjedhur prej Louis van Gaal (djathtas) siguron vendin e parë në grupin D. "Ky është një rezultat madhështor", tha van Gaal: "Pas Kampionatit Europian ne ishim përtokë. Na u desh të krijojmë një ekip të ri. Kjo nuk ishte e lehtë."

Anglia duke u dridhur për sigurimin e pjesëmarrjes në Brazil

Anglia e përballoi me sukses frikën ndaj duelit me Ukrainën duke siguruar pas fitores 2:0 ndaj Polonisë pjesëmarrjen në botëror në Brazil. Në stadiumin Wembley atdheu i futbollit siguron vendin e parë në grupin H, duke shmangur kësisoj përsëritjen e traumës së vitit 1973, kur Polonia i bllokoi rrugën Anglisë për në botërorin e vitit 1974.

Bileta e Belgjikës për në Brazil

Për belgët vendimtare ishte ndeshja e fituar 2:1 në Zagreb ndaj Kroacisë. Traineri Marc Wilmots, i cili ka qenë në 1997 me ekipin gjerman Schalke fitues i kupës së UEFA-s, ka krijuar një ekip të fortë komëbtar.

Zvicra e pranishme me trainerin Hitzfeld

Organizim i mirë, kondicion i fortë dhe lojë kompakte: Ky është futbolli tipik për Hitzfeldin, i cili e kualifikoi Zvicrën në grupin E për pjesëmarrjen në turneun e botërorit. Kombëtarja zvicerane ka shumë lojtarë të Bundesligës gjermane të përzgjedhur nga traineri Hitzfeld (majtas). "Oreksi për në Kampionatin Botëror është mjaft i madh", tha entuziast profesionisti i Bajernit Xherdan Shaqiri.

Rusia feston comebackun në botëror

Pas dymbëdhjetë vjetësh mungese Rusia ia del që të kualifikohet sërish për një turne botërori. Mjaftoi vetëm një barazim 1:1 me ekipin e Azerbajxhanit të drejtuar nga traineri Berti Vogt për fitoren në grupin F. Një gol i mëparshëm nga Roman Schirokow (majtas) u hapi rusëve rrugën drejt Brazilit 2014.

Fitore historike për Bosnjen

Bosnje-Hercegovina për herë të parë merr pjesë në një Kampionat Botëror Futbolli. Falë golit të profesionistit të Bundesligës gjermane Vedad Ibisevic në lojën vendimtare (1:0) me Lituaninë ky shtet ballkaniak siguroi vendin e parë në grupin G. "Faleminderit të gjithëve, që gëzojnë tani me ne", tha ish-profesionisti i Bundesligës Edin Dzeko, i cili përgatiti golin e Ibisevicit.

Argjentina kryesusese për Amerikën e Jugut

Në ndeshjet e kualifikimit në Amerikën e Jugut Argjentina i la pas të gjithë konkurrentët. Megjithatë ylli i futbollit Lionel Messi (majtas) energjekisht e frenon euforinë. "Për t'u bërë kampion bote, na mungojnë disa gjëra, madje shumë", tha i përzgjedhuri katër herë si futbollisti i vitit.

Brohoritje të pakufishme në Kolumbi

Me një angazhim të fuqishëm Kolumbia siguron si e dyta pas Argjentinës biletën për në raundin final. Pas një disavantazhi me 0:3 "cafeterot" në ndeshjen 3:3 me Kilin, argjentinasit e rikuperojnë pikën që u mungonte në ndeshjet eliminatore dhe për herë të parë që nga viti 1998 janë sërish të pranishëm në skenën e madhe të futbollit.

Kili fiton ndaj Ekuadorit

Në ditën e fundit të ndeshjeve eliminatore për botërorin në Amerikën e Jugut Kili fitoi ndaj Ekuadorit në stadiumin e vet kombëtar në Santiago 2:1 duke siguruar biletën për në Brazil. Alexis Sánchez i Kilit me eufori formuloi objektiva të mëdha: "Unë dua, që ne të bëhemi kampion bote", tha profesionisti i FC Barcelonës.

Edhe pse me humbje Ekuadori merr pjesë në botëror

Pavarësisht humbjes me Kilin, Ekuadori ka arsye të festojë, sepse rezultati 2:1 mjaftoi, që ky ekip të siguronte vendin e katërt për t'u kualifikuar për në botëror. Ekipi që po përpiqet ende është Uruguai, të cilit me renditjen i pesti i duhet tani të shpresojë tek ndeshjet në play-off.

SHBA-ja e Klinsmannit fituese e grupit

Kombëtarja e SHBA-së me trainer Jürgen Klinsmann siguron vendin e parë në grupin e eliminatoreve në CONCACAF falë fitores 2:0 ndaj ekipit xhamajkan të drejtuar prej Winfried Schäfer. Edhe ndeshja e fundit në Panama u fitua prej djemve të SHBA-së me rezultatin 3:2 duke i mundësuar kështu Meksikës kalimin në play-off.

Edhe Kosta Rika pjesëmarrëse

Si SHBA-ja edhe Kosta Rika (në fotografi) ka siguruar tashmë biletën për në botërorin 2014 në Brazil. Barazimi 1:1 ndaj Xhamajkës në ditën e parafundit të ndeshjeve eliminatore ishte i mjafueshëm. Por në fund pas fitores 2:1 ndaj Meksikës ky ekip siguroi vendin e dytë.

Hondurasi pjesëmarës në botëror si i treti në grup

Entuziazëm i madh mbizotëron edhe në Honduras. Një barazim 2:2 në Kingston kundër Xhamajkës në ndeshjen e fundit eliminatore mjaftoi për sigurimin e biletës së botërorit. Edhe në vitin 2010 në Afrikën e Jugut amerikano-qendrorët kanë qenë pjesëmarrës. Për herë të parë hondurasit e kanë shijuar pjesëmarrjen në botëror në Spanjë në vitin 1982.


Japonia udhëton gjithashtu për në Brazil

Edhe japonezët janë pjesë e Kampionatit Botëror 2014. Në një ndeshje dramatike në Saitama barazimi 1:1 kundër Australisë mjaftoi për të siguruar pjesëmarrjen. "Ishte një atmosferë e mrekullueshme në stadium. Falë ju të gjithëve ne jemi kualifikuar për në botëror ", u shpreh i entuziazmuar kapiteni Makoto Hasebe (djathtas), i cili luan për VfL Volfsburg.

Osieck e udhëheq Australinë në botëror

Kombëtarja e Australisë e drejtuar nga traineri gjerman Holger Osieck u kualifikua për në botërorin 2014. Për australianët kjo është pjesëmarrja e tretë radhazi në kampionatin botëror dhe e katërta pjesëmarrje në përgjithësi. Sidoqoftë për trainerin Osieck bileta për në Brazil nuk është garanci për vendin e punës, pas dy humbjeve të rënda në ndeshjet e provës, Osieck është shkarkuar.

Irani feston pjesëmarrjen në kampionat

Irani siguroi pjesëmarrjen në botëror pas fitores 1:0 në Korenë e Jugut falë portierit Reza Ghoochannejhad si dhe mbrojtësit të shkëlqyer Rahman. Pasi ra bilbili i mbylljes së ndeshjes mikpritësit valëvitën në fushën e tyre plot krenari flamurin tringjyrësh jeshil-e bardhë-e kuqe.

Koreja e Jugut gjithashtu me biletë për Brazil

Ndonëse me humbje koreano-jugorët kanë arsye të festojnë falë edhe lojtarit të talentuar, që luan për ekipin e Leverkuzenit Heung-Min Son. Ekipi e ka siguruar tani biletën për në Brazil. Uzbekistani kalon në play-off.


Autor: Calle Kops | Redaktor: Olivia Fritz
(dw)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FEDERATA GJERMANE E FUTBOLLIT NDËRTON NJË KAMP PËR KOMBËTAREN GJERMANE NË BRAZIL (12.13.2013)
MESI, RIBERI E RONALDO GAROJNË PËR TOPIN E ARTË (12.09.2013)
HIDHET SHORTI I BOTËRORIT 'BRAZIL 2014' - JA 8 GRUPET (12.07.2013)
BRAZIL 2014 - SOT HIDHET SHORTI PËR BOTËRONIN E FUTBOLLIT (12.06.2013)
NBA - FITORE TË WASHINGTON E BROOKLYN (11.27.2013)
MEDIAT: PAS FITORES SË CARLSENIT - REND I RI NË SHAHUN BOTËROR (11.23.2013)
SONTE NDESHJE HISTORIKE PËR FRANCËN (11.19.2013)
NBA - NEW YORK KNICKS PËSON HUMBJEN E KATËRT RADHAS (11.15.2013)
LUAN KRASNIQI RIKTHEHET NË RING! (11.08.2013)
MBYLLET 'RUBINETI' I TALENTEVE TË KOSOVËS PËR SHQIPËRINË!Nga ARBËR ISTREFI (11.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]