VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MBYLLET 'RUBINETI' I TALENTEVE TË KOSOVËS PËR SHQIPËRINË!Nga ARBËR ISTREFI

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 08:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
MBYLLET 'RUBINETI' I TALENTEVE TË KOSOVËS PËR SHQIPËRINË!
Nga ARBËR ISTREFI

E Premte, 11.08.2013, 09:29am (GMT+1)



Që shumë vite, kombëtarja shqiptare në radhët e veta ka angazhuar me dhjetëra futbollistë kosovarë, shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga UEFA e FIFA. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), vazhdimisht e ka shfrytëzuar këtë rast, duke i angazhuar në ekipin kuq e zi të gjithë ata lojtarë që ka dashur, derisa Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nuk ka reaguar, përkundrazi është treguar zemërgjerë. Kishte të drejtë, ngase kosovarët e talentuar nuk shkonin larg, por në ekipin kuq e zi, i cili vazhdimisht e ka bërë popullin mbarëshqiptar sadopak të ndihej si i bashkuar. Thjeshtë, kombëtarja shqiptare i përfaqësonte gjithë shqiptarët.

Por, tani situata po shkon drejt ndryshimit. FFK-ja po e sheh veten afër UEFA-s e FIFA-s, si asnjëherë më parë. Krerët e saj po presin që në dhjetor FIFA t'i lejojë t'i organizojnë ndeshje miqësore ndërkombëtare përfaqësueses së Kosovës. Por, jo vetëm kaq. Ata po shpresojnë që këto dy organizata ta lejojnë reprezentacionin kosovar të garojë edhe në eliminatoret për Kampionatin Evropian "ËœFranca 2016'.  E kjo situatë tashmë e ndryshuar ka bërë që udhëheqësit e futbollit kosovar t'i fillojnë lëvizjet konkrete për t'i ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës shumë yje të njohura të saj, të cilët aktualisht luajnë për shtete tjera. Bile, nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu, konfirmoi se tashmë u ka dërguar ftesa disa yjeve të njohura që aktualisht luajnë për përfaqësuese tjera.

Një kësi ftese, të cilën e ka siguruar "Arena", e ka bërë gati edhe për Adnan Januzajn, i cili po kërkohet edhe nga Shqipëria. Ky i fundit ishte i përfshirë ditë më parë edhe në një formacion të përfaqësueses së Kosovës, të përpiluar e të ëndërruar nga kreu i FFK-së, Fadil Vokrri. Madje, pjesë e atij formacioni, për të cilin ka raportuar "Arena", bënin pjesë edhe yje kosovarë që aktualisht luajnë për shtete tjera, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Gjithë këto lëvizje, kanë kuptim. Thjeshtë, Kosova tani po mendon vetëm për përfaqësuesen e saj, me ç'ka dyert e "˜bahçes së begatshme me lojtarë kosovarë' po i mbyllen Shqipërisë. E një gjë të tillë e konfirmon edhe vetë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.

 

Salihu: FSHF-ja është e vetëdijshme për këtë

Sekretari i FFK-së thotë se FSHF-ja është e vetëdijshme se tash e tutje nuk mund të llogaritë në futbollistët e mëdhenj kosovarë, ngase ata tani i duhen përfaqësueses së Kosovës. "E vërteta është se jemi një komb në dy shtete. Ky ka qenë fati ynë. Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës është bërë e qartë se ne duhet ta formojmë përfaqësuesen tonë. E kemi për obligim, duke e marrë parasysh sakrificën e madhe të popullit tonë për liri", deklaroi Salihu për "Arenën". "Ne jemi duke e pritur lejen nga FIFA për të luajtur ndeshje miqësore ndërkombëtare. Ato ndeshje do të jenë tamam ndeshje zyrtare, të karakterit internacional. Andaj, ne e kemi për obligim ta përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Këtë ia kemi borxh vetvetes. E një gjë të tillë mund ta bëjmë duke i ftuar lojtarët tanë që mendojmë se mund të kontribuojnë në këtë drejtim", theksoi Salihu. Ai e pranon faktin se FSHF-ja më nuk do të mund të llogarit në kosovarë siç ka bërë prej vitesh. Por, Salihu thekson se me këtë rast marrëdhëniet mes dy federatave nuk mund dhe nuk guxojnë të zbehen as edhe për një pikë.
ARBËR ISTREFI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË KENIAN DHE NJË KENIANE FITOJNË MARATONËN E NJU JORKUT (11.04.2013)
DINASTIA ZIDANE VAZHDON TE REAL MADRID (11.03.2013)
DAVID BECKHAM ME NJË SKUADËR FUTBOLLI NË MAJEMI (11.01.2013)
CSKA MOSKA DETYROHET TË MBYLLË PJESË TË STADIUMIT (10.31.2013)
NADAL - FEDERER KA ENDE PËR TË DHËNË (10.29.2013)
SUKSES I MADH I EKIPEVE GJERMANE NË FUTBOLL (10.25.2013)
VITALI KLITSCHKO DO TË GAROJË PËR PRESIDENT TË UKRAINËS (10.25.2013)
BABAI I JANUZAJT - FSHF GËNJEN, NUK KA KONTAKTUAR KURRË ME ADNANIN (10.19.2013)
BOSNJA - PËR HERË TË PARË NË BOTËRORIN E FUTBOLLIT (10.16.2013)
SPANJË - VDES PILOTJA E FORMULA 1, DE VILLOTA (10.11.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]