VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MEDIAT: PAS FITORES SË CARLSENIT - REND I RI NË SHAHUN BOTËROR

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 06:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
MEDIAT: PAS FITORES SË CARLSENIT - REND I RI NË SHAHUN BOTËROR

E Shtunë, 11.23.2013, 11:56am (GMT+1)


Mediat në Indi kanë vlerësuar se ka lindur një rend i ri në shahun botëror, pasi norvegjezi 22 vjeçar, Magnus Carlsen, e mundi kampionin aktual botëror, 43 vjeçarin, Viswanathan Anand, nga India.

Gjatë duelit prej 10 lojëve, Carlsen i fitoi tri, ndërsa në shtatë të tjerat arriti remi, kështu që përfundimisht fitoi me rezultat 6,5:3,5, në duelin që u zhvillua në qytetin e lindjes së Anandit, Chennai në Indi.

Gazeta e Nju Delhit, Mail Today, në artikullin me titull "Rend i ri botëror" ka shkruar se disfata e Anandit "sinjalizoi ndryshim në kreun e shahut botëror".

Gazeta, poashtu, ka vlerësuar se fitorja e Carlsenit, që ka një stil agresiv të lojës, mund të shënoj "një periudhë të re".

Vlerësime të ngjashme ka dhënë edhe gazeta tjetër The Times, e cila komentoi se me disfatën gjithpërfshirëse të Anandit, ka përfunduar një periudhë në shahun botëror.

Kampioni i ri botëror, Magnus Carlsen, mbrëmë në një konferencë për gazetarë në Chennai, tha se në fillim ishte nervoz:

"Isha pak nervoz dhe me gjasë jo krejtësisht i gatshëm për këtë ngjarje të madhe, por pas lojës së tretë dhe të katërt, ia dola të kuptoj se nuk duhet të veproj ndryshe nga ajo që unë zakonisht bëjë, dhe kjo ishte pikë e kthesës", tha Carlsen.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SONTE NDESHJE HISTORIKE PËR FRANCËN (11.19.2013)
NBA - NEW YORK KNICKS PËSON HUMBJEN E KATËRT RADHAS (11.15.2013)
LUAN KRASNIQI RIKTHEHET NË RING! (11.08.2013)
MBYLLET 'RUBINETI' I TALENTEVE TË KOSOVËS PËR SHQIPËRINË!Nga ARBËR ISTREFI (11.08.2013)
NJË KENIAN DHE NJË KENIANE FITOJNË MARATONËN E NJU JORKUT (11.04.2013)
DINASTIA ZIDANE VAZHDON TE REAL MADRID (11.03.2013)
DAVID BECKHAM ME NJË SKUADËR FUTBOLLI NË MAJEMI (11.01.2013)
CSKA MOSKA DETYROHET TË MBYLLË PJESË TË STADIUMIT (10.31.2013)
NADAL - FEDERER KA ENDE PËR TË DHËNË (10.29.2013)
SUKSES I MADH I EKIPEVE GJERMANE NË FUTBOLL (10.25.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]