VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 'EUSEBIO - MBRET PËRGJITHMONË'

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 06:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
'EUSEBIO - MBRET PËRGJITHMONË'

E Martë, 01.07.2014, 05:05pm (GMT+1)



Eusébio njihet si mbreti i futbollit portugez. Ai ka lindur në koloninë portugeze në Mozambik. Ndërsa lodra e tij e parë ishte një top me lecka, Eusébio superstari i parë i futbollit afrikan shënoi më shumë se 1100 gola.

"Eusébio, Rei para sempre" "Eusébio (Euzebio), mbret përgjithmonë". Kështu do t'u mbetet portugezëve përgjithmonë në mend Eusébio da Silva Ferreira. Ai ka lindur me 25 janar të vitit 1942 në qytetin Maputo, i cili në atë kohë ende kishte emrin Lourenço Marques dhe ishte koloni e Portugalisë, sikur edhe i gjithë Mozambiku. Lodra e tij e vetme në atë kohë ishte një top me lecka, me të cilin Eusébio luante së bashku me moshatarët e tjerë në lagjen Mafalala.

Kalimi në Mozambiku në Benfikë të Portugalisë

Kur ishte 17 vjeç, ai filloi të luante futboll për Sporting de Lourenço Marques. Talenti i jashtëzakonshëm shumë shpejt u ra në sy ekipeve më të mëdha portugeze nga Lisbona, si Benfika dhe Sporting. Në dhjetor të vitit 1960 Eusébio kaloi në Benfikë, ndërsa loja e tij e parë në fanelën e re u realizua në qershor të vitit 1961 kundër Setúbalit.

Eusébio ka shënuar gjithësejt 1137 gola dhe shumëkush e konsideron atë si një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave. Eusébio ishte për Portugalinë ajo, që Pelé është për Brazilin, apo Beckenbauer për Gjermaninë. Ndaj vdekja e tij ka pikëlluar të gjithë portugezët dhe jo vetëm banorët e qyetetit të tij.


I pasur nuk u bë kurrë, por legjendë futbolli

Falë dy golave të tij Benfika e ka mundur Real Madridin (me rezultat 5:3) në finalen e Kupës së Evropës, që zhvillohej mes kampionëve të vendeve (sot Liga e Kampionëve). Dy herë si golashënuesi më i mirë i Evropës ai ka fituar edhe "këpucën e artë".

KB 1966: Me golat e Eusébios Portugalia kualifikohet në gjysmëfinale

Në Kampionatin Botëror të vitit 1966 në Angli, Eusébio me nëntë gola fitoi titullin e golashënuesit më të mirë. Portugalia falë golave të tij u kualifikua në gjysëmfinale dhe në fund zuri vendin e tretë, që është rezultati më i mirë i këtij vendi në ndonjë kampionat botëror. Veçanërisht mbahet mend ndeshja legjendare në çerekfinale kundër Koresë së Veriut. Portugalia ishte në humbje me rezultat 0:3, por Eusébio shënoi katër gola dhe në fund ekipi i tij e fitoi ndeshjen me rezultat 5:3, për t'u kualifikuar në gjysëmfinale.

Gazetari me origjinë nga Mozambiku, i cili jetonte në Portugali, José Mussuaili është i impresionuar nga loja e Eusébios, edhe pse ai vetë është fan i Sportingut: "Për gjeneratën e baballarëve tanë ai ka qenë idol. Ai edhe sot është simbol për ne, jo vetëm për ne fansat me origjinë nga Afrika, por për të gjithë njerëzit në Portugali."


1963, Eusebio në Kampionatin Evropian të futbollit kundër AC Milano


Mussuaili e ka njohur Eusébion në kohën, kur ishte reporter, ndërsa më vonë kanë pasur edhe lidhje familjare. "Në interivstën time të parë me te kam konstatuar se Eusébio është me të vërtetë, ashtu siç e kemi paramenduar. Në njërën anë ka qenë superstar i futbollit portugez dhe botëror dhe në anën tjetër një njeri shumë modest", pohon ai.

Pasi me Benfikën në kampionatin 1974/75 fitoi titullin e 11 me radhë (brenda 15 vitesh), Eusébio u largua nga ekipi më i madh portugez dhe dy vitet e ardhshme luajti për dy ekipe më të vogla: Beira-Mar dhe União de Tomar.

Përfundimi i karrierës në Amerikë

Karrierën e ka përfunduar në Amerikë. Në vitin 1976 titullin e fundit të madh, me ekipin Toronto Metros-Croatia në Amerikë. Para se të përfundojë karrierën në vitin 1977 ai ka luajtur 10 ndeshje edhe në ligën e Meksikës me klubin Las Vegas Quicksilvers. Sezoni i tij i fundit si futbollist ishte dëshpërues, sepse për shkak të dëmtimeve të shpeshta ka shënuar vetëm dy gola.


Statuja e Eusebios në Lisbonë

Eusébio nuk është pasuruar në kohën, kur ka luajtur futboll, sepse Benfika paguante dobët, ndërkohë që nuk e lejonte të kalojë në ndonjë klub jashtë vendit. Shumë para nuk ka fituar as në fund të karrierës. Eusébio nuk e ka pasur sensin e biznesit, si Pelé, apo Beckenbauer. Megjithatë ka punuar si këshilltar dhe ndihmëstrajner në Benfikë dhe kombëtaren portugeze.

Benfika i ka ngritur atij një përmendore para arenës së saj në kohën, kur ishte gjallë. Në shkurt të vitit 2011 e ka nderuar edhe me Medaljen për Merita. Eusébio falënderoi në stilin e tij modest: "Ju faleminderit shumë!". Ky ishte stili i tij. Si të tillë do ta mbajnë në mend simpatiznatët e futbollit në Portugali, Mozambik dhe në mbarë botën.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VDIQ EUSEBIO - PORTUGALIA MBAN TRI DITË ZI (01.06.2014)
TIFOZËT E SCHUMACHERIT SHKOJNË TEK AI NË 45 VJETORIN E LINDJES (01.03.2014)
FUTBOLLI BOTËROR - MYSAFIR NË BRAZIL (Lajm dhe fotogaleri) (12.29.2013)
FEDERATA GJERMANE E FUTBOLLIT NDËRTON NJË KAMP PËR KOMBËTAREN GJERMANE NË BRAZIL (12.13.2013)
MESI, RIBERI E RONALDO GAROJNË PËR TOPIN E ARTË (12.09.2013)
HIDHET SHORTI I BOTËRORIT 'BRAZIL 2014' - JA 8 GRUPET (12.07.2013)
BRAZIL 2014 - SOT HIDHET SHORTI PËR BOTËRONIN E FUTBOLLIT (12.06.2013)
NBA - FITORE TË WASHINGTON E BROOKLYN (11.27.2013)
MEDIAT: PAS FITORES SË CARLSENIT - REND I RI NË SHAHUN BOTËROR (11.23.2013)
SONTE NDESHJE HISTORIKE PËR FRANCËN (11.19.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]