VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SOÇI SIPAS SHIFRAVE

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 06:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
SOÇI SIPAS SHIFRAVE

E Hënë, 01.27.2014, 03:08pm (GMT+1)



Rusia është i vetmi vend në botë që ka dërguar pishtarin olimpik në hapësirë. Asnjë nikoqir tjetër i Lojërave Olimpike nuk ka tentuar këtë argëtim kozmik. Pishtari, megjithatë, nuk është ndezur, pasi djegia është e pamundur në hapësirë të hapur dhe është konsideruar me rrezik që të ndizet brenda stacionit.

Në tre muajt e fundit kanë ndodhur tri sulme vdekjeprurëse në Vollgograd, që kanë shkaktuar jo pak shqetësime për sigurinë në Soçi, gjatë ngjarjes së madhe sportive.

Kjo është hera e 21-të që mbahen Lojërat Olimpike Dimërore prejse janë organizuar për herë të parë në Francë, më 1924.

Tetëdhjeteshtatë është numri i vendeve që do të dërgojnë atletë.

Soçi është një qytet 145 kilometra i gjatë, që shtrihet midis bregdetit të Detit të Zi dhe majave të Maleve të Kaukazit. Ai është njëri nga qytetet më të gjata në Evropë.

Medalja më e lehtë olimpike ose paraolimpike, që do të ndahet në Soçi, do të peshojë 460 gramë, ndërsa më e rënda 686.

Në Soçi do të ndahet një total prej 1,300 medaljesh. "Medaljet e Soçit 2014 nuk do të jenë vetëm medalje, por punë e vërtetë e artit", është thënë në faqen zyrtare të organizatorëve të Lojërave.

Rusia ka qenë nikoqire e Lojërave Olimpike Veriore më 1980. Olimpiada në Moskë është zbehur nga bojkoti i 65 vendeve, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, në shenjë kundërshtimi ndaj pushtimit të Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik, më 1979.

Në ceremoninë e hapjes së Lojërave, më 7 shkurt në Soçi, do të marrin pjesë 3,000 interpretues artistikë. Ata do të performojnë në tri skena. Në ueb-faqen Soçi 2014 është thënë se "ceremonia do të jetë ngjarja më mbresëlënëse e Lojërave Olimpike".

Numri i atletëve që do të garojnë sivjet në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore është 3,500.

Njëqindmijë është numri i forcave që do të kujdesen për sigurinë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të shpenzojë 12 miliardë dollarë në përgatitjet për Olimpiadë, gjatë fjalimit të tij në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, në Guatemalë më 2007. Soçi ishte zgjedhur përballë Phenjanit të Koresë Jugore dhe Salzburgut të Austrisë.

Putini ka folur anglisht dhe frëngjisht në atë ceremoni.  Në Soçi, disa banorë u referohen Lojërave si "Olympiada Vladimirovna", ose Olimpiada e Vladimirit.

Politikani opozitar, Boris Nemtsov, ka thënë se 25 deri në 30 miliardë dollarë janë vjedhur gjatë përgatitjeve.

Në total, Olimpiada Dimërore në Soçi kap koston e 51 miliardë dollarëve. Shifra përfshin infrastrukturën për lojërat. Vlerësimi është bërë në shkurt të vitit 2013 nga zëvendëskryeministri Dmitry Kozak, i cili ka qenë përgjegjës për përgatitjet e Olimpiadës.

E përditshmja "Vedomosti", megjithatë, ka parashikuar që Olimpiada në Soçi të kushtojë 45 miliardë dollarë. Cilado shifër do ta bëjë atë më të shtrenjtën ndonjëherë.

Olimpiada Verore në Pekin, më 2008, ka kushtuar 40 miliardë dollarë, ndërsa ajo Dimërore në Vankuver, më 2010, 6 miliardë dollarë.

Soçi ka një popullsi prej 343,000 banorësh.(rel)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ADNAN JANUZAJ - ME KLAUZOLË LARGIMI NGA MANCHESTER UNITED (01.22.2014)
ZYRIH - CRISTIANO RONALDO FITOI 'TOPIN E ARTË 2013' (01.14.2014)
SOT JEPET TOPI I ARTË - DEUL MES KRISTIANO RONALDOS DHE FRENK RIBERISË (01.13.2014)
'EUSEBIO - MBRET PËRGJITHMONË' (01.07.2014)
VDIQ EUSEBIO - PORTUGALIA MBAN TRI DITË ZI (01.06.2014)
TIFOZËT E SCHUMACHERIT SHKOJNË TEK AI NË 45 VJETORIN E LINDJES (01.03.2014)
FUTBOLLI BOTËROR - MYSAFIR NË BRAZIL (Lajm dhe fotogaleri) (12.29.2013)
FEDERATA GJERMANE E FUTBOLLIT NDËRTON NJË KAMP PËR KOMBËTAREN GJERMANE NË BRAZIL (12.13.2013)
MESI, RIBERI E RONALDO GAROJNË PËR TOPIN E ARTË (12.09.2013)
HIDHET SHORTI I BOTËRORIT 'BRAZIL 2014' - JA 8 GRUPET (12.07.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]