VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GARA E KËRCIMIT ME SKI PËR FEMRA

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 11:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
GARA E KËRCIMIT ME SKI PËR FEMRA

E Martë, 02.11.2014, 09:25am (GMT+1)


Gara e kërcimit me ski për femra zhvillohet për herë të parë në Lojrat Olimpike Dimërore të Soçit në Rusi. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Parke Brewer na sjell hollësi.
 
Kjo ka qënë një betejë e gjatë, por më në fund gara e kërcimit me ski për femra do t'u japë për herë të parë mundësi atyre në Soçi për të treguar talentin e tyre.
 
Meshkujt e kanë zhvilluar këtë garë që në Lojrat e para Olimpike Dimërore në Chamonix të Francës në vitin 1924.
 
Vitet e fundit, skiatoret femra kanë luftuar për të marrë pjesë në këtë garë të olimpikeve dhe e kanë kërkuar këtë zyrtarisht që nga Lojrat Olimpike Demërore të Naganos në Japoni në vitin 1998.
 
Një nga problemet ishte që në vitin 1991, kur Komiteti Ndërkombëtar Olimpik vendosi që në të gjitha sportet e të ardhmes të merrnin pjesë si burrat edhe gratë. Rregullat nuk përfshinin sportet ekzistuese. Shumë mendonin se kërcimi me ski ishte shumë i rrezikshëm për gratë dhe se nuk kishte mjaft konkuruese.
 
Në vitin 2006, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik u shpreh se kjo nuk kishte të bënte me diskriminimin, por thjesht se nuk mendonte se femrat kishin aftësitë teknike.  
 
Kjo u bë shkak që një grup skiatoresh të ngrinin padi për këtë çështje në vitin 2008. Por ato e humbën çështjen dhe nuk morrën pjesë me këtë garë në Lojrat Olimpike Dimërore në Vankuver të Kanadasë në vitin 2010. Por këtë herë ato marrin pjesë në këtë garë.
 
Dhe jo vetëm kaq. Ato do të marrin pjesë në një formë dramatike duke luftuar për medalje të artë të martën në mbrëmje në qendrën Gorki në malet mbi Soçin.
 
Kampionia e parë e botës në këtë sport në 2009, amerikania Lindsey Van, thotë se tani që lufta për pjesëmarrjen e femrave në këtë garë  ka  marrë fund, ka ardhur koha që sportdashësit të shikojnë femrat të debutojnë në kërcimin me ski.
 
"Dua që më shumë njerëz të shikojnë se femrat janë të afta të kërcejnë me ski. U deshën 90 vjet që gratë të marrin pjesë në këtë garë. Pres me entuziasëm t'i tregoj botës dhe grave se ato janë të afta për këtë garë".
 
Konkurentja e preferuar është atletja japoneze 17 vjeçare, Sara Takanashi, e gjatë 1 metër e 50 centimetra.  Ajo ka dominuar kupat botërore gjatë dy sezoneve të fundit. Kampionia e botës, 19 vjeçarja amerikane Sarah Hendrickson e admiron Takanaskin  për mënyrën se si e përballon atë që pritet prej saj.
 
"Presioni mua më krijon vështirësi në garë, ndërsa ajo e përballon sikur nuk ka asnjë problem. Unë e marr atë si shembull për këtë dhe për anën psikologjike të garës. Pres që ajo ta përballojë në të njejtën formë presionin edhe në garat e Soçit, ajo është një konkurente e fortë".
 
Rreth mesnatës së të martës në Soçi do të jepen medaljet e para në histori për pjesëmarrëset në kërcimin me ski.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LOJËRAT OLIMPIKE TË SOÇIT - 9 SHKURT (02.10.2014)
SOÇI 2014 - REKORD OLIMPIK, EMOCIONE DHE MEDALJE (02.09.2014)
SOÇI - NORVEGJEZJA BJOERGEN FITOI NË 15 KILOMETRA ME SKI, E KATËRTA E ARTË (02.08.2014)
FILLOJNË SOT KONKURRIMET NË SOÇI (02.07.2014)
KLITSCHKO - MË 26 PRILL KUNDËR LEAPAIT (02.04.2014)
BOKS - CAPARELLO FITON NDAJ MURIQIT (02.01.2014)
SIGURIMI I LOJËRAVE OLIMPIKE TË SOÇIT (01.31.2014)
SOÇI SIPAS SHIFRAVE (01.27.2014)
ADNAN JANUZAJ - ME KLAUZOLË LARGIMI NGA MANCHESTER UNITED (01.22.2014)
ZYRIH - CRISTIANO RONALDO FITOI 'TOPIN E ARTË 2013' (01.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]