VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SOÇI 2014 - REKORD OLIMPIK, EMOCIONE DHE MEDALJE

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 04:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
SOÇI 2014 - REKORD OLIMPIK, EMOCIONE DHE MEDALJE

E Djelë, 02.09.2014, 10:58am (GMT+1)


Një skiator veteran tërhoqi dje vëmendjen me fitoren në konkurrimet në ekip në Lojërat Olimpike në Soçi. Norvegjezi Einar Bjoerndalen u bë konkurrenti më i madh në moshë që merr medaljen e artë olimpike në një sport. 40-vjeçari shënoi rezultatin më të mirë në dygarësh, duke thyer rekordin e vendosur nga kanadezi Duff Gibson, i cili ishte 39 vjeç kur mori medaljen e artë në Lojërat e Torinos në 2006.

Bjoerndalen po ashtu arriti rekordin e vendosur nga norvegjezi tjetër Bjoern Daehlie për numrin më të madh të medaljeve të marra në Lojërat Olimpike Dimërore. Të dy ata kanë marrë nga 12 medalje.

Konkurrenti i garave me patina, holandezi Sven Kramer tërhoqi dje vëmendje, pasi mbrojti titullin kampion në garën 5000 metërshe, duke marrë medaljen e artë dhe duke vendosur rekordin olimpik prej 6 minutash e 10.76 sekondash.  

Norvegjia fitoi dy nga pesë medaljet e arta për të cilat konkurrohej dje. Përveç Bjoerndalen, Marit Bjoergen fitoi garën 15 kilometërshe të maratonës së skive për femra.

Kanadezja Justine Dufour-Lapointe mori medaljen e artë në skijim të lirë.

Shtetet e Bashkuara siguruan medaljen e parë të artë për këto Lojëra Olimpike. Sage Kotsenburg realizoi me mjeshtri programin e tij në garat e snowbordit për meshkuj.
 
20-vjeçari Kotsenburg tha se suksesi që kishte arritur i ishte dukur si ëndërr:

"Fakti që mora medalje të artë në ditën e parë, kur konkurrimet me snowboard në pistë të hapur prezantohen për herë të parë në Lojërat Olimpike, është e pabesueshme. Nuk e mendova se do ta arrija pasi ishte ëndërr tepër e madhe. Jam tepër i gëzuar që e arrita. Jam kaq i lumtur që jam këtu, për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara dhe për faktin që jam në ekipin e parë olimpik që konkurron në garën e snowboardit në pistë të hapur. Fakti që mora medaljen e artë e bën këtë eksperiencë edhe më të ëmbël".

Në patinazhin artistik dje, 15-vjeçarja ruse Yulia Lipnitskaya siguroi adhurimin e shikuesve me një program elegant të ekzekutuar me shumë mjeshtëri në konkurrimin e ekipeve të patinazhit artistik. Ajo siguroi 72.90 pikë, rezultati më i lartë në konkurrimin individual të patinatoreve.

Në ndeshjen e hokejt në akull për femra, Kanadaja po përpiqet për të katërtën herë të sigurojë medaljen e artë olimpike. Dje ekipi kanadez mundi 5-0 Zvicrën.

Amerika, një tjetër favorite e këtij sporti, mundi Finlandën me rezultatin 3-1.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SOÇI - NORVEGJEZJA BJOERGEN FITOI NË 15 KILOMETRA ME SKI, E KATËRTA E ARTË (02.08.2014)
FILLOJNË SOT KONKURRIMET NË SOÇI (02.07.2014)
KLITSCHKO - MË 26 PRILL KUNDËR LEAPAIT (02.04.2014)
BOKS - CAPARELLO FITON NDAJ MURIQIT (02.01.2014)
SIGURIMI I LOJËRAVE OLIMPIKE TË SOÇIT (01.31.2014)
SOÇI SIPAS SHIFRAVE (01.27.2014)
ADNAN JANUZAJ - ME KLAUZOLË LARGIMI NGA MANCHESTER UNITED (01.22.2014)
ZYRIH - CRISTIANO RONALDO FITOI 'TOPIN E ARTË 2013' (01.14.2014)
SOT JEPET TOPI I ARTË - DEUL MES KRISTIANO RONALDOS DHE FRENK RIBERISË (01.13.2014)
'EUSEBIO - MBRET PËRGJITHMONË' (01.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]