VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MOSHA MESATARE E SKUADRAVE PJESËMARRËSE NË BOTËROR

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 09:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
MOSHA MESATARE E SKUADRAVE PJESËMARRËSE NË BOTËROR

E Shtunë, 06.07.2014, 06:13pm (GMT+1)



Në Kampionatin Botëror do të ketë shumë lojtarë të rinj por edhe eksperienca nuk do t'iu mungojë skuadrave pjesëmarrëse.

32 trajnerët e skuadrave kanë publikuar listat me 23 lojtarë për Brazil.

Me një mesatare prej 25,44 Gana është për herë të dytë skuadra më e re pjesëmarrëse. Lojtari më i vjetër i afrikanëve është Michael Essien 31 vjeç, e Rashid Sumaila më i riu me 21 vjet.

Argjentina përkundër ka mesataren më të vjetër pak para Hondurasit, Uruguajit e Portugalisë. Mosha mesatare e Argjentinës është 28.9 vjeç, skuadër kjo e cila ka tetë lojtarë mbi moshën 30 vjeçare.

Lojtari më i ri në mesin e 736 pjesëmarrësve në kompeticionin është Fabrice Olinga i Kamerunit 18 vjeçar, i lindur në vitin 1996.

Portieri i Kolumbisë, Faryd Mondragon është më i vjetri në Botëror. Ai pas ndeshjes së dytë të skuadrës së tij do të mbushë 43 vjet.

Brazili si nikoqir ka një përzierje të lojtarëve ku Felice Scolari ka përfshirë tetë lojtarë mbi 30 vjet e tre të rinjtë Bernard, Neymar e Oscar që e ulin mesataren në 28.

Anglia kishte skuadrën më të vjetër në Kampionatin Botëror në 2010-n por përfshirja e Shawit, Barkleyt e Sterlingut me Chamberlainin ka zbutur mesatare. Këta të katërt janë nën moshën 21 vjeç.

Me paraqitjen e parë në histori të Botërorit, Bosnia-Herzegovina është në mes me një mesatare prej 27.05.

Granit Xhaka është më i riu në skuadrën e Zvicrës me 21 vjet e mesatarja e përfaqësues së Zvicrës është 26.06.
Disa skuadra kanë vendosur të rinjtë si primat e të tjerat me eksperiencë por se cila taktikë do të ketë më shumë sukses do të shihet pas 13 qershorit kur gjithçka do të nisë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHKODRAN MUSTAFI - SHQIPTARI I SHTATË NË BOTËROR (06.07.2014)
The Daily Star - SHAQIRI AFËR MARRËVESHJES ME LIVERPOOLIN (06.07.2014)
BRAZIL 2014 - JA 10 LIDERËT E SKUADRAVE TË MËDHA (06.07.2014)
Economist - FUTBOLLI, LOJË E MREKULLUESHME, BIZNES I NDYRË (06.06.2014)
BRAZIL 2014 - 10 SHIFRAT MË PIKANTE (06.06.2014)
ZYRTARE - ADNAN JANUZAJ NË KOMBËTAREN E BELGJIKËS (06.05.2014)
SKUADRA AMERIKANE PËRGATITET PËR BOTËRORIN (06.05.2014)
BRAZIL 2014 - KALENDARI I NDESHJEVE, 12 QERSHOR-13 KORRIKKampionati botëror në Brazil do të fillojë me ndeshjen Brazil-Kroaci, të enjten prej orës 22:00. (06.05.2014)
BOTËRORI 2014 - JA SA I KUSHTON NJË SHQIPTARI (06.04.2014)
FUTBOLLI I TRUKUAR I SHQIPËRISË - JA NDESHJET QË DYSHOHEN (06.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]