ANGELA MERKEL NË DHOMËN E ZHVESHJEVE TË KOMBËTARES GJERMANE Pas fitores ndaj Protugalisë kancelarja përshëndetet dhe bën foto me lojtarët
E Martë, 06.17.2014, 02:33pm (GMT+1)
Voal-online - BRAZIL, 17 QERSHOR - Kancelarja tifoze Angela Merkel qarkullon në të gjitha mediat e botës - një selfie i Angela Merkel me sulmuesin e Kombëtares gjermane Lukas Podolsky, shkrepur mbrëmë në dhomën e zhveshjeve pas fitores kundër Portugalisë, është postuar në internet.
E ka postuar zëdhënësi i saj Steffen Seibert. Kancelarja e ndoqi mbrëmë ndeshjen në Salvador de Bahia. "Erdhi sa për ta përshëndetur skuadrën - ka treguar trajneri Joachim Loew - dhe janë shkrepur edhe disa foto. Është gjë fantastike ardhja e saj këtu."ANSA
www.voal-online.ch
|