VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kardinalët ndalen, Pitsburgu fiton kampionatin amerikan të superbollit

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 08:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Kardinalët ndalen, Pitsburgu fiton kampionatin amerikan të superbollit
E Hënë, 02.02.2009, 08:50am (GMT+1)

(Voal-online) - Ëndërra e Cardinals të Arizonës, hirushes së futbollit amerikan, është zbehur kur mungonin vetëm 35 sekonda deri në fund të ndeshjes. Super Bowlin e 35të e fitojnë (27:23) Steelers,  metalurgët e Pittsburgh, skuadra e lavdishme e Pennsylvanias për të cilën ka bërë tifo edhe Obama. Steelers me këtë sukses të gjashtë historik bëhen skuadra me më shumë tituj në Amerikë. Kësaj here askush nuk mund ta tregojë përrallën me fund të lumtur të "underdogs", të dobtëve, të pafavorizuarve, atyre për të cilët vetëm ndonjë i çmendur në fillim të stinorit mund të vinte bas qoftë dhe një qindarkë. Në historinë e tyre qindvjeçare (Cardinals lindën në Çikago më 1898 e janë skuadra me e vjetër profesioniste e futbollit made in Usa) nuk kishin arritur kurrë Super Bowl e duke arritur në play-off ishin skuadra më pak e paguar e të gjithave. Këtë ëndërr zogjtë e kuq të Phoenix mbrëmë e kanë prekur me dorë. Të paraqitur në mënyrë të pabesueshme, duke kaluar përpara (pas një gare krejt në ngjitje) kur mungonin më pak se tri minuta nga lavdia. Një magji e quarterback (çerekmbrojtësit) të tyre, Kurt Warner, një që 37 vjeç donte të hynte në histori, duke u bërë quarterbacku më i vjetër që do të fitonte Super Bowl (pasi e kishte fituar një më 1999 me Rams të St. Louis). Pas një mbrëmjeje ngjitjesh e zbritjesh kishte peshkuar një jolly në figurën e Larry Fitzgerald, idhullin wide receiver (kapësi i gjerë) të Arizonës, edhe ai deri atëherë në një mbrëmje jo të tijën. Larry kishte rendur si sprinter 64 yard deri te touchdown që i kishte çuar në deliri tifozët, deri te ai moment superklas të Pittsburgh. Këtë dream shumë amerikane ua ka ndërprerë Ben Roethlisberger, quajtur Big Ben, quarterbacku madhështor i Steelers, i cili ishte quarterbacku më i ri që fitonte një Super Bowl (2006): duke gjuajtur topin final të kapur në mënyrë akrobatike në fluturim nga "kapësi" Santonio Holmes 35 sekonda para mbarimit. Ka qenë një Super Bowl me dy fytyra, emocionant si pak në të dytën e sidomos në çerekun e fundit, i mërzitshëm në të parin e në të tretin, kur dukej se Steelers e kishin ndeshjen në dorë. Ka qenë si gjithmonë një spektakël jo vetëm sporti, edhe pse me tonte më të ulëta për shkak të krizës. Presidenti Barack Obama e ka ndjekur nga një sallon i Shtëpisë së Bardhë ku kishte ftuar disa anëtarë të Kongresit e pasi ia kishte dhënë televizionit NBC (që e ka të drejtën e transmetimit të Super Bowl) një intervistë të gjatë të drejtpërdrejtë pak para ndeshjes. Koncerti tradicional i mesit të ndeshjes ka pasur si protagonist Bruce Springsteen. Bossi, pasi kishte pranuar ndershmërisht se për të ishte një reklamë e mirë komerciale (sapo ka nxjerrë albumin e ri) ka kënduar katër këngë: Tenth Avenue Freeze-Out, Born to Run, Working on a Dream e Glory Days. Në ceremoninë e hapjes mes mysafirëve të nderit të paraqitur para ndeshjes si heronjtë amerikanë ishte krejt ekuipazhi i avionit US Airways të zbrtiur javëve të shkuara në lumin Hudson, New York. Monedhën e fillimit të ndeshjes e ka hedhur gjenerali David Petraeus, njeriu që ua ka ndërruar rrjedhën ngjarjeve në Irak. Himni amerikan është kënduar nga këngëtarja Oskar Jennifer Hudson, së cilës i janë vrarë tre pjesëtarë të familjes disa javë më parë në Çikago. NBC ka fituar tre milionë dollarë për spotet publicitare. Merret vesh se shikuesit e programit ishin njëqind milionë, sa ishte parashikuar.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nadal triumfon kundër Mbretit Federer në Australian Open (02.01.2009)
Australian Open - Roger Federer shkëlqen - Gjokoviç dorëzohet (02.01.2009)
Milan sfidoi Mançester Siti dhe Kakà sfidoi sheikun miliarder (02.01.2009)
Sheiku Mansur deklaron: "Kakà është tashmë lojtar i Manchester City" (02.01.2009)
Xhixhi Bufon portieri më i mirë në historinë e futbollit (02.01.2009)
Kristian Ronaldo - Fifa World Player - Topi i Artë - s'kualifikoi argjentinasin Lionel Messi (02.01.2009)
Djaloshi 60 vjeçar Xhorxh Forman - I dyti në botë pas Muhamet Aliut (02.01.2009)
Ronaldo i palënduar në aksident (02.01.2009)
Sporti zviceran më 2008 - Kançelara zbriti Federerin në vendin e dytë (02.01.2009)
Kreshnik Qato Kreshniku - Boksieri Qato mbron titullin e kampionit të botës në Uashington (02.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]