VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZVICRA MBËSHTET ME 7 MILIONË FRANGA SEKTORIN E FURNIZIMIT ME UJË

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 03:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
ZVICRA MBËSHTET ME 7 MILIONË FRANGA SEKTORIN E FURNIZIMIT ME UJË
E Mërkurë, 06.01.2011, 04:21pm (GMT+1)

Publikuar: Sot, më 01 qershor 2011

Prishtinë, 1 qershor - Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Konfederatës Zvicerane, e cila ka për qëllim dhënien e asistencës financiare për projektin e furnizimit me ujë në Kosovën Juglindore me vlerë prej 8 milionë 400 mijë franga zvicerane.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ndërsa në emër të Qeverisë zvicerane nga ambasadori i Zvicrës në Prishtinë, Lukas Beglinger.
Ministri Beqaj tha pas nënshkrimit të marrëveshjes se kemi të bëjmë me një projekt për furnizimin me ujë për pjesën juglindore të Kosovës, për Komunën e Ferizajt dhe të Gjilanit, projekt i cili është me vlerë mbi 8 milionë franga zvicerane, nga të cilat mbi 7 milionë prej tyre financohen nga shteti zviceran, ndërsa mbi 1 milion euro bashkëfinancim i Qeverisë përmes MZHE-së.
"Ky projekt ka për qëllim ngritjen e infrastrukturës, por edhe ngritjen e menaxhimit në këto ndërmarrje dhe në kohën kur ky projekt të përfundojë, kompanitë të jenë të gatshme që të jenë të vet qëndrueshme, të mos kenë nevojë për ndihmë nga shteti por as nga donatorët ", tha Beqaj.
Ndërkaq, ambasadori zvicran Lukas Beglinger është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur deri tash me shtetin e Kosovës, e posaçërisht në fushën e përmirësimit të sistemit të ujërave.
Ai ka çmuar punën e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, komunave dhe kompanitë regjionale të ujërave për kontributin e dhënë në këtë projekt, duke vlerësuar se ko është një shenjë e mirë se autoritetet lokale i'u qasen atyre problemeve të cilat janë jetike për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Objektivi i përgjithshëm i kësaj Marrëveshje Projekti është përmirësimi i mëtejshëm i furnizimit me ujë dhe i cilësisë së ujit në komunat Ferizaj dhe Gjilan, si dhe përmirësimi i qëndrueshmërisë së KRU-së Bifurkacioni dhe KRU-së Hidromorava.
Projekti përfshin krijimin e zonës së re në rrjetin ekzistues urban të gypave në Ferizaj, ndërtimin e dhomës së kontrollit të qarkut, zëvendësimi dhe riparimi i gypave,etj, ndërkaq në Gjilan rezervarin e ri me dy ndarje me kapacitet total prej 3000m3 dhe lidhjen e gypave dhe valvuleve në rrjetin ekzistues
Kostoja e përgjithshme e projektit është 8 milionë 400 mijë franga zvicerane, nga të cilat Zvicra do të kontribuojë me 7 milionë franga zvicerane, Ministria e Zhvillimit Ekonomik 74 mijë euro, Komuna e Ferizajt, 220 mijë euro dhe Komuna e Gjilanit 80 mijë euro.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DITA E PARË E VERËS ASTRONOMIKE: BORË SIPËR 1000 METRAVE LARTËSI (06.01.2011)
ZBARDHET VRASJA E DYFISHTË NË FAMILJEN SHQIPTARE NGA MAQEDONIA (05.31.2011)
TË DREJTAT E FËMIJËS NË OKB I MBRON NJË ZVICERAN (05.30.2011)
BAKTERI KILLER, RASTI I DYTË NË ZVICËR (05.28.2011)
FALIMENTIMET JANË SHTUAR NË ZVICËR (05.27.2011)
QARKULLIMI I LIRË I FAVORIZON NDËRMARRJET (05.26.2011)
ROLI I MËRGATËS SHQIPTARE TË ZVICRËS NË POLITIKËN NDËRKOMBËTARENga BRAHIM AVDYLI (05.25.2011)
UELI MAURER KA SHPREHUR DYSHIME PËR ROLIN E SWISSCOY NË KOSOVËNuk mjaftojnë ushtarët, duhet vepruar kundër korrupsionit e për të nxitur zhvillimin ekonomik, ka pohuar. (05.25.2011)
ZBULIM UNIKAL MBI DOM TË VALESË (05.24.2011)
LEUTHARD, BRAKTISJA E ENERGJISË BËRTHAMORE BRENDA VITIT 2040 (05.22.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]