SHOQATA E BANKIERËVE ZVICERANË - 'SEKRETI BANKAR TË JETË MË PAK SEKRET'
E Hënë, 04.22.2013, 09:24am (GMT+1)
Voal-online - Shoqata Zvicerane e Bankinerëve (Schweizerische
Bankiervereinigung) mori qëndrim nga ana e saj lidhur me sekretin bankar.
Në faqet e NZZ am Sonntag, Patrick Odier thotë se e shikon të mundshëm
shkëmbimin automatik të informacioneve, duke u pajtuar që kjo praktikë të
shndërrohet në
një standard në nivel ndërkombëtar.
Në intervistën e gazetës së të dielave presidenti i shoqatës nënvizon se
bankierët mund të përshtaten me kërkesat e bëra nga G20 e nga Bashkimi Evropian
kurdo që shkëmbimi automatik të vendoset në nivelin e Organizatës për
Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik Evropian, organizatë ku Zvicra është anëtare.
Sa iu përket marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, Odier tha se Zvicra duhet të
veprojë aktivisht, duke kërkuar dialog me Brukselin. Dosjet kryesore që duhen
diskutuar janë, sipas tij, kapitalet e depozituara në Zvicër prej shumë kohësh
dhe shtrirja e taksimit mbi kapitalet në formë kursimesh.
www.voal-online.ch
|