PRESIDENTJA E KËSHILLIT KOMBËTAR MAYA GRAF PRITI DALAI LAMËN
E Mërkurë, 04.17.2013, 11:00am (GMT+1)
Voal-online - Dje presidentja e Këshillit Kombëtar të Zvicrës priti për një
bisedë të shkurtër në Pallatin e Parlamentit Dalai Lamën, i cili ka ardhur për
një qëndrim në Zvicër.
Dalai Lama, kreu shpirtëror i budistëve të Tibetit, i viziton rregullisht rreth
4000 tibetianët që jetojnë në Zvicër. Personalit i njohur botërisht, në vitin
1989 ka marrë çmimin Nobel për Paqe.
Takimi me presidenten e Këshillit Kombëtar u zhvillua në shpirtin e traditës
helvetike të hapjes dhe të mikpritjes.