VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DIDIER BURKHALTER: ZVICRA MBËSHTET MARRËVESHJEN KOSOVË-SERBI DHE ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË KËSHILLIN E EUROPËS-Të rinj nga Shqipëria do të vizitojnë Zvcrën me rastin e 50 vjetorit të anëtarësimit të saj në KE

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 06:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
DIDIER BURKHALTER: ZVICRA MBËSHTET MARRËVESHJEN KOSOVË-SERBI DHE ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË KËSHILLIN E EUROPËS
-Të rinj nga Shqipëria do të vizitojnë Zvcrën me rastin e 50 vjetorit të anëtarësimit të saj në KE

E Mërkurë, 04.24.2013, 09:30am (GMT+1)




VOAL STRASBURG, Këshilli i Europës - Shefi i Departamentit të Punëve të Jashtme Didier Burkhalter dje ishte në Strasburg ku mbajti edhe një fjalim përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, në kuadrin e jubileut të 50 Vjetorit të anëtarësimit të Zvicrës në këtë organizatë. Pas fjalimit zoti Burkhalter pati edhe një konferencë shtypi.

Fjalimin e tij të titulluar «E Ardhmja e Europës është t'i shohim të qeshur sytë e fëmijëve » nisi në një farë mënyre me Shqipërinë. Sepse që në krye Z.Burkhalter nënvizoi faktin se për të festuar këtë 50 vjetor, Zvicra ka ftuar 50 të rinj nga 11 vende që janë anëtarësuar më së fundmi në Këshillin e Europës. Shqipëria e cila është anëtarësuar në qershorin e 1995 ishte vendi i parë që përmendi Z.Burkhalter midis Armenisë, Azerbaixhanit, Bosnje-Hercegovinës, Gjeorgjisë, Maqedonisë, Moldavisë, Serbisë, Ukrainës e Rusisë.

« Më 6 maj, 50 të rinj europianë, » vuri theksin e tij Z. Burkhalter, « do të jenë në Zvicër. Ata do të qëndrojnë një javë, ku do të shëtisin në zona të ndryshme dhe do të vijnë edhe në Strasburg për të festuar me ne 50 vjetorin e pranimit të vendit tonë në Këshillin e Evropës."

« Meqë Zvicra kërkon që ta shohë të ardhmen në sytë rinisë europiane, i ka ftuar këta 50 djem e vajza nga Shqipëria, Armenia, Azerbaixhani, Bosnje-Hercegovina, Gjeorgjia, Maqedonia, Moldavia, Serbia, Ukraina dhe Rusia. »

« Këta 50 të rinj do të jetojnë një javë bashkë me ne, çka do të jetë një javë zbulimesh, formimi dhe refleksioni. Ata do të merren me temat mbi demokracinë, të drejtat e njeriut, drejtësinë, shtetin e së drejtës, federalizmin, mbrojtjen e minoriteteve, tema që ne do t'i diskutojmë së bashku.. »

« Pastaj ata do të shkojnë edhe në kanontin Glaris, ku do ta përjetojnë demokracinë, » vuri në pah Shefi i Departamentit të Punëve të Jashtme. Pasi ata do të jenë të pranishëm në një Landsgemeinde, ku demokracia direkte ushtrohet në një sens të kulluar. »

« Sepse këta 50 të rinj dhe shokët e shoqet e tyre që ata do të takojnë në Zvicër do të jenë e ardhmja e Europës. »

Zvicra përkushtim për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës

Në fjalimin e tij Shefi i Departamentit të Punëve të Jashtme, iu kushtua edhe Kosovës, pranimit të shtetit më të ri në Këshillin e Europës, ku z. Burkhalter vuri në pah përkushtimin e Zvcrës që Kosova të jetë sa më shpejt anëtare e KE.

Gjatë konferencës për shtyp Preshava Jonë e pyeti z.Burkhalter në lidhje me Marrëveshjen e sapofirmosur midis Kosovës dhe Serbisë, ku z. Burkhalter nënvizoi se Zvicra e mbështet plotësisht këtë marrëveshje duke e parë si hap pozitiv për ecjen përpara.

Ndërsa VOAL e pyeti rishtaz Shefin e Departamentit të Punëve të Jashtme për datën e pranimit të Kosovës në KE, dhe Z. Burkhalter nënvizoi edhe një herë përkushtimin e Zvicrës, por nuk dha afate.

Ndërkohë, fakti që Zvicra do të kryesojë presidencën e OSBE-së gjatë 2014 na bën të besojmë se Kosova do të jetë anëtare e KE më 2014./



www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHOQATA E BANKIERËVE ZVICERANË - 'SEKRETI BANKAR TË JETË MË PAK SEKRET' (04.22.2013)
NË ZVICËR PËRPUNOHET 40% E ARIT TË BOTËS (04.21.2013)
PRANVERË APO DIMËR? BORA SJELL PROBLEME NË AUTOSTRADAT E ZVICRËS ITALIANE (04.20.2013)
MË SHUMË ROJA NË KUFIJTË HELVETIKË (04.18.2013)
PRESIDENTJA E KËSHILLIT KOMBËTAR MAYA GRAF PRITI DALAI LAMËN (04.17.2013)
FMN - ZVICRA JEP 9,1 MILIARDË FRANGA (04.17.2013)
DËBIMET - STRASBURGU DËNON BERNËN (04.16.2013)
RRITJE E MADHE E MBETJEVE ELEKTRONIKE (04.15.2013)
MÖRGELI GABON MBI NUMRIN E REFUGJATËVE TË DËNUAR (04.15.2013)
ÇMIMET E BARNAVE DO TË ULEN  - MARRËVESHJE MES MINISTRISË SË BRENDSHME DHE INDUSTRISË FARMACEUTIKE (04.13.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]