VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FORUMI EKONOMIK BOTËROR I DAVOSIT - TË PËRKUSHTOHEMI PËR TA PËRMIRËSUAR BOTËN

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 12:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
FORUMI EKONOMIK BOTËROR I DAVOSIT - TË PËRKUSHTOHEMI PËR TA PËRMIRËSUAR BOTËN

E Mërkurë, 01.22.2014, 11:42am (GMT+1)



Voal-online - Të përkushtohemi për ta përmirësuar botën. Kjo është në thelb motoja e Forumit Ekonomik Botëror, i cili ka zgjedhur për titull të takimit të tij vjetor fjalinë e bujshme: "Riorganizimi i botës, pasojat për shoqërinë, politikën dhe ekonominë".

Nuk mund të qortohet për tepërim të modestisë, por ky synim a çon në rezultate konkrete? Natyrisht, Davos nuk e qeveris botën, kjo dihet, por gjithsesi është e vërtetë se njerëzit me ndikim të ekonomisë, shkencës dhe organizatave botërore janë në prani të madhe këtu. Është ky një rast për t'u ballafauar dhe për të matur temperaturat mbi tema të ndryshme të para nga një platé globale. Ky, në të vërtetë, duket se është funksioni i Davosit. Më shumë se për të realizuar ide të caktuara e politika të caktuara, WEF shërben për disa si termometër e për disa të tjerë si megafon.

Në program ka tema tejet interesante, si diskutimi mbi ndikimin e videolojërave në tru, por vëmendja do të përqëndrohet në dilemat e mëdha ekonomike dhe politike të botës që pjesërisht vuan ende nga kriza financiare, ndërsa në pjesën më të rëndësishme të planetit rritja është nalur. Një botë e cila, pavarësisht ndarjeve, mbetet e ndërvarur, çka e bën të dobishme një platformë globale siç është Davos. Një platformë ku, prapa kuintave, flitet për afarizmin, i cili në mënyra të ndryshme e financon WEF, për shembull industria e financave e automobilëve apo ajo e telekomunikacioneve.

E gjersa shumëkombëshet e mëdha do të vazhdojnë të kenë vëmenjen tek Forumi Ekonomi, politikat do të bëjnë garë për të ardhur në Davos e për t'ua dhënë mesazhet e tyre politike ndërmarrjeve të mëdhe, por edhe për ta falënderuar botën globale të "business". (rsi)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZVICERANI WAWRINKA ELEMINOI GJOKOVIÇIN (01.21.2014)
BASHKIMI EVROPIAN PARALAJMËRON ZVICRËN - NUK DO TË KETË BISEDIME TË REJA PËR QARKULLIMIN E LIRË (01.19.2014)
DARK SKY - KUNDËR NDRIÇIMIT TË TEPËRT NATËN (01.18.2014)
ROMANDIA MOBILIZOHET PËR TË SHPËTUAR TË PËRDITSHMEN 'LE TEMPS' (01.17.2014)
UELI MAURER - ZVICRA T'I SHOHË MË SHUMË INTERESAT E VETA (01.16.2014)
AEROPORTI I ZYRIHUT SHËNOI MË 2013 NJË REKORD TË RI TË UDHËTARËVE (01.15.2014)
TAMEDIA DENONCOHET NGA IMPRESSUM - NDËRMARRJA MË E MADHE MEDIATIKE ZVICERANE NUK I RESPEKTON ORARET E PUNËS (01.13.2014)
SWISSAWARD - WAWRINKA SHPALLET 'ZVICERANI I VITIT' (01.12.2014)
PRESIDENTI I ZVICRËS DIDIER BURKHALTER - ZVICRA ËSHTË NJË MREKULLIDelegatët e FDP në asamble në Graubynden, ministri i Jashtëm mbron emigracionin (01.11.2014)
NISMA E SVP KUNDËR EMIGRACIONIT NË MASË GJEN PËRKRAHJE TË VOGËL (01.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]