E Hënë, 05.06.2024, 07:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
MICHELINE CALMY-REY, 'ZVICRA QË UNË DUA' - TANI KA RRJEDHUR SHUMË UJË NGA KOHA KUR MADAME CALMY REY AKUZOHEJ "SE PO LUANTE LOJËN E SHBA NË BALLKAN"

E Martë, 02.18.2014, 03:43pm (GMT+1)


Kur e pranoi ftesën për të marrë pjesë në meshën e shqiptarëve katolikë në fshatin Wil të Zvicrës Lindore, e cila do të zhvillohej më 17 shkurt 2008, ajo nuk e dinte se atë ditë do të zyrtarizohej pavarësia e Kosovës.

Megjithatë, të gjithë thoshin se ardhja e saj në mesin e shqiptarëve pikërisht më 17 shkurt "nuk ishte rastësi". Ajo e ka ditur dhe prandaj e ka planifikuar ardhjen pikërisht për këtë ditë", thuhej.

Është vetë ministrja e atëhershme zvicerane e punëve të jashtme, Micheline Calmy Rey. Njeriu që e kishte ftuar ministren të vinte në meshën e shqiptarëve, udhëheqësi i Misionit Katolik Shqiptar të Zvicrës lindore, Don Marjani thoshte se ardhja e saj më 17 shkurt ishte rastësi. Ai e kishte bërë fillimisht ftesën disa muaj më parë, pastaj ardhja ishte shtyrë për shkaqe të ndryshme, dhe në fund kishte ndodhur koincidenca që dihet: Micheline Calmy Rey ishte bërë pjesë e një akti që u shndërrua në histori të shqiptarëve dhe të Kosovës.

Emocionet që ajo ka marrë më 17 shkurt 2008 në mesin e besimtarëve shqiptarë katolikë dhe të tjerëve në kishën e Wil-it, i ka përjetësuar edhe në një kapitull të librit të posabotuar "Le Suisse que je souhaite" (Zvicra që unë dua).

"Më 17 shkurt 2008 e marr trenin për në Wil, një qytet i vogël në Zvicrën Lindore. Misioni Katolik Shqiptar më kishte ftuar të marr pjesë në një meshë. Data është caktuar prej disa javësh. Dhe kjo është po ashtu dita që Kosova ka zgjedhur për të bërë shpalljen e pavarësisë së saj. Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamentit në Prishtinë, kryeministri Hashim Thaçi paraqet një rezolutë me të cilën e shpall pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Ajo miratohet me duartrokitje," e fillon Calmy Rey rrëfimin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës "së saj".

Kur unë zbres nga treni, më pret prifti i përlotur. Ai, këtë koincidencë të shpalljes së pavarësisë me praninë time aty, e sheh si një lloj shenje nga qielli. "Këtu ka ndodhur një mrekulli, zonjë, një mrekulli."

Kolegët e mi nga qeveria, në të kundërt, nuk mund t`i bindja dot se "regjinë" e gjithë kësaj e ka bërë rastësia dhe se nuk ishte fjalë aspak për një gjest të menduar propagandistik! Mundohesha t`ua fusja atyre në kokë këtë punë: unë mbase edhe e kam njëfarë ndikimi të caktuar por jo aq të madh sa ta diktoj datën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës", shkruan Calmy Rey në librin e saj.

"Kisha është e stërmbushur dhe nuk mund t`i zërë ata qindra shqiptarë katolikë që kanë shkuar për të festuar.

Atmosfera është festive, e gëzuar. Po, lufta te ata, te familjet e tyre dhe te fëmijët, ka lënë gjurmë. Ata kanë përjetuar varfërinë, plagët, humbjen e pasurisë, dëbimin dhe ndonjëherë edhe vdekjen. Konfliktet që kishin lënduar vendin e tyre, përmes afërsisë gjeografike dhe njerëzore kishin prekur edhe Zvicrën.

Në kishë, pavarësia e Kosovës festohet si një lloj njohjeje e ekzistencës së tyre dhe e dinjitetit të tyre. Vajzat e vogla kanë veshur kostumet e tyre festive dhe njerëzit puthen mes tyre. As mua nuk më lë kjo ditë pa më prekur dhe unë e përjetoj atë në njëfarë mënyre si një lloj akti kurorëzimi," përfundon ish ministra e jashtme e Zvicrës pjesën e përshkuar nga emocionet, të cilave nuk iu ka shpëtuar dot as ajo si diplomate me përvojë.

Në vazhdim ajo shkruan për sfondin historik e realpolitik që kishte kushtëzuar qëndrimin e Zvicrës aq pranë Kosovës gjatë gjithë këtyre viteve.

"Në vitin 2004 në Kosovë shpërthejnë konflikte të ashpra në mes të kosovarëve dhe pakicës serbe. Statusi i Kosovës preokupon bashkësinë ndërkombëtare dhe diferencat në mes të Serbisë dhe Kosovës kërcënojnë stabilitetin e Ballkanit. Zvicra e sheh veten të përballur me probleme të natyrës praktike, sidomos në sektorin e dhënies së vizave. Në Zvicër jetojnë afërsisht 200 mijë kosovarë që do të thotë 10 për qind e popullsisë së Kosovës. Është fjala për njërin ndër komunitetet më të mëdha të huaja në Zvicër, disa madje flasin edhe për Kosovën si "kantoni i 27-të i Zvicrës".

E ballafaquar me problemet e emigracionit dhe duke pasur qasje të vazhdueshme me këtë regjion, Berna zyrtare organizon për çdo vit në Lucern takime me përfaqësuesit më të rëndësishëm (të rajonit) për të qetësuar situatën", shkruan zonja që i dha profilin e saj të fortë diplomacisë së Zvicrës.

"Në maj të vitit 2005 Zvicra vendos të kryejë një hap të rëndësishëm: ajo shprehet para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një zgjidhje të shpejtë të statusit të Kosovës. Zvicra për këtë udhëhiqej nga shqetësimet humanitare dhe politike. Mbretëronte mendimi se një shtet i pavarur është më mirë në gjendje të sigurojë mbrojtjen e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe ato të shtetit të së drejtës, se sa një zonë gri, banorët e të cilës nuk ndjehen përgjegjës për asgjë," arsyeton ajo.

"Roli në Kosovë është prej kohësh një shtyllë me rëndësi në politikën e jashtme të Zvicrës. Zvicra jo vetëm që strehon një komunitet të madh kosovar por ajo ka krijuar tashmë kontakte nga më të ndryshmet me Kosovën.

Në vitin 2008 Zvicra numërohet si njëri ndër shtetet më të rëndësishme donatore për Kosovën. DEZA dhe SECO përkushtohen për ringjalljen e një ekonomie të rrënuar dhe për mbështetjen e popullsisë së vuajtur e në nevojë...", thuhet në vazhdim të kapitullit që bën fjalë për Kosovën.

Në këtë libër, zonja e cila në krye te diplomacisë zvicerane qëndroi plot 9 vite, shkruan edhe për vizitat e saj në Kosovë. Një herë në të gjallë të presidentit të atëhershëm Rugova, me ç`rast ai e pret në zyrën e tij duke i dhuruar gurët e çmuar, pastaj në varrimin e tij, pak muaj më vonë. Dhe sigurisht, në vitin 2008, për të bërë hapjen e Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë.

Por ajo, po ashtu, në këtë kapitull, që e citon edhe gazeta 20 Minuten e zonës frankofone, Madame
Micheline Calmy Rey nuk pranon që Zvicra "të ketë imponuar" njohjen e pavarësisë. Megjithatë ajo shkruan se "ishte marrë parasysh se kjo njohje do të shkonte në dëm të marrëdhënieve me Serbinë, akuzuar si dhunues të neutralitetit duke i dhënë fund mediacioneve diplomatike", ajo po ashtu nxjerr në pah sfidat që ka kaluar me akuzat se "po luan lojën e SHBA-së" në Ballkan etj. Me këtë episod ajo thotë se i ka dhënë vulën politikës së suksesshme të jashtme të Zvicrës duke arritur të ruajë parimin e neutralitetit. Edhe me Serbinë tani marrëdhëniet janë larg asaj që ngjau përpara 6 vitesh. Micheline Calmy Rey vë në dukje se Zvicra dhe Serbia do të këmbejnë vendet e presidencës të OSBE-së, ku Zvicra drejton presidencën e OSBE në vitin 2014, ndërsa këtë drejtim më 2015 e merr Serbia.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E KALUARA SI MIMOZA LASTICA-PROJEKTET E ARDHSHME TË ZHAKLINA DHIMOJANITKujtimet për Shqipërinë,Himarën,jetën në Zvicër-Më 23 Shkurt më Katedralen e Bernës një koncert elitar me Klaidi Sahatçi,Dhurata Lazo,Gjergj Bejko e Zija Bejlerin (02.17.2014)
AVIONI ETIOPIAN ULET NË GJENEVË - ARRESTOHET PIRATI I AJRITShëndosh e mirë të gjithë udhëtarët, të cilët sot vinin nga Adis Abeba për në Romë (02.17.2014)
“Sonntagsblick” - ZVICERANËT DUAN TË RUHEN MARRËVESHJET EKZISTUESE ME BASHKIMIN EVROPIAN74% e të intervistuarve është kundër prishjes së këtyre marrëveshjeve, 54% nuk duan që Blocher të jetë në diskutimet me Brukselin (02.16.2014)
RADIO SUISSE ROMANDE 'HAJDUTËT KOSOVARË' - REAGON AMBASADA E KOSOVËS (02.15.2014)
SOÇI 2014, MEDALJET E ARTA - ZVICRA E DYTA NË KLASIFIKIM, PAS GJERMANISË (02.15.2014)
DIDIER BURKHALTER - ZVICRA ËSHTË NJË VEND I FORTË (02.14.2014)
DARIO COLOGNA PËRSËRITËS - MERR NJË TJETËR MEDALJE TË ARTË (02.14.2014)
FUTBOLL - ZVICRA E GJASHTA NË BOTË (02.13.2014)
DIDIER BURKHALTER PËR VOTËN E SË DIELËS - 'NUK ËSHTË FUNDI I BOTËS' (02.12.2014)
CATHERINE ASHTON FLET PËR MARRËDHËNIET ZVICËR-BE"Zvicra ka marrë një drejtim të veçantë," ka thënë Ashton (02.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]