FUTBOLL - ZVICRA E GJASHTA NË BOTË
E Enjte, 02.13.2014, 03:40pm (GMT+1)
Kombëtarja zvicerane e futbollit, katër muaj para Botërorit në Brazil, është ngritur për dy vende më lartë në ranglistën botërore të përfaqësueseve nacionale. Kështu, Zvicra, sipas rezultateve të saj, tash ndodhet në vendin e gjashtë në botë dhe në të katërtin në Evropë, sipas FIFA-s. Me radhitjen e re, kombëtarja helvetike ka lënë mbrapa Italinë dhe Uruguajin.
Në këtë radhitje të re, kombëtarja e Zvicrës ka përfituar nga vlerësimi retrospektiv që u është bërë rezultateve të saj në ndeshjet e luajtura më herët gjatë vitit 2013.
Radhitja e FIFA-s duket kështu: në vendin e parë Spanja (1506 pikë); 2. Gjermania (1314); 3. Argjentina (1255) ; 4. Portugalia (1219); 5. Kolumbia (1211) dhe 6. Zvicra (1159).
Italia është e shtata dhe vjen menjëherë pas Zvicrës ndërsa Brazili është vetëm në vendin e dhjetë të kësaj rangliste.
www.voal-online.ch
|